GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Basha, shakaxhiu i vettingut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Basha, shakaxhiu i vettingut

By
Andi BUSHATI
10/02/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit për komisionet e vettingut, fiks me të njëjtën mënyrë siç kundërsharët e tij e akuzojnë se merr rryshfet nga oligarkët: duke vepruar tinëz dhe pabesisht. Ndërkohë që Edi Rama e ka urdhëruar që në tetor të vitit të shkuar: “Marsh shkoni votoni, unë nuk bëj pazar me ju”, Basha priti deri në sekondat e fundit për të treguar se çfarë do të bënte.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai thjeshtë ka heshtur, është përpëlitur dhe ka mashtruar publikun duke mos mbajtur një qëndrim. Vetë personalisht, për shkak të angazhimit në studio televizive, i kam pyetur vazhdimisht shumë nga eksponentët e PD-së, se si do të silleshin kur të vinte momenti i këtij akti final. E kam bërë këtë nisur jo vetëm nga kureshtja, por edhe i bindur se politikanët duhet të përballen me qëndrimet dhe thëniet e tyre të mëparshme.

Duke e ditur se Basha e kishte quajtur Vettingun një projekt mafioz, ku ndërkombëtarë të korruptuar po ndihmonin Ramën të kapte drejtësinë (video poshte), duke ditur se PD-ja i kishte akuzuar shpesh komisionet e vettingut për politizim dhe korruptim me para në dorë, kam këmbëngulur fort të kuptoja se si do të bëhej kjo piruetë 180 gradëshe.

Që nga nënkryetarët e PD-së e deri tek deputetët e thjeshtë, kam parë konfuzion, paqartësi dhe frikë për të folur, sepse askush nuk ishte i sigurtë për momentin se kur Basha do të zdërhallej me llapë mbi ato çka kishte pështyrë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ky ngurim vinte edhe për faktin se nga selia qëndrore e partisë patën dalë gjatë këtyre muajve versione të ndryshme. Fillimisht Basha thoshte se ky propozim i Ramës dhe ndërkombëtarëve nuk ishte prioritet i PD. Nisur nga kjo moto deputetët e tij i braktisën fillimisht punimet e komisionit të legjislacionit. Pastaj qëndrimi evuloi. Meqë bëhej fjalë për ndryshim të kushtetutës, ku duheshin detyrimisht dhe votat e opozitës, u la të kuptohej se duhej bërë një ndërhyrje e madhe në ligjin themeltar të shtetit, ku të përfshiheshin edhe propozimet e PD-së, si vettingu i politikanëve, rishikimi i reformës territorale dhe asaj zgjedhore.

Gjuha që përdornin hierarkët e PD-së ishte, se kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsultime me publikun dhe pa marë gjerësisht mendimin e specialistëve, se një gjë e tillë nuk mund të zgjidhej si pazari i fshehtë i natës së fundit. Madje si rezultat i kësaj, u hodh dhe ideja se edhe nëse zgjatja e komisioneve të vettingutt pranohej, ndonëse këta kripto rilindas nuk kishtin bërë as gjysmën e punës që patën marrë përsipër (kanë shqyrtuar vetëm dosjet e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve), ky kompromis mund të bëhej duke zëvendësuar të paktën njërëzit me të tjerë. Pra që komisionerët që opozita i kishte etiketuar si të kapur nga pushteti të ndryshoheshin duke i dhënë rol edhe PD në filtrimin e kandidaturave të reja.

Tragjikisht asgjë nga këto nuk ndodhi, as debati publik, as bilanci dhe marja në shqyrtim e punës të atyre që do t’u jepej një mandat i ri kushtetues, as ndryshimi i emrave të vettuesve, as rishikimi i formulës të deritanishme.

Paturpësisht Basha e la çështjen në heshtje dhe errësirë deri natën e fundit, loboi në kulisa me diplomatët që të merrte disa deklarata mbështetjeje dhe në fund bëri fiks ashtu siç e kishte urdhëruar Rama që në tetor, shkoi të votonte pa hedhur vickla.

Natyrisht, evokimi i gjithë kësaj sage disa mujore nuk ka ndonjë vlerë të madhe, sepse prej andej rrjedh po i njëjti konkluzion që e kanë kuptuar të gjithë, ai se Lulzim Basha as nuk skuqet as nuk zverdhet nga gënjeshtra, se ai nuk ka asnjë lidhje me koherencën në politikë, se ai është sendërzim i mendësisë: “ç’punë kam unë, me atë që kam thënë unë”. Këtë bëri edhe sot para kuvendit kur tha se po prishte planin e Ramës për të sabotuar vettingun.

Por, këtu problemi i madh është se për mandatin e dytë me radhë, opozitarizmi në Shqipëri po mbetet pothuajse i papërfaqësuar në parlament. Sot votat e pd-istëve të Bashës janë të barabarta me ato të Kujtim Gjuzit, Jenisherit, asaj biondinës së “kërpëratave”, si shtojca që i shërbejnë rilindjes për të bërë formalisht numrat që i duhen.

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë interes të shikosh se ç’bëjnë lolot e PD-së zyrtare me komisionet për vjedhjen e zgjedhjeve, për inceneratorët, apo denoncimet e tyre për krimin. Në fund ata shndërrohen në gomën rezervë të regjimit, i cili i nxjerr nga bagazhi sa herë i duhet. Kështu ndodhi edhe sot, kur një tufë deputetësh të pështirë, morën formën e shefit të tyre, duke harruar se ç’kanë nxjerë nga goja për pesë vjet.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Të shemb shtëpinë, të rreh dhe s’të le as të qash
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Standardi i Xhafer Devës dhe “heronjtë” serbo-komunistë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?