GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Komploti solo i Arben Ahmetajt
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Komploti solo i Arben Ahmetajt

By
Alfred LELA
29/01/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Intervista e tretë e ish-zv/Kryeministrit Ahmetaj, bashkë me dy të parat, por ndoshta edhe më shumë se ato, të vendos përballë pafuqisë. Jo përballë pyetjes “çfarë po ndodh?”, por “kush janë këta njerëz?”. Kush është Edi Rama dhe ata që e rrethojnë, dhe pse ky rreth, sa i fandaksur aq edhe banditesk, e ka mbytur Shqipërinë me një pabesi që, sa më e madhe bëhet aq më shumë e zvogëlon rreshtin e besnikëve.

Territorin e shkretuar të pabesisë mund të qëmtosh përreth Edi Ramës edhe nga fakti se ai nuk ka më besnikë. Ka vartës, nevojtarë, puthadorë, ushtarë të grykësisë, të trembur prej tij, por jo besnikë. Besnik është dikush që beson te ideja jote dhe te forca jote për ta materializuar atë ide. Një ndryshim i madh ky prej shërbëtorit, i cili nuk ka asnjë ide dhe asnjë forcë, as atë për të besuar te ideja e dikujt tjetër. 

Kjo e bën Edi Ramën aq të qetë kur i braktis të vetët, sidomos kur ata nuk pranojnë t’i ofrojnë shërbimin e fundit: të flijohen që ideja e tij e pushtetit të shkojë përpara. Arben Ahmetaj u fut në grykën e sulmit të Kryeministrit, edhe për faktin se ai nuk qe i gatshëm ta ulte kokën në prehrin e gijotinës, të shërbente edhe me disa vite jetë burgu. Shprehja e Ramës ‘ata që prishin unitetin e partisë të shkojnë në të sëmës’, duhet lexuar “ata që nuk janë gati të flijohen për mua…”.

Ahmetaj, sa herë që del-apo nuk del- shërben si kujtesë e kësaj, e faktit se edhe një autokrat egomaniak e ka pushtetin të kufizuar-ai nuk futet dot deri te liria e njeriut për të zgjedhur lirinë e vet.

Kjo është premisë fuqie, si për Ahmetajn ashtu edhe për një pjesë të publikut, por është pafuqi përballë pranisë dhe rezistencës së të keqes, që Rama dhe rrethi i tij përfaqësojnë.

Kjo pafuqi rrjedh sidomos nga pamundësia e dramës për ta zgjidhur konfliktin, dhe kthyer në tragjedi. Në rastin Rama-Ahemtaj konflikti nuk është përplasja mes tyre, por realiteti politik që na shpërfaq kjo përballje. Zakonisht, ngjarjet zgjidhen, duke degraduar ose nëpërmjet një elementi tragjik. Rasti i parë krijon komedinë, i dyti tragjedinë. Tragjikët e mëdhenj, që nga grekët e lashtë e deri te Shekspiri, e kanë zgjidhur konfliktin me anë të vrasjes mizore. Komplote të tilla të mëdha, jo vetëm në fiction, por edhe në ngjarje të jetës, si Çezari apo Trujillo, nuk zgjidhen solo. Kërkohen pra, bashkëkomplotistë. Bruti, as i vetëm dhe as vetëm me Kasin, nuk do ta kishte vrarë dot Çezarin. Ai mbështetej në një rreth senatorësh dhe ushtarakësh, por edhe vegjëlie që formoi më pas ushtrinë, që të dy palët kundërvunë. Ajo që Arben Ahmetaj nuk ka kuptuar, dhe e bën të pafuqishëm, është ky rol solo në komplot. Pra, ai është në një komplot të pamundur.

Pavetëdijshëm-ose jo- gjatë intervistës për “Çim Peka Live” ai bënte aleance fluide e virtuale, sa me Fatmir Xhafajn, sa me ‘socialistët’ si grup përballë Edi Ramës, me Saimir Tahirin apo edhe deri me Erion Veliajn. Roli i vërtetë politik i Ahmetajt mund të jetë pikërisht ky: si i ‘penduari i parë’, ai duhet veprojë sikur nuk e lejon të jetë i fundit. Pyetja e parë që ai-apo kushdo ndër eksponentët e qeverisë apo PS- mund të bëjë është: kush e ka radhën? A është gati të flijohet apo të rezistojë? Sa larg është gati të shkojë për lirinë e vet, por edhe të shoqërisë? A është besnik i Ramës apo shërbëtor, dhe si po goditet, si i llojit të parë apo të dytë?

Është e vërtetë ajo që Ahmetaj shpallte në ekran, se Ramës ‘i kanë rënë katër qarqe elektorale’, por si fakt në vetvete, si episode të shkëputura korruptimi, deputetët dhe ministrat nuk janë më shumë se kaq, zyrtarë të lartë të korruptuar, njerëz politikë që, ‘i hanë Ramës kumbulla pas shpine’. Në rastin tjetër, të një bashkëpunimi me drejtësinë, si të penduar dhe si grup të penduarish, nuk është Rama që ha kokat e tyre, por ata që hanë kokën e tij.

Arben Ahmetaj e shprehte njëfarë keqardhjeje për Saimir Tahirin, por dy kohë me vonesë. Pesë ministra që janë kundër planit të kanabizimit, dmth kriminalizimit të vendit dhe të shoqërisë, që rebelohen publikisht, do të ishin një lëvizje politike. Fakti që u përkulën dhe shërbyen, duke braktisur idenë për njeriun që kishte idenë e gabuar, bëhet fati i tyre i parashkruar. Saimir Tahiri bëri burg, Arben Ahmetaj është në ekzil, Fatmir Xhafaj u largua si ministër, dhe po ashtu Ditmir Bushati.

Kokat që vetëofrohen për t’u prerë, nuk kanë pse falen, apo jo?

Komploti solo i Arben Ahmetajt është diçka për t’u parë dhe shijuar si spektator, por pa u bërë tragjik, pa futur në të edhe të tjerë, është i dënuar të dështojë.

Asnjë Brut, i vetëm, nuk e vret dot Çezarin.

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Dëshmia e Ahmetajt përballë Altinit dhe Nuredinit
Next Article Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?