GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Edi, jerm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Edi, jerm

By
Alfred LELA
10/07/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Me qilot e tepërta, qilotat, të zezën e teshave [për t’i holluar siluetën], Edi Rama, prej një jave sillet nëpër Shqipëri në një jerm të pavend, sikur ka një amanet të vjetër për të shpënë në vend.

E ndjekin gra të ndërkryera nga hallet dhe piku i zhegut, truproja që mundohen të pengojnë gratë -të cilat nuk kuptohen, a duan ta takojnë Udhëheqësin për ta përqafuar apo sharë-, dhe një turmë deputetësh e ofiqarësh lokalë, të gatshëm t’i bëjnë trupat ledhe pengestare, që Kumandarit t’i ndodhë, larg qoftë!, hiçgjë e keqe.

I rëndë, si një vendim i Traktatit të Varshavës, që jehon përpjetë grykëthellës së Lumit të Vlorës, endet ai në Zonën e Parë Operative-në rrugën e re që Ay vetë bitisi, a të qivja udhët!- dhe prej aty mer vendime si Enveri. Për kontejnerët e Thethit, çadrat e Himarës, kondomët e Lungomares dhe trotuaret e Tiranës.

I pari që e ndjek në aksionin për ‘zhdukjen e shfaqjeve të huaja’ të zënies së këmbësoreve me karriget e shullimit kolektiv, është një gegë, epik si të gjithë nordikët, por që ndryshe prej tyre, ka zënë mend dhe peshk, dhe është futur në lirikën e kapitalizmit, Gjergji i Ndrekë Lucës.

Ai jep urdhër, bajraktarshe, që Rozafa e tij, që qet qumësht edhe nga peshku, të hapë rrugën e zënë me karrige, edhe pse për to është larë me shtetin për 25 vjet –si në Epos dmth.

Ndërkohë Edi, pasi ka dokëndisur Ermalin dhe erdetin, hidhet te vila qeveritare në Dhërmi dhe këmbëzbathur, si ullinjtë në vargjet e Xhevahir Spahiut, “brigjeve vetmon”. I shkrepëtin në ballë, si rrufeja e Zeusit në Akrokeraunet, lart përmbi Dhërmi, derti për Shqipërinë. Thuajse gollomesh, si të gjithë pragshenjtët, i hipën një varke pa sajdi dhe hidhet në gji të Shën Andreut.

Këto janë brigjet e mia, mejton. Kujt do ‘ia jap me koncension, me bulë Kryeministrore, këtë stoli të fundit në ballë të Jonit, zamos apo lalës?! Mundohet për një çast të pranëvërë dy arushat e biznesit me këtë gji intim, një vend ku psh Tetis mund të zhyste Akilin fëmijë, për ta veshur me pavdekësi, por shtërzen.  

Fillon e imagjinon Green Coast, tek shtrihet nga Palasa deri në Shën Andre, një përbindësh ngjyrëokër syri i të cilit sheh nga Korfuzi dhe turbullohet nga gjelbërimi.

Si nuk na pengoi askush, as ligjet, as të huajt e ‘standardeve demokratike’, për ta bërë Shqipërinë siç e deshëm? thotë vetmevete.

Kthehet në drejtim të varkës. Ka plasur në Theth. Zoti, me sa duket, për luftë dhe pabindje ia ka dhënë formën e arenës asaj lugine. Ja, shihi toskët e mi, as gëk as mëk! ‘Alpinët’ e pabindur kanë ngulur kolibe ambulante në ëndrrën e tij për Veriun. Do t’ju dërgoj një turk t’i bëj zap. I shkon mendja te Benet Beci, por do të kontrastonte në shtat me malësorët.

Gegët biznesmenë të ‘oborrit kryeministror’ nuk ndërtojnë në trevat e tyre. Nuk fitojmë gja, bac, i pat thënë njëri sosh. Prenë pyjet e vendlindjes, i shitën dërrasë të Zogu i Zi dhe tani gërmojnë për mua tunelin e Llogarasë…

Me Saliun u bënë njerëz, me mua zengjinë. 

I qaja këto shëmbëlltyra (parabola) kur kisha vetëm cart dhe shpirtin, dhe bëja sikur më çahej sandokarti për Shqipërinë te “Koha Jonë” e Nikollës dhe Sorosit…

Ore, Nikoja ç’a bëhet, se Sorosi i vogëlith u martua me atë, Abedinin?!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?