GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Kush e lejon Ramën të mbajë një minë poshtë demokracisë?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Kush e lejon Ramën të mbajë një minë poshtë demokracisë?

By
Alfred LELA
04/05/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Rama, në harkun e pak javëve, ka reaguar dy herë me mosnjohje, në rastin e dy raporteve ndërkombëtare. Në fillim të Departamentit të Shtetit, të cilin e quajti copy/paste të vitit të mëparshëm, dhe dje për raportin e Reporterëve pa Kufij (RFS), të cilin e dënoi edhe më shumë.

Në këtë të fundit, Shqipëria kishte zbritur me 20 vende, një rënie drastike për lirinë e shtypit. Në rastin e lirisë së shtypit Qeveria është pjesërisht fajtore, edhe pse ka barrën më të madhe; te kjo rënie ka vend për të mbajtur peshë edhe aktorë të tjerë.

E kundërta mund të thuhet për raportin e Departamentit të Shtetit ku trajtohet korrupsioni dhe Qeveria me departamentet e saj, janë thuajse ekskluzivisht fajtorë (po të heqim këtu atë që antropologjikisht njihet si ‘kulturë korrupsioni’, por Rama vetë na ka thënë se ‘është sistemi dhe jo njeriu’, kështuqë ky shfajësim bie).

Ka dy probleme që duhen pahësuar (evidentuar) në këtë rast. I pari është gjendja mendore e kryeministrit Rama. Jo në kuptimin klinik, por politik dhe kulturor, natyrisht. E dyta ka të bëjë po me gjendjen mendore, por kësaj radhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, të cilët këto raporte që mohohen nga Rama, përfaqësojnë. Të dy pohësimet janë ngusht të lidhur.

Sa i takon z. Rama, ai i dënon me mosnjohje kritikat dhe kritikët, së pari në mungesë të opozitës e cila është në proces riformatimi dhe e kapur në lufën e brendshme, dhe po aq për shkak se kjo i lejon një territor iluzor të kontrollit dhe rehatisë që lidhet me këtë fa(k)t.

Kjo e shtyn shefin e Qeverisë drejt një shkëputjeje me ngjarjet, realitetin dhe implikimet e të dyjave. Kjo e ftoh atë në raport me raportet ndërkombëtare. Kjo rrjedh, sigurisht, edhe prej faktit se, dhe këtu lidhemi me momentin e dytë, se aktorët që duhet t’i shtynin përpara, duke i ritheksuar, mesazhet e këtyre raporteve, përfaqësuesit e huaj në Tiranë, heshtin në lidhje me to. Duket sikur, në njëfarë mënyre, edhe ata nuk i njohin këto përfundime të zyrave qendrore në kryeqytetet e tyre, apo edhe të organizatave profesionale joqeveritare me besueshmëri ndërkombëtare, si Reporterët pa Kufij.

Kjo, bie vendosmërisht në sy në rastin e përfaqësueses amerikane në Tiranë, dhe krijon një imbalancë të dëmshme. Nëse zonja Kim përfaqëson vullentin dhe zërin e Departamentit të Shtetit, sic edhe e thonë me përsëritje shefat e saj në Ëashington, a është kështu edhe për raportet e DSh? A është duke e cënuar këtë lidhje kryeministri Rama, i cili i dënon me mosnjohje duke i konsideruar thjesht letra organizatash që bëhen copy/paste nga vitit në vit? Apo më tej, pse ka mbitheksim të mesazhit në rastin e vendimit të Departamentit për ish-kryeministrin Berisha, por një zbythje në rastin e kryeministrit Rama?

A janë korrupsioni, liria e shtypit, e me radhë, minime të demokracisë gjithashtu, apo ato në rastin e qeverive janë fakultative, ndërsa në rastin e opozitës të shenjta?

Kjo krijon një përshtypje relativizimi të ngjarjeve dhe koncepteve, ku përfaqësuesit e huaj ndihmojnë, në vend që të bëjnë të kundërtën.

Është e nevojshme për shëndetin e demokracisë që aktorët të kthehen në vendet dhe rolet e tyre dhe t’i luajnë ato sipas teksteve të veta, të cila nuk mund të jetë fakultative. Cdo shmangie dhe dalje prej tyre kuptohet edhe lexohet, dhe ndikon direkt në besimin që njerëzit kanë te demokracia, institucionet dhe përfaqësuesit e saj.

Në fund, Rama bëhet babai i mosnjohjes sepse është lejuar të jetë biri i mosmirënjohjes. Të njëjtët mekanizma që duhet të mbajnë përgjegjës të tjerët, këputen në rastin e tij. Kjo minë me dy standarde poshtë shtëpisë së demokracisë duhet të hiqet.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij
Next Article A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?