GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Shteti në timonin e atentateve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Shteti në timonin e atentateve

By
Alfred LELA
11/11/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Te ekzekutimi i Gilmando Danit, një eksponenti të dënuar më parë të krimit, nuk të habit vrasja vetë. Në atë botë ku jetohet me plumbin, gjasat janë që nga plumbi do të biesh. Janë tre elementë, që bien në sy, në këtë ekzekutim të sofistikuar, madje mund të thuhet se bërtasin.

Së pari, le të konsiderojmë orën e atentatit. Edhe për Paul Castelanon, bosin e familjes Gambino në New York, atentatorët zgjodhën një orë të mbrëmjes, ku jo vetëm do të mund të binin më pak në sy dhe fshiheshin më lehtë, por edhe sepse mafiozët, (të paktën ata në Amerikë) nuk ia lejojnë vetes një sfidë direkt me forcat e ligjit.

Sot, në një prej segmenteve më të rrahura të Shqipërisë, disa vetë qëlluan mbi një makinë luksoze dhe të blinduar, ku gjendej edhe armiku i tyre. Ishte dita me fat e të rastësishmëve përreth, por jo e shënjestrës. Komisariati i Policisë së Rinasit është punë 200 metrash më tej. Kamera dhe radarë të të gjitha llojeve, në çdo cep. Siguria, të paktën teorikisht, në këtë zonë është kryefjala.

Atentatorët nuk pyetën për këtë. Kjo siguri, afërmendsh, vjen sepse ata janë gati t’ia bëjnë këtë sfidë (karshillëk) shtetit. Thënë me gjuhën e tyre ‘nuk e rruajnë për të’. Pavarësisht pasurisë, ‘e kena da menjen’, apo fuqisë së një grupi kriminal, shteti, po të ketë vullnet, e asgjëson saherë, kudo dhe kurdo të dojë. Këtu kemi ngecur.

E gjitha lidhet me elementin e dytë, që gjendet na makinën e të ekzekutuarit. Ku ishte, epna Zot jetë për këto mrekulli të kohës sonë!, një oficer Policie. Madje një prej atyre të ngarkuar për mbikqyrje, ai që duhet të ruante blutë nga korrupsioni, me pak fjalë.

Kjo nuk është arsyeja kryesore, dhe as lidhja e vetme e krimit me shtetin, është madje vetëm një fije. Siç dalin në përgjime, bosët e krimit kanë lidhje direkte me shefat dhe drejtorët e Policisë të cilët janë në borderotë e tyre. Në këtë hierarki, një zyrtar i AMP nuk mund të shërbejë më shumë se shoferi në këtë rast. 

Në këtë hapësirë, ku kufijtë me ligjin janë fshirë, lëvizin njerëzit e botës së krimit. Ata nuk druhen dhe as ruhen sepse e konsiderojnë atë që bëjnë ‘një biznes si gjithë të tjerët’. Fatale në këtë rast është fakti se, ata që duhe të ishin përballe tyre, për t’i ndaluar, ata që duhet ta konsideronin punën si profesion të sigurisë publike, po ashtu e kanë kthyer në biznes.

Krimi nuk ka frikë nga Policia, sepse Policia nuk ka frikë nga ligji, sepse këtë mungesë frike e shohin me radhë që nga shefat e tyre, e deri te shefat e shefave në majë të kupolës shtetërore. Për frikën nga Zoti, mos pyesni, se ende nuk kanë kaluar 100 vjet nga shembja e kishave dhe xhamive.

Ka edhe një element të tretë, që lidhet me atë që dëgjojmë të thuhet dhe shkon në krah krejt të kundër me atë që shohim të ndodhë. Sot, ministrja e Brendshme, më pak se një orë nga atentati, mburrej në Komisionin parlamentar të Sigurisë, me një vetësiguri që buron, o nga naiviteti o nga moskokëçarja. Shifrat dhe qëndrimi i saj ishin më shumë përpjekje për propagandë se sa i një zyrtari të lartë të shtetit që e ka shqetësim sigurinë dhe rendin.

Nuk mund ta fajësojmë deri në fund. Zonja Koçiu nuk është më shumë se një imitatore e shefit të vet. I cili prej kohësh është hedhur në epokën ‘post truth’ apo ‘alternative facts’. Thënë shqip, ai nuk i konsideron faktet, por i përmbys ato për hir të propaganadës. Atij nuk i intereson shteti, por pushteti. Këtë të fundit e ka ngritur të tillë, saqë do të binte sakaq pa mbështetjen te krimi dhe bandat.

Dhe kjo është aryeja e fundit se, pse banditët u shfaqën sot në mes të ditës, ngjitur me aeroportin ndërkombëtar, vranë rivalët e tyre dhe e dogjën makinën e arratisë pak kilometra më tej. Prej kohësh, ata dhe të ngjashmit e tyre, janë me shtetin, i cili duhet ta mbrojë qytetarin prej tyre, në një marrdhënie biznesi. Herë i pajton shteti ata si nënkontraktorë, e herë të tjera ndodh e kundërta. Prandaj në makinat e e të fortëve i gjen të gjitha llojet e kostumeve të shtetit, nga blutë e deri te pelerinat e errëta.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – ‘Rilindja’ e Piktorit, si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve!
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Rama-Bela, mbytja në ‘Titanikun’ narkotik

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?