GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Rama i shkruan Trump
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Agim XHAFKA – Rama i shkruan Trump

By
Agim XHAFKA
02/12/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Fort i dashtun Donald,

Po të shkruaj me të dy dialektet e shqipes që ta mësosh se na të duam e të kemi dasht si perëndi qysh kur ke lindur. Zgjedhja yte në krye të botës, se afërmendsh bota është USA, na gëzoi pa masë dhe gëzuashi e ju në postin e lartë.

Mora kurajon me shkru këto rreshta nga që nuk po gjeja mundësi të hyja në bisedë telefonike me ty. Them me ty e jo me ju nga që të ndjej afër, si babain tim, si njeri të familjes sime. Ju e dini që mund të më quani kështu nga që dhëndërit ia dhashë me zemër ishullin e vetëm që kemi; Sazanin.

Iu luta Vuçiçit, Orbanit e plot të tjerëve, por ndërsa ata më premtonin nuk më vinte sinjal prej jush. Duhet më besu që ngela në avion, mbi Evropë, thuajse tre ditë në pritje të një zile celulari. E kuptoj se e kini full agjendën, por dhe ne e kemi full dëshirën me folë me ju.

Donald, këmbëngul me bisedu mes nesh sepse dua të të them ca sekrete që nuk t’i thotë ekipi yt. Nga që unë kam qenë mik, shok, vëlla quaje, me Sorosin e madh dhe të voglin e do ta kuptosh se sa të ka urryer ai e sa luftë ka bërë kundër teje. Soros gati më futi në luftë dhe me opozitën time duke bërë non grata liderin e saj, Berishën që është më proamerikani në krejt gadishullin tonë.

Soros hodhi në erë sistemin e drejtësisë shqiptare. Na serviri një reformë që na e shiti për verë e na dual uthull që thartoi krejt shoqërinë.

Më quaj një të penduar dhe si i penduar do ta zbras krejt barkun. Veçanërisht të kuptosh që thënia ime në CNN, që Trump, pra ju, jeni turpi i botës, është sajesë e Soros. Qysh atëherë ai përdorte Inteligjencën Artificiale dhe në atë studio nuk jam unë. Është dikush si unë që ka dasht me ma marrë erzin.

Donald, po pres të më ftosh në inagurimin tënd. Do kesh në krah Edi Ramën që do të të japë hollësi për Sorosin, do të ndihmoj me këtë rast edhe Musk në rentabilitetin e shtetit dhe në efikasitetin e reformave gjigante që do ndërmarrësh o gjigand.

Mos më lerë kështu tuj prit e tuj prit se jam tip emocional dhe nuk e di ku e zbraz zemërimin pastaj. Ndoshta ke dëgjuar që jam person me kartelë. Me kartelë sportive u them atyre që më shohin shtrembër.

I yti për katër vjet.

Edi, mo Edi.

Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!
Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Biden i Hunterit’ dhe ‘Biden i Berishës’
Next Article Suel Çela kryeredaktor i Shqiptarja.com dhe Report TV? Përplasja e Bollinos me Syrin në gjykatë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?