GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

By
Armand SHKULLAKU
02/07/2025
5 Min Read
Share
SHARE

15:12, 02/07/2025

Në vendin ku sot po digjen tonelata me plehra, Edi Rama uli deputetët duke u mburrur për kryeveprën e Rilindjes

Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit Europian, vetëm me Edin, shqiptarët janë të vetmit qytetarë në krejt Europën që bashkë me ajrin thithin edhe tymin kancerogjen të gjithëfarëlloj plehrash që digjen në fusha të hapura në të gjithë vendin. Ata që premtuan se do ta pastronin Shqipërinë nga mbetjet që digjeshin rrugëve përgjatë 20 e kusur viteve (premtim i Edi Ramës më zë dhe figurë) sot e kanë mbuluar vendin me tymin dhe erën e tmerrshme, nga Vlora deri në Elbasan, por ama pasi kanë zhvatur gati gjysëm miliardë euro me projektin e vjedhjes së shekullit, atë të inceneratorëve.

Në vendin ku sot po digjen si në mesjetë tonelata me plehra, Edi Rama pati ulur deputetët e Rilindjes duke u mburrur për veprat e rralla që do inceneronin mbetjet, do prodhonin energji dhe do e bënin Shqipërinë model të pastërtisë, pa qenë nevoja të ndiqnin strategjinë e BE për ricklimin e tyre. Madje atëbotë, me vetëdije të plotë, kryeministri mashtronte përballë komisionit hetimor parlamentar, duke deklaruar se inceneratori i Tiranës kishte garancinë e kompanisë me nam ndërkombëtar, Paul Wurth.  Në fakt, sot të gjithë e dinë se nami i vetëm i kësaj afere mbeti rekordi ndërkombëtar i grabitjes së qindra milionë eurove pa u inceneruar asnjë kilogramë mbetje.

Nuk ka simbol më të pamëshirshëm se sa tymi që mbuloi Elbasanin dhe rrethinat, për të nxjerrë cullak grykësinë e një pushteti dhe paturpsinë e një sistemi që vjedhjen kërkoi ta shesë si zhvillim. Nën retë kancerogjenë që mbulojnë Shqipërinë e vitit 2025, madje Shqipërinë e samiteve famëmadhe, si mund të duket tani vrapimi i çmendur i Edi Ramës për të firmosur sa më parë projektin e inceneratorëve? Shpallja e gjendjes së emergjencës 10 vjet të shkuara pikërisht në Elbasan me arsyetimin se djegia e plehrave në landfill po helmonte qytetin? Po vendimet rrufe të Këshillit të Ministrave, gara pa tender, bonusi pa u regjistruar ende kompania dhe monopoli i një biznesi miliardash dhuruar dyklodërve anonimë, prestanome të kupolës së Rilindjes? Të gjitha këto, nën dirigjimin e një njeriu që të cakton arkitekt të huaj edhe nëse ndërton shtëpinë tënde, por që pati besim të dyklodër për t’u dhënë qorrazi 430 milionë euro.

Djegia barbare e plehrave sot, nuk është vetëm dëshmia e një grabitje monumentale por edhe monumenti i atyre që patën guximin ta propagandojnë atë si një progres. Pësëri nën retë e tymit që mbulojnë Elbasanin dhe Vlorën, si mund të tingëllojnë tani zërat entuziastë që flsinin për përparësitë e teknologjisë së incenerimit që po vihej në jetë falë vizionit të Edi Ramës? Po ata që shpjegonin se sa energji do të përfitonte Shqipëria kur dyklodërit të digjnin mbetjet në Elbasan, Fier e Tiranë? Po ata që akuzonin opozitën dhe mediat kritike se po nxinin progresin e Shqipërisë europiane?

Sot, të gjithë thithim të njëjtin ajër. Edhe fëmijët fusin në mushkëritë e tyre grimcat e tmerrshme që prodhon djegia e plehrave në natyrë. Madje edhe fëmijët e heronjve të fëmijëve tanë, që kurrë nuk guxuan të gërvishtin sipërfaqen e një afere të frikshme që, pasi iu vodhi shqiptarëve qindra milionë euro, tani rrezikon t’iu vjedhë edhe jetët.

Ndërkohë, në absurdin e një vendi “europian” që djeg plehrat në terren të hapur, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë rrëfimet e netëve të propagandës verore. Ato tregojnë se aftësia e liderit tonë është aq magjike sa BE do të na pranojë në gjirin e saj pa ia zënë tymi sytë. Tregojnë edhe se si po mahnisim botën me agriturizmet e prodhimet bio, pavarësisht ajrit ku rriten e ujit nga vaditen. Pastaj do këndohen maldivet e Europës e lumenjtë e kulluar… Një parajsë e vërtetë, ku të sëmurët shtohen dhe të shëndoshët largohen.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Next Article Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?