GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ardin GJINALI – “Në Europë nuk hyhet nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ardin GJINALI – “Në Europë nuk hyhet nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve”

By
Ardit GJINALI
25/06/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Pushteti i sotëm shijon lirinë për të pushtuar secilën hapësirë institucionale… qytetari i zakonshëm i këtij vendi, i tilli larg tipareve karakteriale të “Njeriut të Ri”, larg interesave të ndërlidhura me sejmenët e shtet-pushtetit,  përjeton robërimin shpirtëror dhe shoqëror  në atdheun e të njëjtit… mundësi të rrëmbyera nga arbitrariteti, pritshmëri të shuara që qëndrojnë në hirin e zjarrit Neronian pushtet-ushtrues, dinjitet njerëzor i nëpërkëmbur  nga arroganca jo-njerëzore e hazër-zbatuesve të urdhëresave të pushtetit, vullnet i deformuar përmes secilit mekanizëm që jetëson mbrapshtinë, e tilla që  trondit  thellë shpresën për ndryshim përmes synimit të zi të pranimit  të  së  keqes si një normalitet shoqëror.

Jetojmë, përjetojmë dhe shikojmë në pasqyrën e së vërtetës shoqërore të tillin bollëk të propagandës bajate të pushtetit që përmes krekosjes së batutave boshe kërkon të fshehë boshllëkun shoqëror, i tilli i shkaktuar nga arritjet e munguara, premtimet e shkelura dhe  angazhimet e harruara… njëjtë si gotat e kristalta të shampanjës festive për kinse hapjen e negociatave dhe dekoratave të pluhurosura në sirtarët e gënjeshtrës këmbë-shkurtër, por fabul-gjatë… koha është për ti thënë boll të tillit  bollëk  të propagandës që tenton të errësojë mendimin dhe të sëmurë gjykimin qytetar ndaj lehtësisë djallëzore të përcjelljes së dështimeve vetjake si gabim i palëve të treta… për të thonë boll  përmes një reagimi shoqëror demokratik  dhe kurajoje qytetare fituese ndaj secilit instrument shkurajues që vringëllin në hovin e një turravrapi të pandalimtë.

Dështimi për të quajturën hapje të negociatave që do të përkonte me përcaktimin e një date të saktë për zhvillimin e konferencës së parë është trishtim dhe mërzi për Shqipërinë, për shqiptarin me vokacion perëndimor drejton sytë lart për të kërkuar Europën e munguar në secilën ditë të së përditshmes sfilitëse në atdhe… i tilli qytetar po mban mbi shpinën e drobitur faturën e haraçit të një besimi të dhënë tetë vite të shkuara… pikërisht ndaj të njëjtit, keqqeverisja vijon të jetë një borxhlie e keqe… keqqeverisja i ka rrëmbyer të zakonshmit Shqiptar të tillën Europë, në frymë dhe standarte, gjithashtu.

Një përparim i munguar në rrugëtimin e proçesit të Integrimit Europian është gëzimi dhe hareja e pazëshme e enturazhit qeverisës që do të vijojë të gjejë të tillin shesh për të gatitur  përsheshin qëllimshëm kaotik;-mjegullim, rrëmujë e qëllimtë, kaos… rendi i  xhunglës  demokratike ku patronazhisti dhe informatori përbëjnë thelbin e një ngrehine të madhe asfare institucionale… një ngrehinë që po shndërron Shqipërinë në një humbëtirë të shpresës, një vend të shkretuar nga shpopullimi i vazhdueshëm… Shqipëria që po shndërrohet në vendin e paradës së korrupsionit dhe  rrushfetit mbi dhe nën dorë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Gishti tregues ndaj Bashkimit Europian apo vendeve përkatëse përmes artikulimit të justifikimeve gjithëfarësh është zëri i së vërtetës së munguar… e vërteta e një dere që ka qenë gjithmonë e hapur nga Unioni, por një derë ku lipset një hyrje meritore… një hyrje ballëlartë përmes vlerave  të përbashkëta dhe demokratikisht të  vërteta. Duhet të jemi të vërtetë me përdhosjen e djeshme të së drejtës në funksion të sundimit sot, duhet të jemi të vërtetë mbi kapjen e shtetit dje për ta njëhsuar me pushtetin sot, duhet të jemi të vërtetë që dje u ngritën themelet e padrejtësisë dhe mundësive të munguara sot… sot nuk mund të stigmatizohet  një dinamikë e  brendshme në BE nga keqqeverisja  sepse hyrja në Europë nuk kalon nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve të munguara.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Agim BAÇI – “Demokracia e neveritshme” e Ramës dhe rasti Leli
Next Article Nga Erion DASHO – 1 milion vaksina për popullatë të imunizuar ose si kofini pas të vjeli
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?