GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Censusi i plehrave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Censusi i plehrave

By
Agim XHAFKA
14/02/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Dje isha në Korçë. Mes farefisit e miqve takova edhe Calen, shokun tim të fëminisë.

-Sa gënjeni për censusin ju të Tiranës, bre!- ma priti ende pa më përqafuar.

-Po ku e sheh gënjeshtrën ti, bre?- ia ktheva korçarçe.

-Po ja, thoni që gjoja nuk janë shpallur të dhënat, gjoja po fshihen ato, gjoja na i kanë vjedhur iranianët. Çfarë nuk sajoni o t’u mbylltë e mendjes!

Sa do hapja gojën ta sqaroja, ai vazhdoi:

-Ne në Korçë na i kanë thënë rezultatet, lopka-lopka na i kanë bërë. Të kuptueshme, bre. Bile na i thonë dhe na i thonë përditë. Kemi qeveri transparente, po juve nuk u pëlqen e vërteta.

E pashë që të vazhdoje dialogun me të qe punë boshe. Nuk i merrte pykë mendja. Sado që të ngjiresha unë.

-Epo m’i trego mua atëhere këto shifrat e censusit, byrazer!- u talla.

-Ja bre lalkë, t’i shkoqit unë fët e fët,- tha.

E mori një pozë serioze sikur të qe vetë shefi i censusit.

-E mban mend atë rrugicën që zbriste si gjarpër nga kampi i punëtorëve te bulevard “Republika”?

-Atë që bënim ski kur binte borë, o?

Dhe sapo më përfshiu nostalgjia ai vazhdoi:

-Po, po atë. Banojnë 93 familje gjatë asaj gjarpërusheje. Dhe çdo mëngjes te dera varnin në gozhdë qesen e plehrave se ti e di që lagjet e vjetra me vila nuk kanë kazanë. Më pas vinte makina që i përfshinte të gjitha qeset te barku i vet.

-Dhe? Ç’lidhje kanë plehrat me censusin?- e pyeta.

-Kanë o byrazer se ja sot ajo rrugicë e gjatë e gjatë me plot 93 familje te portat sheh veç 5 qese plehrash. Të tjerët i derdhin plehrat nëpër botë. Pra s’ka nevojë t’i vonojë qeveria shifrat. I kemi para syve orë e minutë.

Ky fakt më trishtoi. Sa do i thoja që ke të drejtë, Korça vërtet e paska shpallur censusin, ai më tha:

-Ti e di që unë punoj te xhaxhai im që ka tavernën “Qejfi”. Prej muajsh matura 1985–1989 e gjimnazit kishin prenotuar për darkën e takimit të tyre. Kishin mall pas 35 vitesh.

-Dhe?

-Dhe e anulluan. Se nga 42 ish-nxënës në Shqipëri kanë ngelur veç 6. Të tjerët enden nëpër glob. Deri në Alaskë, o byrazer.

Calja më shtiu në mendime. Censusin pa e rrëmbyer iranianët e kemi rrëmbyer ne me jetën tonë plot halle,plot mangësi, plot vrima. E dimë mirë rezultatin. Sado të përpunohen të dhënat nuk mbulojnë dot diellin me shoshë.

-E sheh, Korça e ka shpallur censusin,- tha Calja.

-Dhe Tirana, dhe Shqipëria e kanë shpallur, por ne jemi të vdekur,jemi të pakallur,- fola me vete.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni nëse jeni të rrethuar nga një tufë me qen encacakë?
Next Article Nga Erion DASHO – Shkëndijat që ndriçojnë hajdutërinë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?