GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Kjo nuk është një protestë anti perëndim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kjo nuk është një protestë anti perëndim

By
Andi BUSHATI
12/03/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajën të derdhet në rrugë është e zemëruar me padrejtësinë, e ka vënë edhe njëherë në hall propagandën e qeverisë.

Një nga truqet që po përdorin spin doctors-at e saj është ai i Shqipërisë si një vend i integruar në botën globale, e cila nuk mund të mos preket nga efektet e një lufte, që po trondit rendin botëror. Nisur nga kjo premisë ata po rreken të arsyetojnë se edhe shqiptarët duhet të durojnë disa efekte anësore prej sanksioneve që bota e lirë ka vendosur kundër regjimit agresor të Putinit.

Në pamje të parë të duket se ky lloj arsyetimi bën sens. A jemi ne të gatshëm të ecim pak më tepër në këmbë, që dikush mos masakrohet në Donbas? A dimë të sakrifikojmë duke e paguar më shtrenjtë naftën apo qoftë edhe bukën, për të mbrojtur atë sistem vlerash te i cili pretendojmë se bëjmë pjesë?

Por, shtrimi i problemit në këtë mënyrë është një dredhi e ulët. Ai kërkon të heqë një vijë djallëzore ndarëse mes një pakice “të ndritur”, të gatshme për të “sakrifikuar” dhe një shumice të pakënaqur, e cila nuk shikon dot përtej prapanicës së saj. Në këtë këndvështrim, përfaqësuesit e zëshëm të protestës vizatohen si personazhe që po shfrytëzojnë mllefin qorr të atyre që mendojnë vetëm për xhepin e vet, pa qenë në gjende të kuptojnë avantazhet indirekte që marrin nga rreshtimi ynë strategjik përkrah demokracive liberale të planetit.

Pra thjeshtë ata demonizohen  si personazhe që i kundërvihen lidhjes sonë të pazgjidhshme, në të mirë dhe në të keq, me perëndimin. Këtë masturbim intelektual, me aftësinë e vet për ta vulgarizuar politikisht, arrin ta kthejë në gjellë qensh, Edi Rama, duke i paraqitur protestat si anti amerikane, pasi ato organizohen dhe mbështeten nga kundërshtarët e tij të shpallur dhe të pashpallur non grata.

Në fakt, ajo që po ndodh në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, nuk ka asnjë lidhje, as me mungesën tonë të  solidaritetit në rafsh global, as me mos solidarizimin ndaj qëndrimeve të perëndimit.

Gjithkush e kupton, aq më tepër ata që pretendojnë se mbështesin një qeveri “të majtë”, se solidariteti është i pamundur pa barazi. Dhe në fakt, thelbi i këtyre protestave nuk ka të bëjë me mungesën e të parës, por me përdhosjen e së dytës. Shqipëtarët nuk janë të revoltuar se po preket diçka nga kursimet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë në Ukrainë, por për faktin se ata janë të pabarabartë në këtë sakrificë. Atyre nuk i dhemb ajo që u kërkon qeveria, pra që mos shkojnë ta blejnë dhe bukën me veturë, ata i zemëron fakti që, ndërsa më të varfërve u kërkohet të shtrëngojnë rripin, as përgjysmimi i dividentit, as heqja e taksës së jahteve, as paratë për koncesionarët dhe as pagesat për bosët në arrati të incenerarorëve nuk preken.

Ata dhe mund ta kuptonin sakrificën, nëse Edi Rama do i qëndronte deklaratave të kohës së opozitës për sovranitetin energjetik dhe nuk do mbetej peng i importuesve të hidrokarbureve. Ata mund të kishin toleruar nëse thjesht do të aplikohej me ndershmëri ligji për të pasur 90 ditë rezerva në depot tona, pavarësisht nga kostoja financiare që një masë e tillë do të kishte mbi oligarkët e naftës.

Ata ndoshta do të heshtnin nëse qeveria nuk do ta detyronte autoritetin e konkurrencës që ta fshihte situatën oligopol të tregtuesve të karburanteve, pasojë e së cilës ishte dhe fakti që ne qemë vendi ku çmimet u rritën më me shpejtësi se kudo tjetër.

Edi Rama është krejtësisht i ndërgjegjshëm për arsyet reale të kësaj proteste dhe prandaj ai flet sot për tregtarë nafte që kanë mundësi të “lajnë mekatet” apo për ngritjen e mekanizmave kontrollues që i kishte me detyrim ti vinte në punë prej vitesh. Por, në anën tjetër, me ndihmën e propagandistëve të vet ai po shpërndan fabulën e shëmtuar të një manifestimi kundër vlerave perëndimore.

Në fakt, ai nuk është aspak i tillë, sepse shqiptarët nuk kanë probleme as me solidaritetin ndaj ukrainasve, as me afishimin pro vendimeve të vështira që u imponohen nga BE apo ShBA. Halli i tyre është më bazik. Ai lidhet me pabarazinë dhe grabitjen që i ka imponuar qeveria e tyre. Kjo protestë ka të bëjë drejtpërdrejt me të, më shumë se me hallin e non grata-ve që duan ti thyejnë hundët Amerikës, apo me verbërinë e atyre që janë të pa aftë për të menduar gjeopolitikisht. Ajo është pjellë e zemërimit ndaj Ramës dhe jo produkt i kundërshtarëve të tij.

Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Vehap KOLA – Shpërthimi i kontrolluar i zemërimit që nuk prek thelbin e regjimit oligarkik
Next Article Kissinger parashikoi gjithçka: ja profecia e 8 viteve më parë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?