GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë

By
Armand SHKULLAKU
23/10/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Eksperimenti euro- atlantik, se në një vend ku të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri i vetëm, mund të ndërtohen institucione të pavarura, ashtu siç pritej, dështoi me sukses. Ndonëse historia politike nuk njeh ndonjë rast ku regjimet autokratike të bashkëjetojnë me segmente të lira dhe demokratike, shqiptarëve iu rrëfye përralla se diçka e tillë mund të bëhej realitet nëse mbështetej nga partnerët strategjikë. Pastaj përralla u shndërrua në një iluzion, ku “heronjtë e rinj të fëmijëve tanë” do të ndesheshin dhëmbë për dhëmbë me krimin dhe korrupsionin dhe, më në fund, shqiptarët do të jetonin të lumtur përgjithmonë. Paradoksi regjim autoritar- institucione të pavarura, u pranua si normalitet dhe SPAK u vizatua si qerosi që ia del i vetëm të presë kokat e kuçedrës. Sot, ky iluzion i rremë ka rënë, por zhgënjimi nga një iluzion mund të jetë më traumatik se sa një realitet i kalbur. Ai mund të vrasë përfundimisht shpresën për ndryshim dhe nervin për të reaguar.

Dështimi i paralajmëruar i eksperimentit shqiptar ndodhi përditë nga pak në sytë e të gjithëve, përfshi edhe të atyre që e sponsorizuan politikisht dhe financiarisht me taksat e qytetarëve të tyre, deri sa mbërriti në pikën pa kthim ku gjendet sot. Thjesht nuk deshën ta shohin dhe refuzuan ta pranojnë. Aksioma se s’mund të ketë drejtësi të pavarur në një shtet të kapur, u vërtetua që në krye të herës. Kur nisën emërimet në organet e vetingut dhe në këshillat e prokurorisë e gjykatave. Kur u grabitën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe u çuan të betohen buzë lanës. Kur u dogjën ata që nuk ishin të partisë dhe kaluan ata që ishin të “krushqisë”. Dhe mbi të gjitha, kur reforma e famshme në drejtësi, që do ndëshkonte të paprekshmit, përkoi në kohë me projektimin dhe zbatimin e dy prej aferave më spektakolare të korrupsionit, që vazhdojnë ende, inceneratorët dhe e famshmja 5D.

Përballë evidencave të qarta se edhe pushteti i drejtësisë së re po rreshtohej me shokët në sqetullën e Edi Ramës, iluzioni i madh ia lë vendin një më të vogli, në mos shpresëdhënës të paktën ngushëllues se investimi i reformës nuk kishte vajtur për dhjam qeni. Ky iluzion i vogël ishte sa qesharak aq edhe therrës: Edi Rama vërtetë ka ndikim mbi drejtësinë e re, por aty brenda ka individë që nuk i kontrollon dot. Pra institucionet e pavarura u katandisën në ca individë të pavarur.

Sigurisht edhe ky mini iluzion e kishte jetën të shkurtër. Në kohë rekord, kryeministri vuri në rresht SPAK-un, gjykatat speciale, gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, në funksion të pushtetit të tij. Paralajmëroi Fredi Belerin nga studio e emisionit Opinion dhe policia, prokuroria, të gjitha shkallët e gjykatave e çuan deri në fund urdhërin e arrestimit dhe grabitjes së mandatit të Himarës. Kërcënoi Ervin Salianjin live në Kuvend dhe gjykata e Apelit nuk ia bëri fjalën dysh. Kërkoi të linçohej “tradhëtari” Arben Ahmetaj dhe prokurorët i nxorrën dhe vibratorët nga dhoma e gjumit. Urdhëroi nga Kongresi të arrestoheshin Berisha dhe Meta dhe SPAK me krenari mund të deklarojë se ia çoi fjalën në vend.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Sot nuk ka më asnjë iluzion se drejtësia e re është në fakt arma e re në duart e Edi Ramës për të asgjesuar përpara zgjedhjeve opozitën dhe çdo kundërshtar politik. Nëse në zgjedhjet e kaluara përdori ndryshimin e kodit zgjedhor me vota të trafikuara dhe ndërkombëtarët heshtën me turp, për zgjedhjet e ardhshme po përdor drejtësinë e re që vetë ndërkombëtarët ia bënë dhuratë. Deri tani, “heronjtë e fëmijëve tanë” i kanë hequr qafe dy krerët e opozitës, njërin të izoluar në shtëpi dhe tjetrin të tërhequr zvarrë në qeli.

Pandëshkueshmëria e para 15 vjetëve po rezulton më e rëndësishme se ajo që grabit aktualisht miliarda nga taksat e shqiptarëve. Sepse standarti I SPAK nuk është interesi publik por shërbimi politik. Ata që mund t’i prishin punë Edi Ramës për zgjedhjet e ardhshme nuk preken, paçka se janë kapur me preshë në duar e në gojë. Dosja e Çyrbes ndalohet të publikohet, ndërsa ajo e Ilir Metës shpërndahet me entuziasëm. Firmat e “shefit” nuk mund të hetohen, por ato të para 15 viteve s’mund të amnistohen. Korrupsioni i kundërshtarëve të Ramës është banal, ndërsa i atyre që vjedhin ditën për diell është intelektual. Dhe ky përdorim i drejtësisë së re, njësoj siç përdoren taulanët, helenat, spirot dhe palët, nuk është thjesht fundi i iluzionit euro- atltantik se në regjimet e korruptuara mund të krijosh institucione të pavaruara. Ai është degradimi përfundimtar i një shoqërie, që duartroket liderin suprem si kur cakton me votat e tij presidentit e vendit ashtu edhe kur urdhëron drejtësinë e re ta burgosë atë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
TAGGED:Armand ShkullakuBurgosja e metesdrejtesia e reheronjte e femijeve taneramaspak
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Më pak njerëz të shkolluar në vend, Shqipërisë po i emigron “truri”
Next Article Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?