GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Asambleja e Partisë Socialiste si një përbetim i të korruptuarve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Asambleja e Partisë Socialiste si një përbetim i të korruptuarve

By
Alfred LELA
29/07/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Fjalimet e Edi Ramës kanë filluar e bien era njëllojtësi: një spruco padurimi dhe bezdie për vartësit. Kjo bezdi deri në përçmim nuk pikaset vetëm te brutaliteti me të cilin i ngarkon dhe i shkarkon, pa u thënë gjë, që dallohet në fytyrat e çmeritura të tyre, por edhe në kohën e pafundme që i jep vetes në pushtet, dmth trusnisë psikologjike që ushtron duke u kujtuar se kështu do të sillet me ta… edhe 50 vjet.

Sot guxoi, si një cyborg, dhe tha…pse jo edhe 100 vjet. Është bezdia e atij që nuk ka një plan dhe, për më shumë, mendon se nuk ka as njerëz rrotull për planin e tij. Vetëm patologji të tilla e shohin pushtetin si jolikuid. Në një botë kaq likuide një projeksion i tillë fqinjëron me kufijtë e marrëzisë.

Ndërkohë që Edi Rama luante Jackson Pollock mbi kanavaçën e purpurt të Rilindjes, një hutim u shfaq në fytyrën e Elisa Spiropalit, kur e gjet veten të graduar kryetare Parlamenti në vend të Lindita Nikollës. Jo se Elisës nuk i pëlqejnë postet e larta, por se në këtë ‘kurth’ i duhet të zgjedhë: të respektojë përbetimin ‘proamerikan’ dhe t’i heqë mandatin Xhaçkës, siç e kërkon Gjykata Kushtetuese, ose të rrijë në sqetullën e nxehtë të shefit, i cili nuk e do Oltën të sakrifikuar. Lindita nuk ka ikur për çështje shëndeti, por ka lëshuar një detyrë të lartë që iu kthye në kurth.

Këto janë vetëm ngjyra, thuajse bukolizma politikë, të dala nga Asambleja e sotme e Partisë Socialiste. Gjithë pjesa tjetër, edhe më e rëndë, edhe më serioze, është një përbetim i errët të korruptuarish.

Rama mund të mos ketë plan për qeverisjen e Shqipërisë, por e ka një për mbajtjen e pushtetit. E tha vetë sot tek “i çoi në të sëmës” ministrat apo këdo tjetër që ka ngrënë apo do të hajë kumbulla pas shpinës së tij. “Kështuqë, kush rri e numëron; ish ministri, e thirrën e bën, sikur numëron dëshmorë edhe sikur po na mbyll rrugët se s’po kemi të tjerë, s’po kemi forca se na iku njeri, na ikën dy, na ikën tre… Merreni, merreni. Ne jemi 800 mijë! …”    

Rama është i qartë në lojën e pushtetit, por një kërcënim i hapur në punën serioze të qeverisjes së vendit. Taktika e tij është që ta lërë korrupsionin të gëlojë dhe të mbushë arkat e luksit dhe të luftërave zgjedhore. Në anën tjetër ai i hap dyert SPAKUT që të marrë këdo, veç vetes dhe 3-4 të paprekshmëve që i sigurojnë infrastrukturën e pushtetit dhe të financave. Për këtë është i gatshëm t’i çojë të gjithë në gijotinë, një dy, tre, siç thotë vetë… deri në 800 mijë.

Për ta bërë më të durueshme dhe njëkohësiht më spektakolare sëpatën që lëshon mbi qeverinë e vet, ai herë pas here e rifreskon duke anëtarësuar në klubin e të korruptuarve të lartë drejtorë që vijnë direkt nga agjensitë e korrupsionit-të njëjtën racë që thotë nuk e lejon të jetë edhe drejtor edhe në Asamble, i bën ministra. Duke u tallur kështu hapur me të gjithë strukturën drejtuese të PS, që rrinin e shihnin si guakë të mrekulluar.

Për ta kuptuar diferencën mes Ramës dhe një kreu qeverie të një vendi europian, parafytyroni për një çast se ç’do të kishte bërë në kushtet e tij ai/ajo kryeministër. Pra, nëse një grup deputëtësh dhe një grup ministrash do t’i kishte në paraburgim apo në burg për korrupsion. Asnjë Kryeministër europian nuk do të ishte në detyrë, edhe pa e rrëzuar zemërata popullore, do e largonte etika politike, personale apo e krishterë. Aq më pak do të dilte një kryeministër europian të përbetohej se partia e tij do ishte në pushtet 100 vjet, pavarësisht korrupsionit real apo të perceptuar, pavarësisht zhbërjes së gjysmës së kabinetit.

Çka Rama bën sikur nuk kupton është rregulli i pashkruar, por logjik se, politikani që vjen në pushet me grupin bie bashkë me të; nëse ndodh e kundërta që grupi rrëzohet, për një arsye a një tjetër, kështu ndodh edhe me prijësin. Në një demokraci funksionale po flasim. Në të kundërt jemi në rastin e Enver Hoxhës kur ‘i pushkatohej’ apo ‘vetëvritej’ gjithë kupola udhëheqëse, por Partia dhe Udheheqesi vazhdonin te patundur rrugën drejt ‘vazhdimësisë’.

Një rast i tillë është korruptimi më i thellë i sistemit politik, i garës, llogaridhënies, qeverisjes. Prandaj Asambleja e PS nuk i ngjante një kongresi që shpall zgjedhjet për superstrukturën partiake, apo bënte korrektime qeveritare, por një përbetimi të korruptuarish. Hutimi dhe sikleti në fytyrën e Elisës nuk është shenja se ka disidencë në kupolën e korrupsionit. Jo, se korruptimi është kaq i thellë, sa me veglat e tij duhen luftuar edhe ata që sollën një pjesë të instrumenteve për të zbutur korruptimin: amerikanët.

Të cilët, edhe ata, guakë të heshtur si asamblistët e PS, rrinë e vështrojnë.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Si të zgjasësh jetën duke ngrënë (mirë), biologu: «5 rregullat që më kanë bërë 30 vjet më të ri»
Next Article Nga Erion DASHO – Vota e shqiptarëve të mërgatës, si faktor stabiliteti politik
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?