GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Dako e Tahiri si ‘tango me shpinë’ e Ramës me amerikanët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Dako e Tahiri si ‘tango me shpinë’ e Ramës me amerikanët

By
Alfred LELA
07/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Vangjush Dako është, në një kuptim, si Fredi Beleri. Të dy janë arrestuar me akuza të cilat mund të merren automatikisht të vërteta, pra mund t’i bihet shkurt parimit të ‘pafajësisë deri në provimin e fajit’. Pse? Sepse është e vështirë t’i mbushësh mendjen një shqiptari, të zhveshur nga partizani politik brenda vetes, se kryebashkiakët nuk japin leje në shkelje të ligjit, apo se kandidatët për deputetë apo kryetarë bashkie, do t’i thonin jo mundësisë për të shtuar një grusht votash duke përdorur për këtë çdo truk, përfshirë edhe kundravajtjen ligjore.

Një tjetër gjë që i bashkon të dy rastet është ilustrimi i funksionimit të drejtësisë shqiptare dhe ndikimi mbi të i kryeministrit Rama.

Ishte Rama që “e prodhoi” arrestimin e Belerit. Edhe pse nuk e ka dhënë ai urdhrin, e ka nënkuptuar dhe sinjalizuar atë. Gjuha e vrazhdë e kryeministrit, kërcënuese deri te ‘do të merrem personalisht’, për dy bashkëpunetorë të hamendësuar të Belerit, prodhoi, 2-3 orë pas deklaratave të tij në një emision televiziv, arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë.

Ishte po Rama që “prodhoi” arrestimin e Dakos, edhe këtë herë me veprime apo mosveprime. Kryeministri nuk e ka urdhëruar, por e “ka zbutur” arrestimin e mikut të tij ish-kryebashkiak, duke “prodhuar” për të akuzën më të lehtë, shpërdorim të detyrës. Korrupsioni dhe krimi elektoral kanë qenë prej vitesh në gojën e opozitës dhe artikulimit në media apo në qarqe informale dhe formale. Në këtë kuptim, për Dakon është mirë që ka miq në vende të larta. Sidomos po të kujtosh se, çfarë rastësie fatlume, të dy akzuat kundër tij janë rreth 10 vjeçare, çka do të thotë se mund të klasifikohen si ‘të parashkruara’.

Nëse ndokujt i duket teza se Rama i mbron/lëshon të vetët si bajate, një shpjegim logjik i ‘rastit Dako’ mund të bëjë punë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, arrestuar me akuzat më të buta në repertorin prokurorial, është një rast i mirë për të vrarë ngjarjen tjetër të madhe: lirimin e ish-ministrit Tahiri, i cili ka kryer më pak se gjysmën e një dënimi të shkurtuar. Edhe ai, çfarë rastësie!, për shpërdorim detyre.

Në një rrafsh tjetër, Ramës i duhet të kënaqë amerikanët -duke u dhënë Dakon për Tahirin-, të cilët reaguan menjëherë dhe fort pas lirimit të ish-ministrit. Sidoqë të jetë, Rama po e përdor me sukses drejtësinë për qëllimet e tij politike, dhe iluzioni i amerikanëve se te ai mund të gjenin një partner të denjë për ta çliruar barazpeshën e pushteteve dhe goditur korrupsionin, duhet të jetë varrosur përfundimisht.

Ajo çka Rama po bën, jo pas sukses, dhe jo pa ndihmën e një naiviteti amerikan, është përdorimi i vartësve të tij si valvula shkarkimi. Me këtë ai kënaq amerikanët (përkohësisht), krijon iluzionin se drejtësia po funksionon dhe, gjithashtu rrit profilin politik të vetes duke përçuar në popull idenë se, nën pushtetin e tij të këqijtë goditen dhe, kur ata bëjnë zullume është pa dijeninë e ‘Komandantit’. Madje atë e shqetësojnë aq shumë këto gjëra sa ja kanë bërë rrathët poshtë syve si kratere hënore.

Rama po ia del në këtë pikë dhe duhet thënë se, pikërisht këtu vërtetohet kontrolli i tij mbi drejtësinë. Ai po e përdor bijën e reformës më të shtrenjtë dhe më zulmëmadhe në Shqipëri si një instrument të trefishtë kundër opozitës, kundër sponsorëve (amerikanëve dhe europianëve), dhe kundër popullit. Kjo do të ishte e pamundur pa bashkërendim nga brenda, dhe ky bashkëpunim nuk vjen si pasojë e korrupsionit, qoftë atij monetar apo shpirtëror, por të një projekti. Rama dhe krerët e drejtësisë së re e akordojnë bashkëpunimin, edhe pa folur, sepse ata janë aksionerë në të njëjtin projekt.

Sa për amerikanët, me keqardhje e them, ata i gëzohen ndonjë ‘shpërdorimi detyre’, ashtu si ‘sherifët” në Çikago iu gëzuan dënimit për evazion fiskal të Al Kapones. Ata e dinë se korrupsioni në Shqipëri nuk është punë shpërdorimi detyre, por shumë më shumë se kaq. Por, janë kapluar nga pafuqia e të fuqishmit. Atij që nuk bërtet dot për gjërat që nuk shkojnë, sepse ka marrë pjesë vetë në prodhimin e tyre.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pelé, goli më i bukur i futbollistit më të famshëm të botës
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?