GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

By
Agim XHAFKA
16/07/2025
2 Min Read
Share
SHARE

Këto ditë u shfaq filmi rilindas: “Drejtorë të të gjithë bashkive: Shporruni!” E pa gëk e mëk, pa gjys fjale një hordhi njerëzish që paguhen nga taksat, që marrin rroga të majme, që kanë dhe shoferë, vetura dhe të tjera e të tjera dorëzuan çelësat. E me njëri-tjetrin zëmekur bëjnë pyetjen pa përgjigje:

Ore, po pse na hoqi? Ç’i bëmë? Sa herë na thoshin firmosni ne vëp firmën, sa herë na thoshin gjobisni ne vëp gjobën! Ç’patën pra me ne?

U mbush java që inceniratori i Ramës i futi te furra dhe i dogji qindra drejtorë. Si të qenë ashkla drurësh. Si bajga të thata. Një zjarr bubulak, as hiri nuk u ngeli.

Populli më nuk tronditet e as çuditet. Ka mbi 80 vite që sheh të njëjtin film. Rritet varfëria fap shkon në burg një ministër, vidhet një copë atdhe fap bëhen ndërrime komisarësh.

S’ka ujë Fierza fap krisin zjarret pyjeve.

Ndaj dorëhiqet drejtori i Dibrës se shezlongët në Himarë nuk paguajnë kuponë. Dorëhiqet drejtori i Belshit se nuk ka më belushka në restorantet e Pogradecit.

Drejtorët shqiptarë treguan se janë pa bythë. Term i përdorur për njerëz pa karakter. Frikacakë nga që janë vetë hajdutë, ose nga që atë post nuk e kanë merituar. Ua kanë dhuruar. Ikën si tufë bagëtish. I vuri para çobani. As blegërima nuk guxuan të lëshojnë.

Rama rri para tastierës së kompjuterit. I vendos në ekran gjithë drejtorët e Shqipërisë dhe sa bëhet gati të shtypë “Delete” i luten po vetë drejtorët:

-Mos e lodh gishtin o komandant, ikim vetë ne. Ikim pa zhurmë, pa bujë, pa fjalë. Ikim si një fllad ere në këtë zhegun e verës…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë
Next Article Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?