GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo

By
Andi BUSHATI
01/10/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht

Në kryet e nëpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një shembull tjetër se ka zgjedhur të dytën. Duke shpallur për në 9 nëntor zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, ai ka marrë mbi supe një peshë të cilën, nga bota tjetër, do ia kishte zili edhe Haxhi Lleshi, me dëshirën e vet të çartur për ti shërbyer Enver Hoxhës.

Pa pritur as kufizimin 48 orësh që i jepej, Bajrami, ka nxituar të shkelë hapur ligjin themeltar të shtetit, duke mos përfillur nenin 115 të tij, i cili e shpreh në mënyrë taksative që nuk mund të hapet një garë e re elektorale, pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin përfundimtar të kryebashkiakut në detyrë.

Dihet që pas firmës nga kryeministri, Erion Veliaj, bëri ankimim në kushtetuese dhe pas kësaj dhe ne kritikët e Lalit dhe ata që sot po e shkelin me këmbë pasi e patën ngritur në qiell, duhet të ulnin kokën dhe të prisnim në heshtje.

Nuk ndodhi kështu. Ndaj nuk i’a vlen të merresh me argumentet foshnjorë që ka prodhuar presidenca duke marrë “copy paste” interpretimin e kryeministrisë. Eshtë po ashtu mungesë e theksuar serioziteti të debatosh nëse, Veliajn e rrëzoi Këshilli Bashkiak apo shefi i qeverisë, nëse vendimin për të duhet ta merrte gjykata administrative apo ajo kushtetuese, nëse kreu i shtetit mund të përvetësojë rolin e një pushteti tjetër apo mund ta bëjë vetë interpretimin e kushtetutës?

Të biesh në këto gracka nga të cilat di të shpëtojë edhe një studenti i vitit të parë të juridikut do të thotë të bësh lojën e përdhosësve të ligjit.

Këtu çështja është politike. Ushtari i bindur, Begaj, e dinte tepër mirë se Tirana do shkonte detyrimisht në zgjedhje të reja. Ai qe i ndërgjegjshëm se përderisa autokrati i gjithëpushtetshëm e kishte vendosur, kjo lojë nuk mund të kthehej më pas. Ai e kishte garancinë se ndonëse Veliaj ishte ankimuar në kushtetuese, kjo gjykatë, kurrë, asnjë herë, që kur ka rilindur pas reformës në drejtësi, nuk ka dhënë ndonjë vendim në dëm të kryeministrit.

Pra, në rastin më të mirë ajo mund të shprehej se ankimimi i kryebashkiakut nuk përbënte lëndë të trajtueshme prej saj dhe ta zgjidhte shpejt çështjen, ose të tregohej pak më tepër skrupuloze dhe ta trajtonte atë në themel, gjithnjë duke e pranuar shkarkimin.

Në të gjitha rastet fundi dihej, ajo që mbetej e panjohur ishte koha se kur.

Në këto kushte, halli i çdo yes man-i të regjimit se mos kthehet pas vullneti i Ramës për zgjedhje të reja ishte i kotë. Në çdo rast ato do të ndodhnin. Këtu Bajram Begajt as nuk i ishte lënë në dorë rasti i artë i shpëtimit të padronit, as fuqia për ti bërë ndonjë dhuratë të domosdoshme mazhorancës.

Në një situatë të tillë hipotetike ai do të luante rolin e një shërbëtori, por ama disi me vlerë. Por atij, nuk iu kërkua ky nder, atij nuk iu la mbi tryezë zgjidhja e problemit. Ai u urdhërua të shkelë kushtetutën thjeshtë për një tekë të kalendarit. Ai u verbërua për të mos e parë nenin 115 vetëm për ti zhvilluar në një datë më të shpejtë zgjedhjet. Ai u përdhunua juridikisht thjesht për të mos prishur skenarin që Rama kishte vizatuar në kokë.

Pikërisht, ky përdorim i neveritshëm, e shndërron atë nga rangu i bashkëpunëtorit në krim, në atë të shërbëtorit karagjoz. Ai nuk u bë dot pjesë e një plani anti- kushtetues ai mbeti thjeshtë loloja të cilit i morën firmën.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?