GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak

By
Armand SHKULLAKU
20/02/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Tingëllon e pabesueshme, por Edi Rama, që ditët e fundit nuk ka qenë hiç mirë, e bëri edhe këtë. Gjatë monologut të tij të mëngjeseve, me të njëjtin t- shirt të zi, kryeministri i vendit i kërkoi SPAK-ut në mënyrë urdhëruese dhe shantazhuese që të mos hetojë krimin elektoral gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet”. Në fakt, kjo deklaratë ishte lajthitja e vërtetë e kryeministrit, i cili me zë dhe figurë urdhëron një pushtet të pavarur të mos kontrollojë patronazhistët, ministrat, deputetët, drejtorët, sekserët, biznesmenët dhe fort të dashurit kriminelë, të cilët i mobilizon sa herë ka zgjedhje për të deformuar votën e shqiptarëve. Madje, nën ankthin se kjo edhe mund të ndodhë, Rama mbërriti edhe në një definicion të rrallë se hetimi i krimit zgjedhor na qenka siç tha ai “ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”. Përkufizim më interesant se ky për të lejuar partinë në pushtet të përsërisë masakrat elektorale, nuk mund të ketë.

Me fjalë të tjera kryeministri po i kërkon SPAK, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Të mbyllë sytë përpara bandave, që përgjimet e dëshmuan qartë se si bënin vota për organizatën e Rilindjes dhe më pas shpërbleheshin me tendera. Të mos hetojë ata punonjës shtetërorë që dalin për të blerë vota, tashmë me çanta edhe në vendet fqinje. Të mos survejojë zyrtarët e policisë ndërsa vihen në rresht për t’i shërbyer qeverisë. Të mos përgjojë drejtorët e pesëdërave rilindase ndërsa paratë e buxhetit i shndërrojnë në vota të trafikuara. Domethënë ta lënë të qetë Edi Ramën që edhe këto zgjedhje t’i zgjidhë siç di ai.

Nëse ka patur një akuzë të fortë dhe të qëndrueshme mbi atë se drejtësinë e re e kontrollon Edi Rama, ka qenë pikërisht tolerimi i qëllimshëm i krimit elektoral që mban në këmbë regjimin e Rilindjes. Bashkë me korrupsionin e tenderave e konçensioneve, që deri më tani nuk është prekur ende nga SPAK, ato kanë qenë dy shtyllat e devizës: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Mirëpo, deri më sot, nuk ishte parë e dëgjuar që këtë shërbim të paçmueshëm, kryeministri t’ua kërkonte botërisht, hapur dhe me urdhër djelmoshave të SPAK.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Nënteksti i urdhërit të Ramës për të mos ndërhyrë në “të drejtat politike” të Rilindjes ishte tepër i qartë. SPAK ka leje për të survejuar dhe burgosur fjala vjen Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, për të përgjuar përfaqësuesit dhe aktivistët e opozitës si në zgjdhjet e 2021-it, për të mos intimiduar bandat e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit etj, kur janë duke bërë vota për Rilindjen siç na tregoi encrochat, për të ndjekur e mbyllur në qeli drejtues të opozitës që të mos kenë mundësi të dalin në fushatë… Pooor SPAK nuk mund të ketë leje asesi të survejojë apo hetojë partinë në pushtet. Kjo Edi Ramës i duket lajthitje dhe për herë të parë goja i foli atë që kishte në shpirt.

E përveç urdhërit të hapur, pa doreza, për të mos guxuar të hetohet organizata e tij gjatë “veprimtarisë” elektorale, në shfryrjen e kryeministrit përpara kompjuterit ndihej edhe një si “lutje” për SPAK: më lini të marr aq mandate sa dua që më pas t’ua rregulloj, me votën e mazhorancës dhe platformën e Fatmir Xhafës, standartet e drejtësisë që duam.

Nëse mesazhi i Edi Ramës sot për SPAK ishte i qartë, motivi se përse u detyrua ta bëjë diçka të tillë hapur dhe gati dhunshëm nuk është aq i lehtë për t’u kuptuar. Disa e lidhin me një gjendje të rënduar psikologjike pas zgjedhjeve në SHBA dhe perspektivës së zezë për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë. Disa të tjerë mendojnë se frika nga një Veliaj i penduar, ia ka shtuar pasigurinë. Ca e shohin si tentativë për t’i dhënë zemër ndonjë zyrtari të frikësuar apo banditi të zhgënjyer që të jenë të qetë se nuk do të survejohen.  Dhe nëse kësaj i shtohet dhe paranoja se pas “ngrirjes” së ambasadës së SHBA në Tiranë, dikush tjetër veç atij mund të fusë duart në SPAK, ankthi i pasigurisë bëhet më i fortë. Një pasiguri që për Edi Ramën shndërrohet në tmerr vetëm nga një pyetje që mund t’i kalojë qoftë edhe kalimthi në kokë: po sikur t’i humbas zgjedhjet, çfarë do të bëhet me mua? Dhe mjafton përgjigja e imagjinuar, që frika të dominojë arsyen dhe, me sytë që xhirojnë 360 gradë, të urdhërosh botërisht drejtësinë: mos guxoni të më hetoni në fushatë! Ndoshta ky është kryeministri i parë në botë që kërkon hapur të shpallet i paprekshëm, veçanërisht përpara zgjedhjeve.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kush janë 289 kandidatët që do të marrin pjesë në primaret e PD – LISTA E PLOTË
Next Article Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?