GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…

By
Agim XHAFKA
05/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa Edi Rama në televizion gënjente me syrin pishë se, u rritën eksportet dhe u zbukurua jeta e shqiptarëve në whatsapp më erdhi një mesazh:

-Sapo zbrita në Ancona, bashkë me çunat, gruan dhe vajzën. Të përshëndes. Bajrami.

Nuk e kam shok të ngushtë, as mik të vjetër. U njohëm dy muajt e fundit në një librari. Unë për të blerë një libër, ai për një zgjidhje interesante me librashitësin. Merrte botime me qira.

Duket si çudi, por nga që ishte pa punë zgjidhte atë që i pëlqente, e paguante me çmim të plotë e pasi e lexonte e kthente të padëmtuar. Atëherë shitësi i kthente paret, mbante veç 100 lekë të reja. Kaq ishte qiraja.

Në një nga ato ditë u ulëm te një kafe pranë. Më tha qe nga Dukati, u shënjua familje ballistësh në diktaturë dhe ashtu u trajtua vite e vite e vite. Vuajti për shkollim, për punë,por dhe për martesë. Tamam si shprehja, donim të tjera, na donin të tjera, u martuam me të tjera, qeshte ai. I ra bretku në kooperativë. Më pas erdhi përmbysja e Bajrami ia nisi shkollës.

U bë ekonomist dhe filloi punë në bankë. U rritën fëmijët. Çunat nuk i la të iknin jashtë. Po bënin ca  punë në qytet. Me mundim, por fitonin diçka. Më tej erdhën bijtë e komunistëve. I hoqën nga puna. Bajramin të parin, pastaj gjoba biznesit të çunave. Luftë pa rreshtur si nazizmi hebrenjve dikur.

U përpëlit ca vite, ashtu duke punuar me orë e ditë deri sa i dha zgjidhje. Një motra e vet në Napoli ia gjeti anën t’u nxirrte leje pune të gjithëve. E nuk e bëri dysh. Hipi në traget, iku si familje.

-Do kujtoj Çajld Haroldin, – më tha, – Kur të jem larg brigjeve do recitoj si ai. Asgjë nuk më bën të kthehem më.

Dje u largua një familje komplet. E braktisi atdheun. Fluturoi për bukën e gojës. Të tjera po presin varg, si hudhrat lidhur në spango. Faji i vetëm: ‘Nuk ishin mbështetës të qeverisë. Ishin kundërshtarë të komunizmit dje dhe të neokomunistëve sot’.

Ikja e Bajramit më lëndoi. Se ishte i vuajtur, i ditur, punëtor dhe ne si shoqëri qemë në borxh ndaj tij. Mesazhi që la;dhimbja. Ngrita kokën atë çast e në tv lexova: ‘Ulet rritja ekonomike. Nga 4% shkon në 2,2%”.  Ka vite që s’na ngrihet dmth, po të përdor një zhargon të Ramës. As borxhet nuk do të shlyejmë dot me kaq zhvillim. Mbase nesër të gjithë do i bashkohemi Bajramit. Në atdhe do të ngelet veç Rama ndoshta dhe Spiropali. E do të ndjehen keq. Shumë keq. Se nuk do të kenë kë të shajnë, kë të grabisin e për kë të shpifin. A do të jetojnë dot ashtu?!

Paç fat, Bajram! T’u bëftë e bardhë çdo ditë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Për të tjetra ide
Next Article Një kontinent i mobilizuar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?