GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

By
Andi BUSHATI
02/06/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për gjëra më të mëdha, me vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore

Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e SHQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës.

Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes.

Pikërisht kjo ngjashmëri në rezultat u dha dorë taborëve të regjimit, të cilët kanë adoptuar parrullën e kryeministrit se “ky popull nuk ndryshon qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën”, ta qesharakëzojnë Saliun si një humbës serial që nuk pranon dot realitetin e disfatave të veta.

Por, po u mendove pak për simbolikën e kësaj “gjetjeje” kupton dhe anën tjetër: atë, se sa shumë janë shumfishuar mediat, analistet, opozitarët fallco që e kanë shndërruar talljen, kritikën fajsimin e Saliut në burim jetese.

Ngaqe s’ kanë leje te hapin gojën për njeriun e gjithëfuqishëm që vendos për gjithçka në jetët tona, merren me nje kalë të ngordhur, impakti i të cilit mbi pensionet, taksat, gjobat, bursat, suvencionet, hipotekat, gjykatat është zero.

Ata që veshën Berishën si interist dhe qe imponojnë çdo ditë debatin nëse duhet të japë dorëheqjen apo jo, me siguri që po mos ekzistonte ai, do përmbytnin mediat dhe TV me pyetjet: a duhet ta mbajë fjalën Tik Llapaj dhe të japë dorheqjen??? A dështoi me turp Gon Shehaj, i cili premtoi se do të merrte një grup parlamentar? A e zhvlerësoi elektorati tezën e Arlind Qorit se jetojmë në një regjim oligarkik, pasi i dha vetëm 1 deputet nga 140 të mundëshëm?

Janë pikërisht të njëjtit që i hapën katër kanatë dyert e mediave dhe emisioneve të tyre për Bashën, po atij Luli, që kur ishte rival i Edi Ramës e etiketonin si spiunues të luftëtarëve të UÇK-së dhe të paguar nga Putini.

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për gjëra më të mëdha, me vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore.

Këtë dëshmon dhe imazhi i veshjes së Berishës me simbolet e interistit. Ajo tregon se ata që e krijuan e shpërndanë dhe e botuan mbajnë nën xhaketë vulën e zhgryer të socialistit.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Next Article Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?