GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armir SHKURTI – Doktor Adhamudhi dhe Tik Toku
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Armir SHKURTI – Doktor Adhamudhi dhe Tik Toku

By
GazetaTjeter
29/11/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Kasaphanën e të miturve tek “Fan Noli” Edi Rama u ngut t’ia faturojë rrjeteve sociale. Ata na çedukojnë fëmijët që edukon nëna, baba, qeveria, shkolla, shoqëria, policia… çfarë edukon ditën gjithë ky “sistem i së mirës” na e shthurin natën djajtë e Tik Tokut dhe Snapçatit!

Zgjidhja?

“Të dhemb njëri sy? Kërreje të të shpëtojë tjatri! Të dhemb një dorë? Preje të të shpëtojë tjatra”! – zbulonte doktor Adhamudhi i Çajupit.

Edhe Adhamudhi ynë në këtë përfundim të madh ka dalë: “Kërre Tik Tokun që na shthur fëmijën”!

Lexo më shumë

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

Tingëllon ëmbël për disa. Por asnjë s’e pyet doktor Edin: “Çfarë i ofron ti më të mirë se Tik Toku o kryeministër”?

■ Kur erdhe ministër kulture në qeverinë e Nanos, u ngute të mbyllësh kinematë, Adhamudh! I mori një miku yt që erdhi me ty nga Franca që bën pallate. Kryeqyteti ka një kinema sot. Qytetet s’kanë më asnjë.

■ Në sheshin Skënderbej kishim teatrin e kukullave. Me repertor mediokër dhe performancë për faqe të zezë, por ISHTE ATY. Sot nuk është më. E keni degdisur në të sëmës. Që të mos e vendos pikë më vete, të njejtin fat pati edhe cirku, i cili gjallon në një sallë mbledhjesh në një qendër tregëtare private.

■ RTSH, televizioni publik, e ka një kanal vetëm për fëmijët: “RTSH Femije”. Por për turp të Zotit, qarkullon prej vitesh 3-4 filma vizatimorë prehistorik: Ben Ten, Kamioni Leo, Roza dhe Rudi, filmavtë kohës kur ishin fëmijë prindërit e fëmijëve të sotëm. Të varfër në sasi, të mjerë në cilësi.

■ Teatrin kombëtar e shembi dhunshëm duke e shpërngulur në mjediset e një ish laboratori të hidraulikës. Vënia në skenë e shfaqjeve diktohet nga projektet, buxhetet, sponsorizimet dhe jo kriteret artistike.

■ Teatri i varietesë (estrada) nuk ekziston më.

■ Albafilm (këtu s’po harxhoj kohë!)

■  Fushat, sheshet dhe terrenet ku mblidheshim, luanim dhe kalonim kohën kur ishim fëmijë sot janë pallate ndërsa fëmijët duhet ti marrësh me makinë e ti çosh në periferi, në qendra tregëtare, për të luajtur në lisharës. Ndërsa fotboll – nëpër fushat private të kalçetove.

Tani më thoni, o njerëz të mirë:

■ Ku duhet ta kalojë kohën fëmija ynë?

■ Çfarë alternative ka, përveç celularit dhe rrjeteve sociale, për tu argëtuar , informuar dhe kaluar kohën fëmija ynë?

DHE PYETJA NJË MILIARDËSHE PËR DOKTOR ADHAMUDHIN:

■ Çfarë programi ka qeveria jote për kulturën?

“Rilindja” është një emër i nderuar, që mbart shumë ngarkesë emocionale për shkak të rëndësisë në përgatitjen e pavarësisë së vendit. Dhe “Rilindja” e atëherëshme u bë me dije,  kulturë, shpirt dhe gjak. Ju e përdhosët atë emër duke e vjedhur atë kostum për t’ju shitur qorrave si Naimi, Lazgushi a Çajupi. Por programi i kësaj “rilindje” përmblidhet në tendera, sende, objekte, projekte por jo në platforma ringjallje të kulturës sonë, integrim me atë bashkëkohore dhe përhapje masive, në rradhë të parë mes të rinjve e fëmijëve. Kur kryeministri apo hip- hop kryetari i bashkisë së Tiranës dalin përqafe nëpër fushata me yje Tik-toku dhe reperë që i këndojnë krimit dhe drogës nuk kanë sy e faqe të qahen sot se “na zbën Tik Toku atë punë që bën familja, shkolla e qeveria bashkë për edukimin e kalamajve”

Edhe një pyetje të fundit për Adhamudhin:

E zemë se e hoqëm fare Tik Tokun, Snapçatin dhe gjithë platformat çedukuese. Çfarë do t’u ofrosh fëmijëve në këmbim?

Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Nga Lutfi DERVISHI – Uau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Armand MAHO – Berisha, saga e një beteje për dinjitet dhe zgjedhjet e 2025-ës!
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Brate Vuçiç i Druzhe Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?