GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande

By
Andi BUSHATI
25/04/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Skandali i shumfishtë i telenovelës mes Edi Ramës dhe televizionit publik italian, po shpërfaq në perëndim një anë të panjohur të kryeministrit tonë në marëdhëniet me mediat. Mënyra se si ai ka reaguar, telefonata arrogante që i ka bërë drejtuesit të RAI-t, përpjekja për të manipuluar opinionet e dy vendeve apo qoftë edhe vënia e vetes në linjën e parë të sulmit kundër programit investigativ “Report”, ka pataksur shumëkënd në Itali.

Disa të zgjedhur të vendit fqinjë, senatorë apo deputetë të komisionit të mediave, kanë folur publikisht për këtë ndërhyrje brutale ndaj një enti publik.

Edhe vetë autorët e emisionit vazhdojnë të deklarohen të tronditur nga sjellja e “nipit” që pavarësisht nga respekti për gjyshen e vet të ndierë, nuk e mirkuptojnë dot.

Për të gjitha palët qasja e Edi Ramës është e denjë për një botë tjetër, që nuk ka lidhje me atë demokratike. Ajo është e papranueshme qoftë në formë edhe qoftë në përmbajtje.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Le ti marrim me radhë…

Në formë, asnjë kryeministër i një vendi normal, nuk e ngre telefonin të ndërhyjë te shefat, për punën e gazetarëve që veprojnë në liri dhe pavarësi të plotë. Natyrisht dhe në shtetet demokratike, yshtja për të ndikuar është e madhe. Por ajo bëhet në mënyra më të rafinuara, përmes personash të tretë, përmes kompanive apo kontakteve të “PR”, që nuk lënë gjurmë direkte dhe jo nga vetë personazhet kryesore politike. Pikërisht për këtë, telefonatën impulsive të Ramës, zv drejtori i RAI-t dhe autori i programit, Sigfrido Ranucci, e krahasoi me ato të ministrit të jashtëm të Putinit, Lavrov, gjatë një interviste me Armela Ferkon.

Kjo tentativë sa arrogante aq dhe pasojë e instikteve të pa kontrolluara, është shokuese për cilindo që i njeh marëdhëniet e komplikuara mes medias dhe politikës. Të gjithë e dinë se jo më një qeveritar, por edhe një padron ndërmmarrjeje me më shumë se 20 apo 30 rogëtarë, ia lë këtë punë në dorë zyrës së tij të mardhënieve me publikun. Mungesa e skrupujve për ta kthyer sherrin në personal, është ose karakteristikë e diktatorëve të tipit Erdogan, ose më keq akoma, veti e bosëve mafiozë. Duke e kapur vetë telefonin, Edi Rama, zgjodhi të bëjë në gjaknxehtësi e sipër rolin e një kapobande.

Komportimi i tij është atipik edhe në përmbajtje. Shumë gazetarë italianë i ka bërë të qeshin, mendësia autoktatike për të barazuar kritikën ndaj një grupi qeveritarësh, ose edhe ndaj vetë kryeministrit me sterrosjen e imazhit të shqiptarëve. Ata janë tallur me manipulimin foshnjor të Edi Ramës, për ta reduktuar autopsinë e një shteti të kriminalizuar, në debatin nëse iu dha apo jo mundësia Engjëll Agaçit për t’u përgjigjur. Ata kanë qeshur me akuzat për tendenciozitet dhe njëanshmëri, pasi janë rrefuzuar për intervista pikërisht nga njeriu që i anatemon sot.

Po pse rëshkiti Edi Rama deri në këtë pikë? Pse cedoi ai,  qoftë duke e personalizuar mënyrën e komunikimit, apo qoftë duke i banalizuar alibitë që tentoi të ngrinte?

Shpjegimi më i thjeshtë për këtë gjendet në batakun autokratik ku po vegjeton prej një dekade. Duke u sjellë si padroni real i shtypit në vend, duke paracaktuar vijën editoriale të TV ve kryesore, siç e dëshmuan edhe në rastin e emisionit “Report”, lajmet e Top Channel dhe Klan, duke vendosur temat tabu që nuk duhet të prekin emisionet politike të mbrëmjes, duke përjashtuar nga konferencat e shtypit gazetarë si Klevi Muka apo çuar për “riedukim” Ambrozia Metën, duke mbyllur Agon Channel apo duke shembur me tritol investimet e pronarit të News 24, ai e ka humbur sensin e realitetit. Ai kujton se mardhënia e një shtetari me median është raporti që ai ka vendosur me Vjollcën e Lori Kafes apo të bijën që e percepton politikën si Big Brother, me ish Sandrin e Saliut, apo me të njëjtin Karlo që e trajton prej kohësh si pronë 1 euroshe.

Ambientimi me këtë perversitet, reflekset e kushtëzuara nga këto raporte të sëmura, e kanë bërë Ramën të mendojë se gjërat zgjidhen me një urdhër në telefon. Se mjafton të flasësh me shefin, të shpikësh alibi foshnjore dhe realiteti mer ngjyrat dhe format që do ti. Prandaj ai i ra celularit për të komunikuar personalisht me shefin e RAI–t. Prandaj ai i’u drejtua në italisht publikut të vendit fqinjë me përralla qesharake me gjyshen.

Dhe në fakt këtu duhet gjetur një tjetër lajm brenda telenovelës mes kryeministrit tonë dhe entit publik italian. Kjo fabul tregon se Edi Ramës po i humbasin me shpejtësi receptotët e sjelljes në një mjedis demokratik. As dhe sa për sy e faqe, ai nuk i mbyt dot brenda vetes instiktet prej autokrati në raport me mediat. Pikërisht për këtë sjellja e tij prej kapobande i revoltoi shumë deputetë dhe gazetarë në brigjet përballë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Unë nuk jam krenar për Shqipërinë ‘tënde’, Borat!
Next Article Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?