GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand MAHO – Falsiteti i një karrigethyeri!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand MAHO – Falsiteti i një karrigethyeri!

By
Armand MAHO
26/02/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Këshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bashën. Gjuha e trupit e përdorur për flakjen e karriges në takimin e stisur me të rinj në Durrës, si simbol i rrëzimit të kastave, ishte një spektakël amator, me regji të dobët që jo vetëm nuk bindte njeri por të linte një shije neverie . Një veprim populist që medemek synon të tërheqë pjesën gri të elektoratit, në një kohë kur sheh se kuotat e tij po shkojnë drejt hiçit.

Një miku im do më dërgonte këtë mesazh “ Ai fiks predikon të kundërtën e asaj që bën. Fluturon karrigen, ndërkohë që është ngjitur pas saj e nuk e lëshon edhe kur i shkojnë mijera demokratë në derë që i kërkojnë të të ikë nga ajo detyrë”

Ky është dhe thelbi i atij veprimi të kallauzit Basha që si përherë ka synim askundin. Thyerja apo flakja e karrigeve nuk është për politikanë të tipit të tij. Nuk është për njerëz që s’kanë bërë asnjë sakrificë politike në jetën e tyre për interesin e përbashkët.

Basha është unik në llojin e tij. Është ndoshta politikani më lexueshëm në planet. Nuk e ka problem që pa asnjë lloj emocioni të artikulojë atë që  nuk e beson apo nuk e ka besuar kurrë

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Është unik dhe për rekordet. Tashmë dihet se nën lidershipin e tij çdo beteje i dihet fundit që pa nisur akoma. Ai nuk e ka problem të shkelë mbi çdo parim, rregull kanun apo ligj kur i rrezikohet karrigia e tij.

Kush do ishte ai kryetar partie që do sakatonte në dru militantë dhe simpatizantë të partisë së tij se i kërkojnë dorëheqjen, pasi humb një palë zgjedhje  (në fakt ai i ka humbur të gjitha) të cilat vetëm me “strategji” të tipit Basha mund të humbeshin.

Punuan pa fund që të rrëzonin Ramën, u shkoi djersa çurg që të bënin Bashën kryeministër. E besuan se do të fitonte. Kur kjo nuk ndodhi afërmendsh i kërkuan të lirojë karrigen e zyrës së tij, jo atë karrige të shtrembër e plastike që hidhte në takimin e Durrësit. Mirënjohja e  e tij dihet tashmë….

Me çfarë fytyre del e predikon kur je po aq përgjegjës sa pushteti për gjendjen që po kalon vendi. Kur çdo ditë të del emri në afera nga më monstruozet. Kur të afërmit e tu shtojnë bizneset dhe të ardhurat si sheikë. Në praktikë Basha është ndoshta përgjegjës dhe ai për ikjen e të rinjve nga ky vend.

Me fake opozitën e tij ai jo vetëm që la në pushtet falangat e krimit të cilat nuk lanë këmbë të riu dhe resurs opozitar pa përzënë, por paaftësia për tu bërë faktor i vrau dhe shpresën se një ditë ky vend do bëhet. Kjo e bën po aq fajtor sa Rama në mos më shumë!

Duhet të dalë dikush ti thotë se këto lloj xhestesh janë për një stof tjetër politikanësh. Në mos idealistë me ngjyra dhe të ndershëm, së paku duhet të jenë mashtrues të një niveli të lartë.

Basha vërtet është gënjeshtar por gënjeshtrën pret dhe e qep aq trashë sa e çon në nivele skandaloze falsitetin e tij.

Gjashtë marsi është afër! Aty do e marrë përgjigjen dhe jo vetëm për karrigen që hodhi tej në Durrës!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article “Fantazma e Kievit”: një as, gjahtar ukrainas, i vetëm kundër të gjithëve-VIDEO
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?