GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

By
Andi BUSHATI
11/09/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Gjashtë anëtarë të rinj kabineti, të cilët kanë pranuar të hyjnë në një sistem ku nuk ka asnjë njësi matëse për suksesin, dështimin apo fundin e tyre

Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth dhe zemërdridhje mësimin e emrave të të preferuarve të Ramës në qeverinë e re, kryeministri i ka surprizuar të gjithë duke krijuar një lajm më të madh: fundin e Erion Veliajt.

Duke u shtirur si zemërthyer nga vendimet e padrejta të drejtësisë, duke përmendur sa për të larë gojën izolimin pa dënim të kryebashkiakut të zgjedhur tre herë, Rama ka shpallur përfundimin e mandatit të tij.

Për këdo që i ka pasur sytë hapur, kjo që ngjau sot, mund të përbëjë një surprizë për kohën se kur ndodhi, por jo për fatin e paracaktuar. Prej kohësh Veliaj po trajtohej si lebroz nga shefi i tij. Ministria e Drejtësisë e ka privuar atë nga të drejtat si i burgosur i zakonshëm, njerëzit e tij u shkarkuan nga bashkia, mbështetësit e tij u përjashtuan nga grupi i ri parlamentar i PS.

Pra tani, kur Rama shpalli se Këshilli Bashkiak do të fillojë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur, madje kur shkoi edhe më larg, kur paratha ndryshime ligjore për të bërë të mundur këtë shkarkim, nuk ka më dyshime se në rastin më të mirë (pra edhe nëse s’duam të besojmë se e ka urdhëruar vetë) ai ka qenë i sinkronizuar me SPAK-un në goditjen ndaj Veliajt.

Në këtë kuptim, hedhja e Lalit si limon i shtrydhur, pikërisht në ditën emërtimit të ekipit Rama 4, tregon shumë për ata që po marrin detyrat e reja sot. Për një pjesë ministrash që ndryshuan dikaster, por sidomos për gjashtë rishtarët e kabinetit, nuk ka asnjë pikë reference se si duhet të sillen për të pasur fat në të ardhmen e tyre. Besfort Lamallari tek Drejtësia, Evis Sala tek Shëndetësia, Sofian Jaupaj tek Mjedisi, Ervin Demo tek Pushteti Lokal, Toni Gogu tek Marëdhëniet me Parlamentin dhe Andis Salla tek Bujqësia, nuk kanë asnjë eksperiencë ku të mbështeten. Rasti i Erion Veliajt i lë ata pa busull.

Kryebashkiaku i burgosur konsiderohet ende si shembull suksesi nga partia e tij. Ai qëndron në memorie si njeriu që i mundi kundërshtarët tre herë në zgjedhje, që transformoi e modernizoi Tiranën, që pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë politikan në mjediset artistiko sportive të kryeqytetit.

Nga ana tjetër ai diti të tregohej servili par excellence i shefit. Edhe duke ulur kokën për të pranuar urdhra për të bojatisur muret e shkallëve, apo për të ndjekur nga pas lopën e një fshatari, ai nuk thoshte kurrë jo. Nuk e bënte këtë as kur, kundër dëshirës së tij, merrte përsipër kostot e shembjes së teatrit të dëshëruar nga shefi apo kur, ndonëse nuk kishte lidhje, përzihej me zgjedhjet në federatën e futbollit.

Por as suksesi sipas parametrave rilindas, as aftësia prej bythëlëpirësi ndaj të madhit, nuk e shpëtoi atë nga rokullisja më dramatike që ndonjë politikan i këtyre tre dekadave ka pësuar ndonjëherë.

Atëherë duke parë këtë fat tragjik, epilogu i të cilit u shkrua pikërisht në ditën e emërimit të tyre të parë, ç’duhet të mendojnë ministrat e rinj?

Kush e përcakton fatin dhe të ardhmen e tyre politike?

A ka më rëndësi puna, bindja e verbër, apo edhe këto sëbashku, mund të zerohen papritmas, thjeshtë për teka apo kalkulime perverse të kryeministrit?

Natyrisht nuk ka dyshim se ashtu si Veliaj, ministrat rishtarë do të kenë mundësi të vënë dhjamë, të pasurohen shpejt, të krijojnë privilegje për veten dhe rrethin e tyre, por përpos kësaj ata nuk do të kenë asgjë më tepër në dorë.

Për ta nuk do të ketë asnjë njësi matëse për të krahasur suksesin apo dështimin dhe mbi të gjitha kohën kur do të ikin apo do të bëhen “koka turku”.

Prandaj në këtë rast, në vend të urimit është mirë tu thuhet: mirësehytë në aventurën e atij që pranon me ndërgjegje të mos e ketë më veten në dorë. Ky është steriotipi i një anëtari tipik të kabinetit Rama 4.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Nga Lutfi DERVISHI – Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Kë do të qeverisë Partia Socialiste në 2050-ën?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?