GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Kujt i shërben “republika e prokurorëve”?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kujt i shërben “republika e prokurorëve”?

By
Andi BUSHATI
19/01/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, për vendosjen e “republikës së prokurorëve”, ç’ka nënkupton fuqinë e pamatë, deri në abuzim, të SPAK-ut, por deri më tani, faktet tregojnë se ai është përfituesi më i madh i saj. Vendimi i fundit, që mban firmën e Altin Dumanit, për të mos lejuar kreun e opozitës të shkojë në parlament, nuk është gjë tjetër veçse një përkthim në gjuhë juridike, i devizës politike: “Nuk flasim dhe nuk bashkëpunojmë me non gratat”.

I gjithë procesi zhurmëmadh i dosjes së privatizimit të klubit Partizani, nuk ka treguar gjë tjetër veçse një përkim interesash mes prokurorëve dhe kryeministrit. Të parët vendosën në mënyrë të paligjshme ta zhvishnin Berishën nga imuniteti dhe më pas të kërkonin arrestin pa një proces të rregullt parlamentar. Deputetët socialistë e çeritifikuan me votat e tyre këtë praktikë, duke i njohur spakistëve më shumë të drejta sesa u njeh kushtetuta dhe ligji. Ata sanksionuan se heqja e lirisë së një të zgjedhuri nga populli, mund të bëhet edhe pa bekimin e kuvendit, madje ngritën kartonat për për të miratuar edhe masën e arrestit, pa qenë nevoja që akuza të paraqesë prova. Ky qe një moment  që shumica parlamentare të tregohej e vëmendëshme për ekulibrin dhe kontrollin e pushteteve, ndonëse këtë herë po i “bihej në qafë” kundërshtarit të saj më të madh politik. Rama dhe të tijët nuk e bënë. Të flasësh pas kësaj për rrezikun e republikës së prokurorëve, është thjeshtë hipokrizi.

Deri më tani, në procesin kundër Berishës, SPAK-u ka kryer pikërisht atë që Edi Rama dhe të tijët e kanë imagjinuar në ëndrrat e tyre më perverse. Misionin që se realizoi dot Basha me përjashtimin, që s’pati mundësinë ta bëjë KQZ me tentativat për ti djegur mandatin, që se arritën dot gjykatat me rëmbimin e vulës, po e realizon SPAK-u me izolimin e Berishës. Dhe kulmi do të jetë nëse pas pesë muajsh, heronjtë e fëmijëve tanë, në bashkëpunim me deputetët rilindas, do ta përjashtojnë Berishën nga parlamenti, me justifikimin se nuk është paraqitur në punë. 

E njëjta fabul si me liderin e opozitës po përsëritet nga SPAK edhe me një nga krerët e minoritetit grek në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme po i bën kryeministrit atë dhuratë, që refuzoi t’ia jepte populli i Himarës. Kush e mban mend fjalën e Ramës, në një miting me sfond nga deti, do të kujtohet se ai u lut pikërisht për këtë: “Mos më detyroni mua të bashkëpunoj me këtë gagaç, injorant”. Pakica greke dhe shumë shqiptarë, vendosën me votë pikërisht këtë gjë. Por ama, kërkesën e Ramës e bëri të mundur SPAK, që jo vetëm e mban në burg Belerin, me pretendimin se ka shpenzuar 40 mijë lekë për të blerë vota, por pa e lënë të bejë dhe betimin, ndonëse ende prezumohet si i pafajshëm.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në këtë rast, prokurorët e SPAK nuk kanë asnjë ndryshim, as nga dallkaukët rilindas të punësuar në drejtorinë e burgjeve, as nga ata xhandarët politikë që llahtarisën varrezat e Himarës, në ditën e varimit të gjyshes së Fredi Belerit.

Këto dy raste tregojnë se prokurorët e SPAK, janë kapluar nga një servilizëm dhe frikë që i bëjnë të duken ëngjëj, Alush Dragoshin apo Arben Qeleshin e kohës së Berishës së parë. Ata po sillen si vegla të të pushtetshmit të radhës. Prandaj deklaratat e Ramës për rrezikun e republikës së prokurorëve, ato që ai i thotë në biseda private diplomatëve, paralajmërimet që u bën drejtorëve të administratës për të mos bashkëpunuar me SPAK, nuk duhen marrë aspak seriozisht. Ato ose janë një pjesë e një taktike të vjetër të atij që hedh gurin e fsheh dorën, për të mbuluar me sa mundet faktin se reforma e amerikanëve dhe evropianëve është kapur nga rilindja, ose thjeshtë paranoja e një të gjithpushtetshmi që i ka mbetur edhe ndonjë segmet minimal brenda SPAK-ut pa e kontrolluar.

Por, pavarësisht se cila nga këto hipoteza është më pranë realitetit, faktet e deritanishme tregojnë se shoqëria jonë nuk rrezikohet aspak nga një bandë prokurorësh që mund të bëhen të pakontrollueshëm prej forcave të tjera brenda sistemit. Reziku është gjithmonë ai i njëjti, ai i përdorimit të drejtësisë si një vegël që pushteti ia kundërvë rivalëve të tij politikë. Frika nuk është tek instalimi i një “republike prokurorësh”, që prezumon fuqinë e tyre përtej ligjit, por tek shndërrimi i tyre në dordolecë të paligjshëm.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Mëmëdheun tim e rrezikon virusi i quajtur ‘Rilindja’ e Piktorit!
Next Article Nga Agim XHAFKA – SPAK-u po arreston pluralizmin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?