GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

By
Andi BUSHATI
12/07/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara.

Në pak javë shembujt nuk mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qendrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për t’i drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante e shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetit të një njeriu të vetëm.

I njëjti injorim për votën e qytetarëve, madje për të qenë me precizë, për atë të socialistëve, u pa edhe pas procesit të rinumërimit. Ndonëse kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumë militantët sa për ta shpënë në parlament, me urdhër të drejtpërdrejtë të shefit, ajo që renditej para saj u detyrua të jepte dorëheqjen. Ç’vlerë ka këtu vota e qytetarëve, respekti kushtetues për listat e hapura, apo gara brenda partisë? Të gjitha këto zhbëhen përpara modelit spiropalizues, që ka përqafuar vajza nga Roskoveci, dhe që kërkon ta promovojë me çdo kusht Edi Rama.

E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj.

Çuditërisht, kryeministri që e bëri gjuhën çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vënë gojës shtupë për prokurorët dhe gjyqtarët që po mbajnë në burg Veliajn. Vetëm kjo kontradiktë është e mjaftueshme për të dëshmuar se heshtja për Lalin nuk ka të bëjë me ndonjë parim të mbajtjes së një distance higjenike ndaj vendimeve të drejtësisë, por me dëshirën e shefit, për të zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bërë vetë duart pis, por duke përdorur për këtë qëllim, mashën SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.

Pra, vetëm në pak kohë pas 11 majit, kryeministri po dëshmon se e ka suprimuar autonominë e pushtetit lokal, se as do t’ia dijë për votën e shprehur përmes listave të hapura, se di t’i masakrojë prokurorët që nuk i binden dhe të sinkronizohet me SPAK-un, që e përdor për të larë hesapet e veta të pista.

Se ku mund të ndeshen fenomene dhe shtrembërime të tilla, në një sistem që klasifikohet si demokratik, këtë edhe “naivët” që kundërshtojnë idenë se Shqipëria nuk është një autokraci, e kanë të vështirë ta gjejnë.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për t’u dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Next Article Nga Erion DASHO – Drejtorët

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?