GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Heshtja e Ramës diçka më thotë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Heshtja e Ramës diçka më thotë

By
Alfred LELA
07/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Kur pyeta një amerikan, rezident në Shqipëri se, ç’mendon për intervistën e Ahmetajt, mu përgjigj me një kundrapyetje: Çfarë do të kishte ndodhur në Amerikë nëse, ta zëmë, Nancy Pelosi ose Kamala Harris do të kishin ikur, le të themi në Singapor, dhe prej aty të lëshonin akuza të forta kundër presidentit Biden?

Të paktën një impeachment kundër Biden dhe, më e pakta fare, një reagim i Presidentit, dhe shumë të tjerëve në departamentet e qeverisë amerikane.

Por, nuk jemi në Amerikë dhe nuk ka ndodhur asgjë e tillë.

Komunikimi publik mban si aksiomatike tezën se, në raste krizash apo akuzash, nëse nuk reagon, edhe nëse nuk je fajtor je duke e marrë përsipër fajësinë. Në këto kushte, a është fajtor Rama, apo duke zgjedhur të mos reagojë, ngase nuk e njeh komunikimin publik!?, po merr përsipër një faj që nuk e ka?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Që të jemi praktikë deri në fund faji është i dyllojtë. Faji për aktin që ke kryer në kundërshtim me rregullat apo ligjet, dhe faji në të cilin je aktor i dorës së dytë apo tretë, pra bashkëfajtor, aksesor etj. Ka edhe një lloj të tretë faji, që njihet si fajtor nëpërmjet bashkëshoqërimit apo, në anglisht guilt by association.

Pra, Rama nuk ka faj, por thjesht shoqëria me Arben Ahmetajn e fut në faj.

Nëse ka nga ata që, për të shfajësuar Ramën zgjedhin këtë pistë të tretë, do të kundërshtohen nga logjika.

Së pari, sepse aktori i madh në këtë bashkëshoqërim nuk është Ahmetaj, por Rama. Është ky i dyti shefi i të parit dhe kryeministër i vendit. Pra, në çdo rast është Rama që mund të akuzohet si për faj, si për bashkëfajësi. Faji merr kuptim prej fuqisë apo pafuqisë. Në dyshen e ushtrimit tonë, Rama-Ahmetaj, është kryeministri që e ka fuqinë dhe e ushtron pushtetin, jo e kundërta.

Së dyti, edhe në rastin kur Ahmetaj mund të ketë ngrënë dardha pas shpinës së tij, Rama ka përgjegjësinë publike që të ndahet prej zëvendësit të tij. Do të thotë e shkarkon dhe në të njëjtën kohë shpall edhe arsyen e shkarkimit. Fakti që nuk e bëri i ka dhënë mundësinë z. Ahmetaj të plotësojë narrativën publike me tezën e tij se e larguan për ta bërë kokë turku (dhe dy duar për një krye janë). Përpjekja e Ramës për ta ndarë qeverisjen e tij nga Ahmetaj, duke lënë SPAK ta veçojë si mollën e kalbur në pirgun si kokrra e mollës të qeverisë, do të kishte funksionuar nëse ish-zëvendësi i tij do ta kishte ulur kokën para dënimit. Këtë nuk kishte llogaritur Rama. Përndryshe do ta shpallte fajtor që në fillim, duke e shkarkuar për korrupsion dhe duke e flakur në kthetrat e SPAK. Skema që Ahmetaj të bëhej kurban dhe të pranonte të shkonte në të s’ëmës për partinë i kishte funksionuar me Sajmir Tahirin, me Alqi Bllakon apo Taulant Tushën. Me sa duket, një gjirokastriti si Ahmetaj nuk mund t’i hahen gorica pas shpine.

Këto janë arsyet pse Rama hesht. Së pari, sepse i ka konsumuar lëvizjet në prapaskenë dhe nuk i ka mbetur më asgjë për skenën. Po të kishte zgjedhur pistën e parë, ta shkarkonte për korrupsion, ai do të kishte folur me aktin dhe do të fitonte të drejtën e heshtjes.

Por, ka edhe një arsye të dytë. Rama është i detyruar të heshtë, sepse Ahmetaj e ka detyruar. Nëse Rama flet, i jep të drejtë Ahmetajt të flasë edhe më shumë. Nëse Rama flet është duke regjistruar material falas për shërbimet inteligjente që përmendi Ahmetaj.

Kështuqë, kryeministrit dhe të tijve, u intereson të heshtin. Të paktën deri të dielën kur PS mbledh Asamblenë dhe dikujt, askujt më shumë se Ramës, i takon të thotë diçka. Qoftë një përsëdytje kërcënimi për ata që prishin unitetitn, që shkofshin në të s’ëmës, qafirët!

Janë disa ditë parapërgatitje për të thyer heshtjen e zhurmës që shkaktoi intervista e ish-zv/kryeministrit. Në mos për të folur me fjalë të paktën me akte. Për shembull duke gjetur një kokë turku, që zë vendin e kokës, tashmë zvicerane, tashmë neutrale, tashmë orë që nuk gabon në numërimin e fundit, të Arben Ahmetajt.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?