GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand SHKULLAKU – A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand SHKULLAKU – A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës

By
Armand SHKULLAKU
10/07/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Një furtunë tre ditore në gotë, që fanepset sa herë që Erion Veliaj shpreson për ndryshimin e masës së arrestit, ka prodhuar një situatë komike, sidomos në disa studio televizive, ku media dhe mediatikë të pushtetit ankohen e thërrasin se drejtësia e re, e veçanërisht SPAK, kontrollohen politikisht nga… opozita. Sipas tyre, këto organe kanë frikë kur bërtet Berisha dhe i lirojnë dhëndrrin dhe nuk pyesin për Edi Ramën kur i arrestojnë të vetët. Kjo tezë, sa qesharake aq edhe haluçinante, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Velinë, rrëshkiti drejt përçartjes totale ndërsa rasti i këtij të fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhorancën, standart i dyfishtë i SPAK- i ashpër me rilindjen dhe tolerant me opozitën- e deri si shenjë e qartë e dështimit të reformës në drejtësi.

Që SPAK ashtu si dhe organet e tjera të drejtësisë së re, janë të kontrolluara dhe të dirigjuara politikisht, ky tashmë është një fakt evident. Madje edhe në rastin e Erion Velisë. Por situata komike e përmendur më lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet të ngërthyer mbrojtësit e kryetarit të burgosur të bashkisë. Ata janë edhe me Erionin por edhe me Edi Ramën. Në pamundësi për të shqiptuar të vërtetën e thjeshtë se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu që ka në dorë gjithë pushtetet në Shqipëri, ata kanë zbuluar se “heronjtë e fëmijëve tanë” kanë frikë kur shan Sali Berisha.

Me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e propagandistëve të rilindjes që artikulojnë këtë tezë nuk i besojnë as vetë. Dikush nga një lloj detyrimi moral ndaj Velisë e dikush nga shpresa e rikthmit të tij në detyrë e për pasojë edhe e pagesave të lehta, duhet të thonë diçka në mbrojtje të tij. Dhe e vetmja gjetje, që edhe Veliajt t’i shërbehet sa mundet edhe Rama mos lëndohet, është kjo e kontrollit politik të Berishës mbi drejtësinë e re.

Gjendja nuk është aspak e mirë dhe bëhet edhe më shumë qesharake, kur ata që pretendojnë këtë ndikim të Berishës mbi SPAK, gjykatat speciale e deri Gjykatën e Lartë nuk thanë asnjë fjalë kur të gjitha këto instanca shkelën hapur kushtetutën duke marrë masë ndalimi ndaj kreut të opozitës pa miratimin e Kuvendit. As kur ai u privua nga e drejta bazë e një të zgjedhuri për të qenë në Kuvend, i izoluar për një vit rresht në arrest shëtpie. Për kontroll politik të drejtësisë nuk u fol as kur një deputet u dënua me burg se denoncoi vëllain trafikant të një ministri të rilindjes. Dashnorët e drejtësisë së pavarur nuk u ndjenë as kur u tërhoq zvarrë e u plas në qeli ish kryeministri dhe ish presidenti, i dyshuar për krime të ndodhura mbi një dekadë më parë. Madje për shumë prej tyre ishte normale që për skandalin e patronazhistëve, SPAK të sulej në zyrat e kolegëve të tyre dhe jo në ato të partisë së kryeminsitrit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Më paradoksale tingëllon teoria e ndikimit apo kompleksimit të SPAK nga Berisha, kur ata që e artikulojnë, madje edhe vetë Veliaj, deri para arrestimit kishin vetëm një shqetësim: a do e lëshonte Rama delfinin e tij apo jo? Pra ishin të bindur se fati i tij varej vetëm nga vullneti i Edi Ramës dhe jo nga presioni i opozitës, me të cilën talleshin sa herë protestonte para Bashkisë. SPAK e mori në “dorëzim” Velinë, vetëm pasi lideri maksimal e zhveshi nga fuqia politike, e retushoi nga fotografitë publike dhe i hoqi mbështetjen mediatike. Fakt është që për Velinë, ajo furtuna tre ditore ndodh vetëm në mediat e kategorisë së dytë, që në pamundësi për të qenë lojtarë në fushën e madhe, janë kënaqur deri dje me lopën e Bashkisë. Mediat e mëdha e trajtuan rastin Veliaj thjesht si lajm të kronikës, duke e ditur se një kurban i tillë nuk shkon pa “leje nga lart”.

Loja e vërtetë e kontrollit mbi SPAK nuk ka të bëjë me fatin personal të Velisë, Ahemtajt apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë nesër. Ato janë kokat me të cilat ushqehet pushteti i gjatë i një njeriu të vetëm. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nuk hetojnë procedurat e aferave korruptive, por të brendshmet e grave dhe pllakat e banjove, kokat e erjonvelirave janë thjeshtë statistikë për raportet e Dumanit. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nukvepron ndaj bandave që masakrojnë zgjedhjet dhe zyrtarëve që blejnë vota ditën për diell, çfarë rëndësie ka se kush e ka radhën nga shokët e Ramës.

Erion Velinë mund ta paraqesin si viktimë të inatit të një prokurori, si hakmarrje të Dumanit apo kompleksimit të drejtësisë nga Berisha, por në fund të gjithë e dinë se ai nuk do të ishte sot në qelitë e burgut të Durrësit pa vullnetin e një njeriu. Të atij që kontrollon gjithçka, përfshi edhe vetë ata që janë të mërzitur nga ikja e ‘njeriut të punës” që mendonte edhe për ta.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Next Article U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?