Lufta e Sali Berishës nuk filloi në dhjetorin e një viti më parë. Jo, në atë vit kulmoi me gjithë tërbimin e tij mekanizmi pushtetit si mjeti i fundit për ta nënshtruar. Arresti shtëpiak, në shkelje të Kushtetutës së këtij vendi, ishte akti i fundit për të dekurajuar Berishën, i cili prej më shumë se tre vjetësh po përballet me një komplot të paprecedent në historinë politike. Them të paprecedent, pasi nuk është parë e dëgjuar që kundër një ish presidenti, një ish kryeministri dhe një politikani që ka qenë present në jetën e vendit prej 34 vjetësh, të ngrihej një sulm i tillë i pabazuar në asnjë provë e asnjë fakt. Në këtë intifadë kundër tij, Rama, i cili kishte si objekt rrënimin politik të tij, përdori çdo gjë. Paratë e krimit për të korruptuar deri funksionarë të lartë të departamentit të shtetit, favore për të marrë në krah të tij diplomatë dhe funksionarë të ambasadave, të cilët u bënë deri në qesharakë në pëdorimin e tyre. I përçau partinë. Luftoi fort që në krye të saj të qëndronte një kukull në duart e tij, duke i mbajtur peng simbolet dhe vulën për më shumë se dy vjet. Bëri gjithçka mundi për ta denigruar e shantazhuar deri tek të afërmit e tij. Përdori çdo media që kishte në dispozicion, duke rikthyer në to figura që si beson as familja e tyre për të ngritur akuza qesharake të padëgjuara ndoshta që nga koha e mesjetës.
Dhe jo vetëm kaq.
Edi Rama nuk ngurroi të lëshonte si qen sulmi kundër tij dhe institucionet e drejtësisë dhe të tjera. Me prokurorë që vinin nga koha e qoftëlargut, me gjyqtarë me nga pesë mbiemra, të cilët ishin në konflikt interesi me detyrën që kryenin, pasi ishin shkarkuar nga Berisha për korrupsion në kohën kur ka qenë kryetar i KLD. Nuk ngurroi të bënte ‘kokë turku’ dhe bashkëpunëtorët e tij, vetëm e vetëm për të dhënë imazhin e rremë se ndaj Berishës, drejtësia po zhvillonte në proçes të balancuar. Shkuan deri aty sa avokat t’i caktonin një figurë qesharake nostalgjike të komunizmit dhe diktatorit. Ndoshta në këtë shkrim e kam të vështirë të kujtoj të gjitha ç’kanë ndodhur në këto 3 vite, por ajo që di është se çdokush tjetër do të dorëzohej para një represioni të tillë.
Por ja ku jemi sot. Pas një maratone izolimi prej 330 ditësh, ku si armë të vetme lufte kishte dritaren e tij, fjalën dhe besnikët që mblidheshin çdo natë poshtë saj, Berisha ia doli të triumfojë. Njësoj si në vitet e vështira të ’97-’98, kur për çdo ditë me një grusht mbështetësish bëntë protestën e tij, edhe këtë herë ai nuk u dorëzua. Ia doli të dilte mbi romuzet politike dhe mediatike. Ia doli të sfidojë spindoctor-ët e Ramës dhe atyre të partisë “Euroatlantike” të Lulzim Bashës. Luftoi, luftoi, luftoi jo vetëm për të drejtën e tij, por dhe për të drejtën e gjithsecilit që përballet përditë me padrejtësinë e këtij pushteti, i cili jo pa shkak quhet dhe regjim. Shpesh e thoshte se :beteja për dinjitetin, është beteja më e fortë e njeriut”. Kjo aksiomë duhet të vlejë për çdokënd.
Tanimë Berishën e pret një tjetër betejë. Është ajo e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kohë s’ka shumë, por ka dhe mjaftueshëm për të organizuar partinë. Personalisht bëj pjesë tek ata persona që besojnë se Rama, pavarësisht të gjithave, është një kundërshtar plotësisht i mundshëm. Pavarësisht propagandës, ai asnjëherë s’ka fituar një përballje në terren të ndershëm loje. Nuk ka qenë fitues as në 2013-ën, as në 2017-ën dhe as në 2021. Në 2013-ën, ishte aleanca me Ilir Metën që e solli në pushtet, në vitin 2017-të dhe në vitin 2021 matematikisht ishte fituese opozita, por përçarja dhe lojrat me sistemin bënë që ta duronim jo pak por 12 vite rresht. Në këtë pikë Berisha s’është nga ata që bën gabime. Fitorja betejës me rregjimin që u finalizua më 27 nëntor, duhet të kthehet në besim dhe frymë për demokratët dhe më pas për gjithë shqiptarët. Eshtë shembulli më i qartë, se kur ke të drejtë, dhe një njeri i vetëm mund të sfidojë një regjim, qoftë ky dhe si i Ramës, i ngritur në aleancat me krimin. Në rast se arrihet kjo, atëherë Ramën nuk mund ta shpëtojë nga dallga e humbjes as sistemi i shpifur i patronazhistëve që ka ngritur, as propaganda mediatike, dhe as paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sidomos tani, që si ka mbetur asnjë fustan diplomateje që të mbulojë paudhësitë e tij.