GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – Charteri, çarku ku ka ngecur Rama
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

By
Armand SHKULLAKU
02/11/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Ndonjëherë mund të bësh njëmijë e një zullume të tmerrshme e t’ia hedhësh paq dhe mjafton më banali prej tyre për të të nxjerrë zbuluar. Kjo po i ndodh Edi Ramës me 137 fluturimet e tij të famshme me charter, të cilat ia kanë çmontuar shtyllat kryesore të propagandës. I zënë në çarkun e charterave të tij, ai ka një javë që po belbëzon, shan e mallkon, i pafuqishëm të bindë me transparencë e fakte.

Rama ka ngecur në çarkun e një të vërtete, të dokumentuar nga vetë sistemi TIMS, për të cilën çfarëdo përgjigje që të jepte, në një vend normal kryeministri do të duhej të dorëhiqej. A janë paguar këto udhëtime me paratë e taksapaguesve shqiptarë? Nëse po, përveçse transparencës për qëllimin e çdo udhëtimi, kryeministri nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë në raport me vendin më të varfër në Europë. Politikisht dhe moralisht do të duhej të dorëhiqej. Nëse këto para nuk janë shpenzuar nga buxheti i shtetit, kush ka paguar për fluturaket e kryministrit? A ka depozituar ai një kontratë reklame si mascot i Air Albanias? Sa është kostoja e një fluturimi të tillë? A ka përdorur dhe chartera të tjerë përveç Ismailit, të ofruar nga biznesmenë të huaj apo vendas? A kemi të bëjmë me një konflikt interesi? Edhe në këtë rast, përgjigja me transparencë do ta çonte drejt dorëheqjes drejtuesin e një qeverie në një vend normal, ku të zgjedhurit mbajnë përgjegjësi përballë qytetarëve të tyre.

Pikërisht në të tilla vende, është normë e detyrueshme që funskionarët e lartë, përfshi kryeministra e presidentë, të bëjnë publik çdo udhëtim të tyre, qëllimin, kostot, datat, madje edhe personat që e shoqërojnë për të shmangur çdo abuzim për shkak të detyrës. Udhëtimet e Edi Ramës, mësohen vetëm nga ekranet e tv, madje shumë prej tyre nuk bëhen publikë fare, pa folur pastaj për personat privatë që e shoqërojnë.

Tani Edi Ramës i kërkohet një gjë fare e thjeshtë, që maksimumi mund t’i marrë 30 minuta kohë stafit të tij: të nxjerrë shpenzimet për çdo udhëtim charter, qëllimin dhe personat që e kanë shoqëruar. Natyrisht që kjo nuk ka për të ndodhur, sepse sido që të jenë mbuluar këto shpenzime, kryeministri do të detyrohej të dorëhiqej ose si abuzues i parave të taksapaguesve ose si përfitues i shërbimeve nga të tretët. Kjo është gracka që vetë Rama, për shkak të arrogancës dhe mungesës së nevojës për llogaridhënie, i ka ngritur vetes. Siguria se në këtë vend mund të bëjë ç’të dojë, si të dojë dhe me kë të dojë, ia ka fshirë nga “hardisku” i trurit se aktet e një kryeministri duhet të respektojnë ligjet e vendit që drejton dhe të jenë transparente për qytetarin që e voton. Por nuk i paskan fshirë nga hardisku i TIMS.

I kapur në çarkun e charterave, Rama nuk ka për ta bërë kurrë atë publikimin e thjeshtë për çdo ngritje të tij në ajër me avion special. Do dëgjojmë për rublaxhinj e spiunë, për baltë e kazan, për kanale e portale, për armiq e tradhëtarë, por këto nuk bindin dot as militantin më trutharë. Do harxhojë orë e ditë të tëra duke belbëzuar me cicërima, po ato 30 minuta transparencë nuk do t’i konsumojë asnjëherë. Çarku i charterave ia ka rrëzuar kollonat e propagandës, ato të kryeministrit që ditë e natë mendon për të varfërit, që stigmatizon e kërcënon me taksa e tarifa të pasurit me vila e pishina, që mendon për mollët e Korçës e domatet e Lushnjes, që sakrifikon për të menaxhuar buxhetin e një ekonomie të varfër ku s’mund të ketë rroga të larta për pedagogët, çmim të ulët të naftës apo asistencë më të madhe për familjet në mjerim. Propaganda e “babait” që mban mbi shpinë hallet e mëdha të gjithë familjes, i iku në ajër plot 137 herë.

Për t’i shpëtuar përgjegjësisë së transparencës, Rama nuk po përdor ndonjë marifet novator. Ashtu si në raste të tjera, si për shembull inceneratorët, avionët e drogës, fushat e hashashit, abuzimet me tenderat e koncensionet, përgjigja e tij ka qenë sulmi ndaj Frontit të së Keqes dhe jo llogaridhënia. Por këtë herë, gjërat nuk janë aq të komplikuara sa megaskandalet shumë milionëshe. Është vetëm një pyetje e shkurtër: sa dhe kush ka paguar për fluturaket speciale? Përgjigja është çarku, ku ka ngecur gjithë ai Edi Ramë.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Poli HOXHA – Filantropë, oligarkë dhe legenë!
Next Article Nga Alfred LELA – Tre kandidatët e Tiranës, dhe si PD po e bën PS të duket, edhe njëherë, si Partia e Punës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?