GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – McGonigali u skuq si rus, u mavijos si shqiptar, dhe po zverdhet si kinez
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – McGonigali u skuq si rus, u mavijos si shqiptar, dhe po zverdhet si kinez

By
Alfred LELA
07/09/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama, asokohe një burrë i ri me ëndrra ende të painfektuara, në mbyllje të një mainfestimi opozitar në vitin 1991, te “stadiumi Dinamo”, pat thënë ndër të tjera se, “komunizmi na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë”.

Ky kolorit është rikthyer në skenën e historisë për një mikun e tij, por ndoshta edhe për vetë Kryeministrin. Charles McGonigal, ish kryeagjenti tashmë dy herë i dënuar i FBI, është edhe njëherë para ‘gijotinës’ për t’u dënuar me shumë gjasë, një here të tretë. Pasi u shpall fajtor për ‘dosjen shqiptare’ në Washington dhe për ‘dosjen ruse’ në New York, duket se do të dënohet për ‘dosjen kineze’. Për analogji, pasi u skuq si rus, u mavijos si shqiptar, tani do të zverdhet si kinez.

Sigurisht, implikimet kineze të një agjenti amerikan nuk janë të herës së parë, dhe nuk do ngjallnin interes në Shqipëri, por shqiptarët aty janë aktorë kryesorë të dosjes. Nga pak Agron Neza dhe sidomos Dorian Duçka, personat A dhe B, por edhe kryeministri Rama. Të tre këta kanë qenë të pranishëm, si protagonistë, edhe në ‘dosjen shqiptare’ për të cilën McGonigal u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg.

Ajo që potencialisht mund të jetë e re këtë radhë është se, McGonigal nuk do të trajtohet si ‘i korruptuar’, pra si fshehës shumash monetare apo thyerës i kodeve sjelljes së shërbimeve inteligjente amerikane, por si spiun i fuqive të huaja armike, çka mund ta rëndojë akuzën edhe deri në tradhëti ndaj Amerikës.

Në rrafshin amerikan të ngjarjeve, Donald Trump do të hakmerret ndaj establishmentit të majtë, i cili me anë të McGonigal donte ta shpallte atë ‘tradhtar të Amerikës’ nëpërmjet lidhjeve të hamendësuara ruse. Duket se McGonigal, nëpërmjet lidhjeve kineze, mund të stigmatizohet me po atë akuzë.

Në Tiranë kanë rëndësi dhe peshë lidhjet shqiptare të dosjes.

Ajo që duket nga një lexim i dyfishtë është se shqiptarët që e futën në kurth, edhe e tradhtuan agjentin amerikan. Sipas të gjitha gjasave në shkëmbim të njëfarë imuniteti.

Ndoshta këtu mund të gjendet edhe twist-i ri, informal ose jo, që mund të marrë çështja. A do ta falin, këtë hetim të ri të McGonigal -drejtuesit e rinj FBI por edhe agjentët hetues, faktin se një grup të huajsh, të një vendi aleat të NATO-s, ku me gjasë përfshihet edhe KM Rama, futën në kurth dhe më pas ‘shitën’ një ish-koleg të tyrin, një amerikan, një shok armësh?!

A do të jetë hetimi i gjithi vetëdije profesionale apo edhe patriotike?

Askush nuk mund ta thotë me siguri, por ajo që duket nga koha, forma dhe narrativa e administratës Trump, është se kjo dosje, për ta thënë në amerikanisht, duket si ‘going in for the kill’, pra për ta mbyllur me një goditje finale, e cila ka brenda hakmarrjen politike, personale dhe amerikane.

Të tre aktorët shqiptarë të ‘dosjes kineze’ nuk duhet të jenë të qetë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Next Article BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?