GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Kush do të jetë Prigozhini i Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush do të jetë Prigozhini i Ramës

By
Andi BEJTJA
25/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Rebelimi i trupave Wagner që tentuan të marshojnë drejt Moskës duke mbajtur në ankth kancelaritë më të rëndësishme të globit, është ilustrimi më i mirë se diktaturat mund të lëkunden nga frankeshtajnët që krijojnë vetë. Në të gjitha drejtimet Jevgeni Prigozhin ishte një prodhim i carit rus. Ish i dënuari me burg për 9 vite, i njohur me nofkën “kuzhinjeri i Putinit”, pati një ngritje të shpejtë me fillimin e shekullit të ri, duke pritur në restorantin e tij, së bashku me presidentin rus edhe Xhorxh Bushin apo Zhak Shirakun. Ai i shërbeu për një kohë të gjatë shefit të Kremlinit, si me fabrikat e trolleve që shpërndanin lajme të reme për të destabilizuar demokracitë perendimore, po ashtu dhe me mercenarët e Wagner, jo vetëm në Ukrahinë, por edhe në Siri, Mali apo gjetkë. Me paratë, mbështetjen dhe favoret që i jepte Putini ai arriti të ngrejë një perandori brenda perandorisë, që i shërbente Moskës për të bërë punët më të pista që shteti nuk i merrte dot përsipër.

Por, ashtu sikurse ndodh me të gjithë ata që banditizmin e kanë në gjak, prandaj nuk sillen dot si aparatçikët e zakonshëm kokëulur të diktaturave, pas vitesh të tëra shërbesash edhe Jevgeni Prigozhin, u rebelua. Ai shpalli se do të marshonte drejt Moskës me 35 mijë trupat e tij, për të çliruar popullin rus, duke akuzuar drejtuesit ushtarakë se po e përdornin për përfitime personale luftën në Ukrainë. Natyrisht, kronika tregoi se ai u tërhoq, të paktën përkohësisht, falë një negocimi të presidentit bjellorus, Lukashenko.

Por si frika që shfaqi regjimi i Kremlinit në orët e marshimit drejt Moskës, si dhe kushtet e turpshme të paqes, tregojnë se Putini ishte tejet i dobët, ndaj mostrës që lindi prej gjirit të tij. Ai i tërhoqi të gjitha akuzat penale për tradhëti ndaj Jevgeni Prigozhinit, i amnistoi të gjithë luftëtarët e tij, vetëm që rebelimi të shuhej. Eshtë paradoksale në dukje për një diktaturë, që në pozita force, të bëjë pakt me ata që e sfiduan në zemër të pushtetit të saj.

Por ka raste kur ndodh edhe kështu. Në regjime ku partitë politike luajnë vetëm rolin e fasadës, ku mediat dhe drejtësia janë nën zgjedhë, ku opozita luftohet, shkallmohet e shkërmoqet, rreziku mund të vijë vetëm nga sisteme paralele që ushqehen dhe rriten në mënyrë okulte brenda pushtetit personal të liderit. Faktet treguan se Putini i trembej më shumë një banditi të pasur dhe të armatosur si Jevgeni Prigozhin sesa asketizmit puritan dhe denoncimeve me fakte therrëse të Navalnit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Natyrisht, në përmasa ekstremisht më të vogla dhe në rrethana tejet më qesharake, i njëjti skenar nuk mund të përjashtohet as në Shqipëri. Në dhjetë vite pushtet Edi Rama i’a ka dalë të shembë të gjitha themelet e një sistemi demokratik. Ai ka ndërtuar një pushtet personal të mbështetur mbi oligarkët me të cilët shkëmben favore financiare, kontrollon politikën dhe mediat dhe mbi botën e krimit që e ‘tolereon” në këmbim të rolit që luan në zgjedhje. Por, sado të nënshtruar të ngjajnë këta aleatë të rilindjes sot, ashtu sikurse dukej Jevgeni Prigozhin ndaj Putinit, ata kanë grumbulluar aq shumë fuqi, para apo lidhje të nëndheshme, sa mund të shndërrohen në një rrezik për pushtetin personal të njishit. Disa përej tyre kanë sot imunitet juridik dhe mediatik po aq të madh se vetë Rama. Disa të tjerë kanë parti që për herë të parë e lanë pas me vota PS-në.

Dhe në kushtet kur shumica e njerëzve janë nënshtruar, kur shoqëria civile është atrofizuar, kur opozita është masakruar, një puç brenda pallatit të së keqes nuk është i pamundur. Kur demokracia kthehet në fasadë dhe kur magjia ekuilibruese që ajo garanton asgjesohet, nuk përjashtohet që përmbysjet të ndodhin nga ndeshja mes bandave. Njësoj si sistemi i Putinit edhe ai i Edi Ramës është në fazën e prodhimit të frankenshtajnëve të vet. Prandaj përpos kuriozitetit, ajo që ndodhi në Rusi, duhet të na zgjojë kërshërinë si një skenar i mundëshëm për atë që ndoshta na pret.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Meri LIKA – Kur të ngelet derri maç në dorë
Next Article Larje llogarish apo falimentim? Shërbimet sekrete ruse përballë Prigozhin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?