GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Policë, gazetarë dhe agjentë qeveritarë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Policë, gazetarë dhe agjentë qeveritarë

By
Alfred LELA
31/05/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Përfshirja e një gazetari dhe disa punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore-AMP në një skemë te dyshuar shantazhi nuk duhet trajtuar, siç ka përpjekje, si një problem i gazetarëve dhe medias.

Një lexim i tillë dhe mbështetja aty e debatit do të ishte një shmangie e qëllimtë e asaj që është thelbi i problemit. Këtë gjë duket se e ka kapur Shoqata e Gazetarëve Profesionistë (APJ) që në një deklaratë kërkonte hetimin e ngjarjes dhe kujdes me përqendrimin e shigjetave të sulmit kundër gazetarit.

Për ata që nuk janë familjarë me lajmin mund të klikojnë këtu.

Për të mbështetur këtë linjë të qëndrimit duhet pak kontekst i cili lidhet me zbardhjen e bisedave të krerëve dhe ushtarëve të krimit të organizuar në vend, mundësuar nga autoritet franceze dhe paketuar më pas në një dosje të SPAK.

Gjurma e ‘këpucës’ së Policisë dhe gjithë reparteve të saj në marrëdhëniet ‘intime’ me krimin e organizuar është kaq flagrante sa, e përsëris, kriminelët duken simpatikë.

Pjesë e kësaj babëzie, këtij përdorimi, shitjeje të uniformës dhe imazhit të policisë shqiptare, është edhe episodi i fundit i punonjësve të AMP. Në thelb është një sipërmarrje ilegale që rrjedh nga konteksti i përgjithshëm që siguron superstruktura e shtetit që vjen nga pushteti.

E cila në thelb përqendrohet te një kulturë abuzimi që zbret nga lart poshtë. Kështu punonjësit e AMP, në këtë rast agjentët sekretë të shtetit që hetojnë policinë duke parë batërdinë e eprorëve të tyre në Polici dhe licencën politike për veprimet e tyre, zgjedhin një qasje sa origjinale aq edhe ilegale. Pak a shumë, nëse këta shkërdhata (eprorët tanë) korruptohen, vjedhin dhe pasurohen po ne pse duhet të ruajmë kodin etik dhe ligjor?

Është njëfarë robinhudizmi i kthyer mbrapsht. Pra, unë jam marr keqbërësit edhe pse kjo më bën keqbërës.

Në një rrafsh sociologjik agjentët e AMP po fusin lugën në detin e bërë kos të kaosit amoral. E përkthyer në një devizë të parapëlqyer liberale ‘everything goes’.

Por duhet mbajtur mend ajo që është kryesore: këto janë simptoma që vijnë nga trupi i sëmurë i trupit politik lejuar me licencë dhe botëkuptim të qeverisë Rama.

Në këtë kuptim të shënjestruarit e gazetarit të përfshirë në episodin e AMP është me gjithë mend heqje e thelbit. Më shumë se kaq të debatuarit për sëmundjen e gazetarisë kur media është vetëm simptoma e jashtme e gjithë batërdisë që ka përfshirë shtetin, është dashakeqësi apo ndihmë në ruajtjen e kësaj status quo-je.

Kjo do t’i shërbente pushtetit për të licencuar një gjueti të radhës shtrigash me justifikimin e purifikimit të arealit mediatik. Gjë që do të mbulonte problemin dhe sëmundjen e sistemit, por më keq se kaq do të anashkalonte edhe simptomën më të rëndë të murtajës qeveritare: kapjen dhe instrumentalizimin e asaj që quhet media ‘mainstream’.

Pra, zëvendësimin e debatit me pseudo-debat.

Një qeveri që ka mbyllur me favore apo forcë gojën e çdo Televizioni kryesor apo dytësor nuk ka gojë të flasë për mediat e reja, të vogla, qofshin portale, blogje apo faqe ne rrjete sociale.

Kjo do përbënte edhe një përpjekje të radhës për të sunduar mbi bedenat e fundit të komunikimit të lirë publik.

Ata që mbështesin këtë qasje nuk janë gjë tjetër veçse ‘mainstream agents’ të qeverisë.

Nuk u intereson liria, ngase robëria paguan më mirë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Patriotizmi fals i Edi Ramës! Gjermanët thonë: ‘Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar’!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i bojkotit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?