GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Shërbimi që na bën Ahmetaj me arratinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Shërbimi që na bën Ahmetaj me arratinë

By
Alfred LELA
17/07/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Arratia e Arben Ahmetajt nuk duhet spektakolizuar, siç media, në botë dhe në Shqipëri, bën me raste të tillë. Si në filmin Don’t look up, kjo ikje është simptomë e pushtetit të tejngopjes; ashtu si kometa që kërcënon tokën dhe bota merret me gjëra më ‘serioze’.

Shmangia e Ahmetajt nuk duhet të krijojë efektin që bënë vibratorët në vilën e bashkëjetueses në Hamallaj, apo aksesorë të tjerë të spektakolares, që mbillen në vëmendjen e publikut, herë nga cektësia e herë nga programacioni i djallëzisë.

Arratia e Ahmetajt është një thyerje e madhe në aksin e pushtetit, i cili nuk e mban dot më peshën e abuzimeve të veta. Ish zv/Kryeministri është pesha më e rëndë në një aradhë skandalesh qeveritare, që kanë nisur me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe kanë ‘pushuar’ te ministra dhe deputetë të tjerë të PS. Ahmetaj po don të thotë se nuk e jep kokën e vet për kurbanin e radhës, sepse nuk është ai në krye të punës. Ai, gjithashtu, nuk pranon të dënohet si aksesor në krim edhe pse ka shërbyer si i tillë. Afërmendsh, Ahmetaj ka ditur, edhe në mos pastë bërë, dhe duke ditur ai kërkon edhe të shpëtojë.

Thënë këtë, në ‘revolucionin e Rilindjes’, që premtoi Edi Rama në krye të herës, Arben Ahmetaj shënon thyrjen finale. Ai përbën pushtetin që nuk përballet me veten, publikun apo kundërshtarin. Përmbi këtë rupture (shqyerje) të idesë së pushtetit si përgjegjësi dhe llogaridhënie, rri ‘gjel i grumbullit të madh te plehut politik’, vetë Edi Rama. Ta dëgjoje kur merrej me Ahmetajn dhe ‘shokë të tjerë të dalë nga udha e tij dhe e Zotit’, kur vazhdonte të njëjtin refren të lodhshëm se fajin e kanë kundërshtarët politikë; mosafrimin e asnjë lloj reflektimi për rolin e vet në këtë filozofi të pushtetit që buron prej tij, ishte si të kqyrje një burrë që flet me pjesën tjetër të personalitetit të vet të ndarë (split personality). Pra, dikë që kuvendon me hijen psikologjike duke u ofruar secilës pjesë mohimin.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Monologjet e Ramës janë shenja e fundit e fundit të pushtetit të tij. Kur kthjellohet, ai e kupton këtë. Kjo është arsyeja se pse, pavetëdija i tha ndërgjegjes që t’i ftonte shqiptarët të mos dilnin në zgjedhje, dhe pas 14 majit t’i falenderonte për apatinë sociale dhe politike.

Ai është kthyer, pra, në një entitet politik të ndarë, mohues, kundravajtës. Ai nuk befason më, por vetëm përsërit ato që dikur ia mbanin për befasi. Formula e tij e ‘unifikimit të të gjitha qelbësirave’ e ka përmbyllur ciklin. Qelbësirat tani po shpërndahen, secili mëckokë të vet dhe për kokën e vet, dhe arratia e Ahmetajt e dëshmon këtë.

Cili mesazh i mbetet Ramës për pushtetin dhe vijimësinë? Ai i filmit Don’t look up. Thirrja që njerëzit të mos shohin lart apo anash, te mos dalin në votime, të mbyllin hundët dhe të votojnë për të, të mos gjykojnë, t’ja mbajnë atë kopil sa t’i thotë asaj tjetrës ‘kurvë’, të mos dëgjojnë kritikët e tij dhe, alas, sidomos opozitën.

Një anti-mesazh, pra.

Për këtë pikë ku e solli Ramën me arratisjen e tij, Arben Ahmetaj mund edhe të falenderohet.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave
Next Article Futboll, cilat janë skuadrat me më shumë tifozë në botë? Ja shifrat më të fundit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?