GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agron GJEKMARKAJ – Rrëfenjë e shkurtër patriotizmi të ndezur për duelin ndërmjet Gjikurisë dhe Tavos!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Agron GJEKMARKAJ – Rrëfenjë e shkurtër patriotizmi të ndezur për duelin ndërmjet Gjikurisë dhe Tavos!

By
Agron GJEKMARKAJ
25/07/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Si dy “panepirotë të ndezur” unë lezhjan me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe dhe Flamur Noka nga Novosela e Kukësit ja behem në Himarë! Medemek ne qenkemi gushëbardhë e jo gushëkuq?!

Rrugës mu kujtua shakaja e Hilë Mosit kur tek sekretari i tij Jorgo në ministrinë e arsimit paraqitej herë njëri herë tjetri si patriot i ndezur, i flaktë, i zjarrtë dhe ai nga frika mos i merrte flakë binaja e Ministrisë i thotë Jorgos aman bëji shurrën ministrisë se do na digjet e mbesim batall.

Një i tillë adet duhet dhe për ata që na bënë ne “panepiriotë të ndezur” megjithëse shkuam për të mbështetur shqiptarin nga Dhermiu Petro Gjikuria , ish i persekutuar politik qysh me 1945 edhe nënshtetas amerikan si kandidat i Opozitës për Bashkinë e Himarës.

Nëse do ishte grek prapë njësoj mjafton të jetë i pa vese dhe i ndershëm.

Lexo më shumë

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

Se ne nuk jemi naziste që i ndajmë grekët si dikur hebrenjtë me yllin e verdhe të Davidit në krah, por shqiptar që mburremi me të drejtë për vlerat e bashkëjetesës e harmonisë për bese e bujari!

Nashi edhe për standarde demokratike e të drejta robit!

Në parim birinxhi po yçklat nuk kanë të sosur!

Aferim do thotë ndonjë deri këtu!

Petët e lakrorit hapen më vonë.

Pas reagimeve fillova të ndihem në ankth ! Mos jemi gjë në lufte me Greqinë dhe po ndihmojmë ushtritë pushtuese ?

Kufijtë na i rrezikon gjë? Në Nato a jemi bashkë? Qiejt tanë a i mbrojnë avionët grekë? A i kemi andej 700-800 mije shqipo që të marrin gjak në vetull me një e dy pasaporta? Mos po na marrin Himarën me buldozer dhe e çojnë në Kretë? Ndoca heronj të revolucionit a qenë arvanitas?

Zoti nuk me la me kaq !

Me Flamur Nokën shkuam në Borsh për të takuar një tahmaqar të punëve të kombit!

Evlati kishte qenë patriot i madh. Na dha një leksion të mirë atdhedashurie sa mu duk vetja tradhtar në shërbim të Greqisë! Gjynah që nuk na rrahu paq , ku na dhëmb e ku na djeg! Një dajak do na bëhej mësim.

Nga biseda me të mësova sa shumë e urreja Shqipërinë dhe sa e doja Greqinë. Unë kam mbështetur Fredi Belerin tha që është shqiptar se Beleri emër grek s’ka , por  hiqet si grek ! E kapa shpejt u distancova sapo pas fitores kënduan këngën e Spiro Milos. Aty ishte derdhur shishja , s’kishte mbajtur më.

Po e shihja me admirim teksa mendoja nuk shprishet jo gjaku i arbrit. Ky më dukej si pasardhës i luftëtarëve legjendarë të Sopotit qe as shitej as blihej po fli ama bëhej për dhe të vet!

Petro Gjikurinë tha nuk e mbështes se është pjesë e lobeve greke kundër Shqipërisë dhe Himarës bën pjesë tek një shoqatë. Nuk ja prisha qejfin t’i tregoja që edhe prifti Karavella qw doli në resme Kryeministri ynë kur kërkonte vaksinat faizer bën pjese në të njëjtën, madje Petrua me dore te tij u kishte bërë resmen! Madje edhe Karluço këshilltar i Trampit po aty. More  i uruar i thamë është shqiptar por edhe sikur të ishte grek se fjala grek nuk është fjalë e pistë , na ke dëgjuar tek themi jemi vëllezër, jemi gjitonë, ! Ai nëse është “grek” nga Himara vendali jo nuk e mbështes po i eksportuar  nga grekët e Dropullit po ! Himara ka luftuar kundër Osmaneve , ka nxjerrë kanun e kapedanë e meriton një bir të vetin.

Unë jam nacionalist tha e dua vatanin do votoj Vangjel Tavon. U habitem vallahi.

Po ay është greku i vërtetë i thamë se ka mohuar kurrë edhe pse zëvendësi i Goros në krah të tij në fshatrat e Lumit të Vlorës ka thënë të votojmë Tavon që të mos flitet me greqisht në Himarë.

Medet, po si ta privojmë Tavon nga gjuhë e nënës?

S’ka gjë gugati ai e ka tradhtuar Greqinë ndaj e dua, Petro shqiptari që bën lojën e grekut haram i  qoftë , Vangjo greku që bën lojën e Shqipërisë hallall i qoftë.

Aty me linden ndoca pikëpyetje! Po si po qysh do renegatet, atdhemohuesit megjithëse se di në Tavo është i tillë?! Shumë shumë ka mohuar Ilir Metën e LSI dhe ka harruar akuzat ndaj Ramës kur ishte kandidat për deputet se nuk lejonte emigrantet të kalonin kufirin për ta votuar po kaq! Kjo është pakogjë!

Kur pa mbaruar llafin aty ja behu vetë Vangjua me një sejmen nga pas erdhi e ngjatetoi posaçe patriotin e ngapak dhe ne të tjerëve!

Qerratai!  Dola prej aty i berlykur. Desh ja dhashë vajit. Flamuri me tha mbahu, je axhami ne pune patriotizmi duhet të nxesh! Sevdaja për Atdhe mësohet ku nuk ta pret mendje! Si ka thëne Lame Kodra “ e dua Shqipërinë për një stan në Trebeshinë”! Ja ky është bari i interesave kombëtare dhe i këtij stani me bulmet.

U ndjeva i pagdhendur. Tjetri pa asnjë interes për idealizëm të pastër, pa asnjë ofertë, me zë të qëruar në emër të nacionalizmit, i bër tel i skuqur nga inati për këngët kushtuar Spiro Milos të1914 e kishte bërë hasha shqiptarin Petro në emër të patriotit Shqiptar minoritarit grek Vangjel!

Mejtova ta shkruaj këtë rrëfenjë se me la pa mend e gojë e nuk po ja gjej fillin!

Mbase ndokush me ndihmon të kuptoj?!!

Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Nga Lutfi DERVISHI – Uau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Akuza e Musk: “Kultura woke vrau djalin tim”
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Omerta! Mafia ‘Rama’ dhe koka e Ahmetaj…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?