GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Tre kandidatët e Tiranës, dhe si PD po e bën PS të duket, edhe njëherë, si Partia e Punës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Tre kandidatët e Tiranës, dhe si PD po e bën PS të duket, edhe njëherë, si Partia e Punës

By
Alfred LELA
04/11/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Shfaqja e tre kandidatëve të Partisë Demokratike për primaret e Tiranës në “Opinion” të enjten ishte kartolina politike me mesazhin më të fortë të viteve të fundit. Ilir Alimehmeti, Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani, e bënë Partinë Demokratike të Sali Berishës, i cili dyshohet nga kritikët e tij sidomos për moshën, të dukej e re, vibrante dhe e rithemeluar.

Megjithëse veç e veç ‘tre tenorët’ nuk patën ndonjë shkëlqim te i cili mund të ndaleshe për të thënë “ky është fituesi”, “ky është kryetari i ri i Bashkisë”, ata përplotësuan një pamje lirie, dhe vetëbesimi që vjen nga liria, që nuk shihet prej të paktën një dekade në politikën shqiptare.

Të tre më të rinj se kryetari aktual i Bashkisë, i cili është ndërkohë politikani më i ri që ka Partia Socialiste, dhe shihet si pasardhësi i Edi Ramës, çunat e PD e bënë mbrëmë kundërshtarin politik të dukej si Partia e Punës përballë partisë së sapothemeluar Demokratike, 32 vjet më parë.

Për rastësi ose jo, edhe asokohe në partinë e sapothemeluar të të rinjve, punëtorëve dhe intelektualëve bëheshin disa herë zgjedhje në një hark të shkurtër kohor, për të arritur te kryetari Sali Berisha. Partia e Punës sapo kishte dalë nga Kongresi i 9-të, që e pat quajtur “të vazhdimësisë”. Ramiz Alia, që ishte për vete antik, në kartolinën e përgjithshme të punistëve ngjante djaloshar. U desh “rithemelimi” në Kongresin e 10-të, dhe ardhja në krye e Fatos Nanos dhe një shpure mesoburrash, për ta zbutur sadopak teksturën teritale të Partisë së Punës, prostata politike e së cilës qe bjerrë.

Pavarësisht kësaj ’perestrojke’, PPSH e shndërruar në Parti Socialiste, mes një zhurme dhe parahetie të madhe, së cilës nuk i shpëtoi as poeti Dritëror Agolli, krahasuar me Berishën, Pashkon, Imamin, Hajdarin, Zogajn, Pollon, Selamin e të tjerë dukej një gërdallë.

Gjë aspak e habitshme, po të marrësh në sy kohët e asaj kohe, që sot, në një koncentrim më të lartë terminologjie quhen “kontekst”.

Habia ndodh sot kur, njeriu që mori, për ta reformuar së dyti, një Parti Socialliste që duket sikur po mbyllte ciklin e vet të parë, Edi Rama, e ktheu aty ku ia pat filluar, jo te duart e Fatos Nanos, por Ramiz Alisë.

Edhe pse mund të mos i ngjajë në formë, PS aktuale e Ramës dhe PPSH, po afrohen në ngjashmëri si dy pika uji. Rama ka filluar të plaket dhe padurohet si një patriark lindor, dhe batutat janë e vetmja ofertë politike e tij. Por, ngjashmëria fillon e bëhet tipike në dy elementë: në PS nuk ka më garë të hapur, nuk ka konkurencë, nuk ka zgjedhje, ka vetëm yrysh për t’i pëlqyer kryetarit. Ata që dalin prej kësaj skeme përfundojnë në margjina, si Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli e të tjerë. Kjo ‘rënie e zgedhjeve’ në PS është më pak dramatike, po ta krahasosh me një element thuajse tragjik: pafuqinë (në mos padëshirën) e lidershipit të kësaj partie për të kapur psetë e shpopullimit, e dëshirës dhe ngutit të shqiptarëve për të lënë atdheun dhe për të marrë rrugët e botës në mënyra të ngjashme me 1991-1992, dhe të harruara që nga vitet 2000.

Numrat janë alarmantë dhe vijnë nga burime të besueshme ndërkombëtare, por Rama është i verbër para kësaj, dhe zgjedh ta shpjegojë me lirinë ikjen masive të popullit, të cilin atij i duhet të qeverisë.

Edhe në këtë pikë ai ngjan me Partinë e Punës, e cila në vitet ‘90-‘92 ishte e interesuar që rinia dhe punëtorët të iknin, duke e çliruar kështu vendin nga një valvul presioni dhe revolte. Me këtë fashë kryengritëse të ikur, Partia e Punës e kthyer në Socialiste, mund ta kontrollonte sërish pushtetin. Edi Rama, me gjasë do duhet të jetë duke bërë të njëjtat llogari: zbrazjen e vendit në favor të pushtetit personal dhe partiak.

Duhet thënë se, në këtë pike, Partia Demokratike nuk ka ndonjë meritë, duke qenë se për 9 vite ka qenë një kopje e zbehtë e mënyrave të pushtetit.

Por duket se diçka po lëviz. Tre djem në garë për të hyrë në sfidën e Tiranës ishin mbrëmë një kartolinë e mirë rikthimi.

Sa i takon asaj se, si Edi Rama e mori PS për ta kthyer në parti Laburiste europiane të “rrugës së tretë”, dhe e degdisi mbrapsht në honet e Ramiz Alisë, kjo mund të jetë habi por jo mister. Martesa e gjatë me të mbrapshtën nuk prodhon gjë tjetër veçse riciklim të së keqes.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Charteri, çarku ku ka ngecur Rama
Next Article Trump: “Hold on, I’m coming”. 2024 është tashmë këtu
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?