GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Në vendin ku proteston qeveria
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Në vendin ku proteston qeveria

By
Alfred LELA
16/02/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Protesta e punonjësve bashkiakë dhe patronazhistëve qeveritarë, të enjten para Gjykatës dhe Prokurorisë së Posacme, duhet të shënohet si një nga rastet më spektakolare të absurdit politik. Jo për atë se çdo qeveri, dhe sidomos kjo e tashmja në Shqipëri, ushtron pushtet ekzekutiv të konsiderueshëm, por edhe se e njëjta qeveri, për të njëjtin institucion para të cilit protestonte, ndërroi katërcipërisht gjuhën dhe qëndrimin.

Pa harruar këtu një gjë, që është përkufizuese e natyrës së qeverive: ato nuk protestojnë; e kundërta protestohet kundra tyre, për faktin e thjeshtë se kur, sado formalisht, ke siguruar një shumicë, ua lë pakicave instrumentin e kundërshtimit.

Ky moment është keqpërdorimi i parë dhe flagrant i pushtetit si koncept. Por socialistët, këta specialistë, do thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori-të së keqes do të shtonin të tjerë-nuk mjaftohen me shfrytëzimin vetëm të pushtetit si koncept. E bënë këtë të enjten, edhe fizikisht, duke kundërshtuar edhe veten. E kam fjalën te ‘mungesa strategjike’ e Policisë së Shtetit në perimetrin e protestës, duke shpërfillur edhe një kërkesë për ndihmë –sipas ligjit-të Gardës së Republikës.

Të premten e një dite më vonë, ministri i Brendshëm, një shvejk lokal shumë i lezeçëm në marrina, e shpërfaqi absurdin e pushtetit, edhe verbalisht, kur tha se nuk kishte protestë dhe as rrezik, por vetëm një tubim simpatizantësh.

Lexo më shumë

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Nga Andi BUSHATI – Një president lolo

I njëjti ministër ka qenë në detyrë, të disa të mëparshme, kur protestat apo tubimet kanë marrë tjetër përgjigje. Po aty, në 2-3 raste, mbështetësit e Sali Berishës janë tubuar për të përcjellë kryetarin e tyre në paraqitjet në SPAK apo GjKKO. Në çdo rast forcat policore kanë qenë të pranishme dhe të përforcuara. Sikur asgjë, e kanë ndjellë rrezikun me praninë e tyre,  edhe pse ai mund të ketë qenë ose jo i pranishëm. Për të kthjelluar këtë, duhet thënë se, në asnjë rast, nuk ka patur përplasje mes të tubuarve dhe policise, dhe aq më pak dhunë verbale apo fizike kundër prokurorëve e gjyqtarëve. Mbështetësit e opozitës kanë shkuar aty, përcjellë dhe dëgjuar komunikimin publik të Berishës, dhe mbrapsht. Ndryshe nga ‘simpatizantët’ e qeverisë, ata nuk u kanë zënë pritë funksionarëve të drejtësisë, nuk i kanë pritur deri në daljen nga zyrat, nuk u janë hedhur sipër makinave, apo goditur ato, siç ndodhi me të pakorruptuarit e ndërkryer të enjten.

Për të kuptuar disi më qartë ‘ndërhyrjet strategjike’ të Policisë, kujtoni situatën groteske para pak muajsh, kur Specialët e Hoxhës u futën në territorin e Kuvendit. U lips ndërhyrja e Gardës për t’i ‘qartësuar’ për shkeljen. Policia, me zell të tepruar, ndoqi një grusht protestuesish që u zhvendosën sporadikisht nga Bashkia te Kuvendi. Skenat e asaj dite, me policë specialë duke u kacafytur me deputetët e opozitës në lulishten e Kuvendit, i përkasin përfytyrimit të banales.

Të kuptohemi, banaliteti nuk është i policëve të keqpaguar dhe keqtrajtuar-edhe ata shqiptarë të thjeshtë-por i qeverisë, ministrit dhe kryeministrit.

Nuk ka si kulmon banalja, më shumë se nga ullukët që kullojnë mbrapshtinë e gjirizeve të pushtetit, se sa te precedenti i një qeverie, që ka pafund pushtet, dhe del në mexhlis për të marrë edhe pushtetin e fundit në vend: protestën.

Kjo bie në sy edhe më shumë, për faktin se protesta është kategori etike, pakice dhe kundrabalance. Patronazhistët e Ramës dhe Veliajt, në rrethimin e SPAK dhe GjKKO nuk janë as etikë, as pakicë dhe as në kërkim të balancës.

Pasi kanë vjedhur e ndarë plaçkën, kuçin e maçin e çdo pasurie publike, kërkojnë të shfrytëzojnë edhe xeherorin e fundit të një pasurie që, si shumë të tjera, nuk është e tyrja: të drejtën e protestës, tubimit, rebelimit, kryengritjes.

Nuk fitojnë gjë me të, sigurisht. Veçse, u dhurojnë syve që vështrojnë, habi dhe përçmim të asaj që, është qesharake dhe shfaqet në mijëra formë.

Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Nga Andi BUSHATI – Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj e thotë shkenca Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?