GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Rilindja paguan për të joshur turistët me një Tiranë që nuk ekziston më
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rilindja paguan për të joshur turistët me një Tiranë që nuk ekziston më

By
Andi BUSHATI
28/03/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të vogël në mediat vendase. TV-të dhe gazetat on line të propagandës, brohoritën me të madhe për këtë sukses të ri të vendit, të udhëhequr nga rilindja.

Ndërsa pak gazetarë skrupulozë, nga ata që dinë të lexojnë mes reshtave, vunë re një detaj të vogël që fshihte një anomali të madhe. Në fotot ilustruese të këtij artikulli, ishin fiksuar me gjithë magjinë e tyre godinat historike të Tiranës, po nuk dukeshin gjëkundi rokaqiejt që po i marrin frymën asaj. Kështu, në “kartolina” shihej ende ndërtesa e pashembur e Teatrit Kombëtar, nga hapsira përballë tij shquhej minarja e xhamisë tashmë e fshehur pas kullave, ndërsa nga sheshi Skënderbej dukej sahati pa grataciela në sfond.

Pra, turistët që ftohem të vizitojnë Tiranën e sotme gënjehen me karremin e një qyteti që ne tashmë e kemi zhdukur.

Pavarësisht se edhe, ashtu si disa media të tjera të pavaruara, e pa nga ky këndvështrim këtë manipulim me imazhet, thelbi i kësaj historie qëndron tjetërkund. Lajmi nuk është më te retushimi i fotove me kulla, për të cilat Erion Veliaj ka thyer rekorde qesharakëzimi. Debati nuk qëndron as vetëm te hipokrizia e atyre që kur japin leje i stigmatizojnë kritikët si kullofobë, ndërsa kur reklamojnë veten, i pastrojnë nga sfondi këto monumente të pastrimit të parave.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Prezenca e “fotove gënjeshtare” në artikull tregon një gjë tjetër. Deri sa aty gjenden imazhet pa kulla që propogandon pushteti, të shtohen dyshimet se “Vanity Fair” nuk ka bërë një artikull gazetaresk, por një shkrim të sponsorizuar. Pra, revista italiane nuk ka sjellë këtu bashkë me gazetaren edhe fotoreporterin e saj, për të pasqyruar Tiranën siç është sot, po e ka ilustruar tekstin me imazhet që i kanë servirur porositësit.

Edhe deri këtu gjithçka është normale. Qeveria pavarësisht se nuk e pranon, bën mirë që paguan për promovimin e turizmit në tregun ndërkombëtar. Madje ajo e ka detyrim ta bëjë një gjë të tillë.

Por, problemi nis kur fillojnë e kërcasin boritë lokale të propaganës. I pari që e postoi linkun e Vanity Fair ishte Edi Rama, i cili me një lehtësi të habitshme, që do të bënte të nënqeshte çdo gazetar italian, e ngriti në rangun e revistës prestigjoze. Menjëherë mediat që i besojnë kryeministrit njësoj si një profeti, Shqiptarja.com, TV Klan, Koha Jonë, raportuan për ngjarjen e madhe që zuri vend në faqet e “prestigjozes” italiane. Mbarë pesazhi mediatik u përmbyt nga propoganda e atyre që nga izolimi i ballkonit të vet, Sali Berisha u ngjiti nofkën “tele-turizmi”.

Pikërisht këtu qëndron e vërteta e trishtë e këtij manipulimi. Jo vetëm te fakti që rilindja paguan për të joshur turistët e huaj me një Tiranë që nuk ekziston më. Por se ajo, mbi të gjitha, gënjen shqiptarët për t’u shitur një fabul të paqenë. Duke përdorur artikuj që i ka sponsorizuar vetë, ajo u imponon atyre rrëfimin e një Shqipërie aq të lulëzuar, sa po tërbon dhe mediat ndërkombëtare.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 50 shitjet rekord në historinë e Milanit
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Xibraka si fillim i projektit të narkoshtetit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?