GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Jetojmë në Shqipëri apo në shtetin ‘Ik-Sali’?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Jetojmë në Shqipëri apo në shtetin ‘Ik-Sali’?

By
Agim XHAFKA
30/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Që kur theu qafën komunizmi e deri sot, aksionet politike të socialistëve janë konsistente, të pandryshuara dhe me objektiv fare të qartë. Të goditet Sali Berisha si politikan, të denigrohet personalisht, të shpifet rreth familjes së tij e nëse duhet edhe rreth farefisit, miqve e shokëve të doktorit. Kjo betejë e paprinciptë dhe pa moral u mbështet dhe prej falangave të Sorosit në USA që Berishën e shpallën non-grata.

Kjo “medalje” e artë në duart e klikës së majtë po konsumohet vend e pa vend, po bëhet argument “shkencor” nga shumë analizantë dhe po tirret lesh mbi këtë non-gratë kohë e pa kohë. Madje kjo u bë dhe fara e përçarjes mes vetë demokratëve.

Në asnjë tubim, mbledhje qeverie, takim me ndërkombëtarët nuk flitet për Shqipërinë. Për progres a mirëqenie të shqiptarëve. Ndërtohen strategji si të goditet Berisha dhe bërthama e lirisë në PD. Aq vullnet të fortë shfaq PS në këtë luftë, sa nuk kursen fare buxhetin e këtij vendi të varfër. Në vend të bëjë rrugë, shkolla, spitale dhe rritje mirëqënie, shpërndan fonde në gjithë mediat shqiptare me një synim; godisni pa mëshirë Saliun.

U bënë vite që TV, gazeta, radio, portale janë non stop në shërbim të përbaltjes. Nuk gjen tre fraza, p.sh pse s’ka drita në shumë zona, pse është ndërprerë uji i pijshëm për mijëra banorë, pse s’kanë rrugë mjaft fshatra të vendit, pse braktisët atdheu nga rinia, pse pensionet janë aq të vogla sa quhen lëmosha,pse… Po në debate televizive dëgjon e dëgjon për “bëmat” e Saliut, për fajin që ai u korruptua nga dhëndri, që ka shkelur ligjin, ama s’po e gjejnë se ku e ka shkelur. Që dyshojnë e veç dyshojnë dhe në fund e mbyllin arsyetimin; atë nuk e do as Amerika.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Vendi im këto dhjetë vite veç është grabitur. Për t’ua dhënë trojet, bregdetin, pasuritë një grupi miqsh që nesër të gjenden në krah të qeverisë për të blerë vota. Këto dhjetë vjet Rama i ka bërë shurrën bahçes, ka qënë një frazë filmi që i përshtatet atij. Shkuam në vend të fundit të Evropës për nga të ardhurat, por jemi të parët për emigrim. Të fundit për rritje ekonomike, por të parët për çmime të larta. Atdheu asgjë s’ka mbroth. Arritje ka veç në fasadë. Dhe në luftën “heroike” të medias skllave e kurtizane që mban në gojë non stop Berishën. Aq e dukshme është kjo strategji sa po harrojmë që jetojmë në Shqipëri. Na duket se marrim frymë në shtetin “Ik-Sali”.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Në emër të kujt po mashtrojnë Krichbaum dhe Basha?
Next Article Nga Ilir Alimehmeti – ‘Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?