GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Chris LaCivita në Tiranë: Një non grata ra dhe një tjetër u ngrit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Chris LaCivita në Tiranë: Një non grata ra dhe një tjetër u ngrit

By
Alfred LELA
10/02/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Christopher LaCivita shkroi sot në Tiranë një tregim të shkurtër ala Hemingway. Ai ishte sintetik dhe programatik, si një personazh i shkrimtarit amerikan. A burly presence, siç, me gjasë, do ta përshkruante autori i “Plaku dhe deti” z. LaCivita, ai shpalosi instinktin e pagabuar amerikan të të menduarit dhe të të formuluarit. Duke dhënë, më së pari, një leksion të artë në komunikimin publik: retorika është e duhura vetëm kur shpaloset shkurt dhe shkoqur. Në vetëm gjysmë faqe A4, ai tha ato që donte, duhej dhe dinte të thoshte, duke dhënë, çka është më e rëndësishmja, edhe mesazhet që donte të jepte. Që ishin dy.

Së pari, “ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër [lexo: Berisha] që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA”.

Së dyti: “Kryeministri aktual [lexo: Rama] nuk është asgjë më tepër se një kukull e George Soros-it; nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve”.

Të dyja këto pika, të shtrydhura për të nxjerrë prej tyre kuptim politik, duan të thonë: Edi Rama bëhet non grata nga ShBA dhe Sali Berishës i hiqet non grata.

Për Partinë Demokratike ky bëhet zhvillimi më i rëndësishëm që nga humbja rraskapitëse në zgjedhjet e vitit 2013. E ardhur në këtë pikë përmes kostove të paimagjinueshme, por edhe rezistencës në prag të heroikes, ky ndryshim fati lidhet sidomos me emrin dhe personazhin e Sali Berishës [audentes Fortuna iuvat]. Sipërfaqja e buzëqeshjes në portretin e Doktorit sot, e gjerë sa ultësira Perëndimore, mbante brenda shpagimin që buron nga e drejta dhe guximi.

Berisha erdhi deri këtu, siç thuhet në Bibël, përmes një pune të denjë dhe të drejtë. Mbijetesa e Partisë Demokratike dhe shpagimi i saj, konturet e të cilit u dukën sot qartë, si te paraqitja e LaCivita ashtu edhe arrestimi i Veliajt, pushon në shpatullat e mijëra demokratëve dhe të dhjetra bashkëpunëtorëve, por sidomos, siç mund do të shkruante, po Hemingway, në këmbënguljen e Doktorit për të bërë përpara si një raging bull.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Llogaritë bankare, paratë kesh dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj
Next Article Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?