GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand MAHO – Motola zbyth Ramën… duhet ta bëjë dhe SPAK!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand MAHO – Motola zbyth Ramën… duhet ta bëjë dhe SPAK!

By
Armand MAHO
03/06/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Pas asaj që u transmetua në TV italian Rai 3 mbi lidhjet e kryeministrit me botën e errët të narkotrafikut dhe pastrimit të parave, SPAK duhet të kishte së paku një reagim.

Pavarësisht spërdredhjeve të Ramës përpara gazetarit italin, diccka doli qartë. Në krye të vendit ne nuk kemi një kryeministër, ne nuk kemi një qeveri administrimi taksash, por një bandë që vepron nën dirigjimin e krimit, qoftë ky i  organizuar ose individual. Deklarata e ish-zëvendëskryeministrit se Rama në sallën e mbledhjeve të qeverisë priste e përcillte bandat, ishte tronditëse. Natyrisht Ahmetaj këtë e tha në mirëbesim , por kjo pak rëndësi ka. Ajo çka rëndësi është fakti se kjo është një e dhënë e cila flet shumë për mënyrën se si drejtohet ky vend.

E thënë me thjeshtë, doli në dritën e diellit ajo që Rama i trembet jo pak. Fakti se shqiptarët që në atë sallë qeverie dhe atë zyrë prej më shumë se 11 vjetësh, paguajnë jo që aty të merren vendime për të ardhmen e tyre, për mirëmenaxhimin e ekonomisë dhe rendit, por si e si t’u shtrohet tapeti i kuq bandave për të pastruar paratë e tyre të narkotrafikut me PPP apo leje ndërtimi për kulla. Pra, s’kemi të bëjmë me administrim,  por me një pushtim i institucioneve të këtij vendi.

Shqiptarët jo se nuk i dinin këto zullume, shumicën e tyre e kanë dëgjuar shumë herë qoftë nga denoncimet e opozitës, por qoftë dhe nga ajo pjesë e medies, e cila akoma nuk ia ka shitur shpirtin shejtanit. E veçanta në këtë histori është se gazetari Motola, i ra daulleve të sensibilizimit për veshin shurdh të ndërkombëtarëve që siç u pa, mbështetjen e tyre për Ramën nuk e bënin badihava, por në këmbim të aseteve publike apo dhe parave të hedhura pa fund nga buxheti i të gjithëve ne.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Tjetër e re që u shfaq nga dokumentari ishte dhe shpërfytyrimi që iu bë Ramës, nga ai gazetar të cilin ai së bashku me Agaçin e tij e shpërfillën pak kohë më parë. Natyrisht si përherë Rama, u mundua t’i shkelte syrin, dhe pse jo në këmbim të heshtjes ishte i gatshëm ti ofronte diçka nga thesi i taksave tona. Por, me sa duket këtë herë ky marifet nuk i shkrepi. Përpara nuk kishte gazetarët që i bredh me çcarter apo që përloten për takimet e tij me emigrantët.

Marifetçiu, i cili bleu shefin FBI, D’Alemën, Tonny Blair, Sgarbin, apo dhe Melonin po të doni, u zbyth keq para gazetarit, i cili ia kishte prerë që më parë mandatën. Kishte intervistuar Ahmetajn në Zvicër, rrëmuar tek D’Alema, apo nxjerrë në dritë lidhjet e investitorit strategjik Gaçi me ministrin e Melonit. Nuk diti t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bën pastruesi i parave të Sinaloas në zyrën e tij, dhe përse nuk i bllokohen licencat e kazinosë apo PPP-ve që ai i ka dhënë. A ishte apo jo ideja e tij për kanabizimin siç tha Ahmetaj, apo se nga kanë ardhur 3.7 miliardë euro për kullat që shiten nga 4 mijë deri në 6 mijë euro metri. Ramën këtë herë se ndihmuan as shprehjet popullore që mundohej tia shpjegonte gazetarit italian, dhe as gjyshja e tij që dhe në botën e përtejme e ka nxjerrë jo pak herë nga situata. E çoi deri në atë pikë, sa për të dalë nga situata, justifikoi trafikantë të kërkuar ndërkombëtarisht

Akoma më qesharakë u shfaqën mediet afër Ramës. Vetë kryeministri ishte kujdesur që intervistën e tij me Motolën ta shpërndante gati dy orë përpara, madje dhe me tituj qesharakë të tipit “Rama i përvishet gazetarit”, “Rama zë ngushtë Motolën”, pra Rama ky hero, ky spartan i diskurit politik dhe mediatik na paska “zbardhur faqen”, përparara atij “gazetarit dashakeq” që siç nënkuptojnë tekstet e medieve Ramiste paska ardhur këtu për të na “nxirë” këtë realitet të mrekullueshëm që jetojmë.

Edi Rama nuk është vetëm turp për shqiptarët, por dhe një hall i madh i tyre. Kush të dojë le ta kuptojë.

Kreu i SPAK jo pa nerv në komisionin e ligjeve do të deklaronte se ai “nuk varet nga askush”. Në rast se është kështu sot është dita t’a dëshmojë këtë. Siç e thashë dhe në krye të herës, ai duhet të kishte dërguar agjentët dhe prokurorët në atë vatër krimi që ndodhet në mes të Tiranë për të shpëtuar ç’të mundet. Fundja gazetari italian ka bërë punën e të gjithë prokurorëve që ka ai atje, ja ka dhënë krimin në tavë duhet që mjaft  të ballafaqohen faktet.

Dhe sikur vartësit e tij të punojnë me 10% të zellit që harxhuan për të montuar akuzat fake ndaj Berishës, Dumani dhe të tijtë jo vetëm do çonin para drejtësisë të paktën gjysmën e kësaj qeverie, por do bënte shumë më shumë se kaq. Do i jepnin fund këtij tranzicioni të gjatë e të mundimshëm, i cili dhe pak barazohet me vitet që shqiptarët kaluan nën diktaturë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Një fjalim i Edi Ramës, në opozitë pas emisionit të RAI 3, për qeverinë e Sali Berishës dhe vëllait të tij, Olsit!
Next Article “Report”, të gjitha faktet që akuzojnë Edi Ramën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?