GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand MAHO – Një ngjashmëri identike e dy autoritaristëve me përkrahje amerikane!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand MAHO – Një ngjashmëri identike e dy autoritaristëve me përkrahje amerikane!

By
Armand MAHO
02/10/2024
4 Min Read
Share
SHARE

“Në rastin e qytetarit Juan Antonio Hernandez, si në rastin e çdo Hondurani tjetër, Presidenti dhe qeveria e tij mbajnë qëndrimin se çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij dhe se në asnjë mënyrë kjo përgjegjësi nuk mund të transferohet te dikush tjetër”

Kjo është një deklaratë e dhënë në vitin 2018 nga zyra e ish presidentit të asaj kohe  Juan Orlando Hernandez pas arrestimit të vëllait të tij Juan Antonio Hernandez , alias Tony Hernandez, në Majami nën akuzën e trafikimit të drogës dhe pastrikmit të parave përgjatë viteve 2004-2016 në honduras.

Presidenti Hernandez u dënua më 8 mars 2024  nga një gjykatë e New Yorkut me 40 vite për trafik droge dhe përdorimin e parave të drogës në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2013. Arrestimi i Hernandez u bë më 15 shkurt të vitit 2022, vetëm 2 javë pasi kishte lënë zyrën.

Ngjashmëria e ish presidentit të Hondurasit me Kryeministrin e Shqipërisë është rrënqethëse. Manipulim zgjedhjesh, përkrahje e bandave të narkotrafikut, vënien në dispozicion të territorit për bandat kriminale, manipulim zgjedhjesh, shpopullim dhe pastrim të parave që vijnë nga aktivitete kriminale.

Ashtu si dhe kryeminsitri ynë presidenti Hernandez  deri pak para arrestimit, mbështetja e SHBA-ve ndaj rregjimit të Hernandez ishte e pa kufishme.

Por duke përfituar nga kjo  Hernadez kishte ngritur një makineri të madhe manipulimi të votave, apo mashtrimi elektoral gjë e cila në vitin 2017-2018 shkaktori dhe krizën e emigrantëve në kufirin meksikano-amerikan .

Përgjatë viteve të rregjimit të tij  u vu re një shpopullim në përmasa gjigande i Hondurasit. Milionat e refugjatëve që iknin nga regjimi mbushën mediat mbarë botërore duke u kthyer në një shqetësim serioz për administratën Trump.

“Me ndihmën e vëllezërve Rivera, DEA ishte në gjendje të zbulonte lidhje të forta midis shumë figurave të rangut të lartë dhe organizatave të trafikut të drogës në Honduras. Kryetarët e bashkive lokale dhe zyrtarët në nivel kombëtar, bankierë të shquar, oficerë policie, gjyqtarë, deputetë, pilotë dhe zyrtarë të doganave u zbuluan se ishin përfshirë. Deri në vitin 2018, hetimi i DEA-s burgosi rreth 39 zyrtarë” thuhej në një raport të DEA të vitit 2018.

Gjithnjë nga zyra e zotit Hernandez vijonte të vinte i njëjti njoftim mbi përgjegjësitë individuale të perosnave të përfshirë. Kulmi arriti kur vetë vëllai i Presidentit, Tony Hernandez u vu në pranga për të njëjtën akuzë, por Hernandez President do e shkarkonte nga vetja dhe këtë përgjegjësi.

Përpos kësaj, Hernandez në atë kohë akuzohej se së bashku me motrën dhe kunatin e tij, devijoi në favor të fushatës së tij elektorale miliona dollarë të fondit të pensioneve. Gjithashtu u akuzua dhe për devijim të fondeve publike të destinuara për rrugë apo shërbime në llogaritë personale të tij apo bashkpunetoreve te tij.

E pra duket se drejtuesit autoritarë kanë një ngjashmëri të frikshme mes tyre…

Këtu nuk po përmendim persekutimet që i bënte aktivistë apo zërave opozitarë por për mënyrëne menaxhimit të shtetit. Një qeveri hajdute dhe autoritare asesi nuk mund të mbajë pushtetin pa mbështetjen e krimit të organizuar, pa forcën e tyre qoftë goditëse, qoftë financuese. Gjendja në Shqipëri është dhe më e rëndë se ajo në Honduras sepse kemi të bëjmë të me një kryeministër shumë herë me fodull dhe injorant se sa zoti Hernandez që fundja ishte me profesion jurist dhe kishte mbaruar Universitetin e New Yorkut në Albany. Gjithsesi me apo pa shkollë, me apo pa mbeshtetje amerikane, “derrat” një turi kanë.  Fundi i tyre dihet, është thjeshtë çështje kohe.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Duke pritur ‘Inglizin’ dhe 7 Tetori
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – A ka shpresë për normalitet?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?