Pra në harkun e disa orëve Veliaj ka dalë i humbur edhe në raport me drejtësinë edhe në raport me partinë. Kariera e tij është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, për çudinë e të gjithë atyre që u iluzionuan për një kohë të gjatë se ai ishte pasardhësi i paracaktuar i Ramës. Në atë parti, të ngritur vetëm për lavdinë, përfitimet dhe pushtetin e pamatë të një njeriu, nuk ka pasur as dje dhe nuk mund të kishte kurësesi numër 2. Mënyra se si e flakën Lalin është dhe shembulli më i pakundërshtueshëm për të gjithë ata që duan ti rezistojnë kësaj të vërtete.