GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Në Seattle, protestuesit shpallin zonën autonome
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Në Seattle, protestuesit shpallin zonën autonome

By
GazetaTjeter
12/06/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Capitol Hill Autonomous Zone (Zona Autonome e Kapitolit Hill) ka lindur qark një stacioni policie të pushtuar, Trump kërcënon të ndërhyjë për ta pastruar

Në qendër të Seattle, në shtetin e Uashingtonit, është një sipërfaqe prej disa blloqesh që për tre ditë po vetë-menaxhuar nga grupe të majta dhe nga manifestues që po protestojnë kundër racizmit sistematik të policisë dhe shoqërisë amerikane, nën vazhdën e vrasjes së George Floyd në Minneapolis. Zona është riemërtuar Capitol Hill Autonomous Zone (CHAZ), dhe përbëhet nga disa blloqe rreth një stacioni policie të braktisur më 8 qershor nga forcat e rendit, dhe që atëherë mbahet i pushtuar nga demonstruesit që e kanë shpallur atë një zonë të lirë nga policia.

Capitol Hill Autonomous Zone po tërheq vëmendjen kombëtare, e festuar nga lëvizjet e majta, radikale, antiraciste dhe nga ata që kërkojnë shkurtimin e fondeve të policisë dhe të denoncuar nga konservatorët. Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Guvernatorit Jay Inslee – të cilin e konsideron “të majtë radikal” – dhe kryebashkiakun Jenny Durkan, të dy demokratë, të rimarrin kontrollin, “përndryshe do ta bëj unë”. Durkan iu përgjigj duke e ftuar që t’i mbante të gjithë të sigurtë duke shkuar në bunkerin ku ishte strehuar kur manifestuesit mbërritën rreth Shtëpisë së Bardhë. Më pas sqaroi se situata nuk është e rrezikshme dhe se duket më shumë si një lloj feste lagjeje sesa një okupim ushtarak.

Për më shumë se një javë, protestat në Seattle kanë qenë shumë aktive dhe ka pasur përleshje të dhunshme me policinë, si edhe në shumë qytete të tjera të Amerikës. Durkan gjithashtu kishte urdhëruar një ndalim një mujor të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia e akuzuar për dhunë ndaj demonstruesve. Por, të dielën e kaluar, tensioni filloi të rritet përsëri pasi një njeri drejtoi makinën mbi turmë, duke qëlluar dhe plagosur një protestues, pikërisht afër stacionit të Capitol Hill, dhe policia kishte përdorur përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Një ditë më pas, policia kishte braktisur rajonin, rreth së cilit ditët e mëparshme kishte ndërtuar barrikada. Dhe disa demonstrues pushtuan stacionin dhe themeluan “zonën autonome”, duke përdorur barrikadat e policisë për të vendosur kufijtë. Brenda kanë krijuar një lloj bashkie në të cilën organizojnë në mënyrë simbolike shoqërinë e dëshiruar nga ata që po protestojnë javët e fundit: pa racizëm dhe pa polici.

Më pas Capitol Hill Autonomous Zone pati të tjera kërkesa të mëdha nga lëvizjet e majta, të tilla si një tavan për çmim e qirave dhe dekriminalizimin e krimeve të kryera nga protestuesit gjatë protestave. Në një postim në Medium, organizatorët e protestës i kanë dërguar 30 kërkesa qytetit të Seattle, duke filluar nga menaxhimi i policisë deri tek sistemi i burgjeve dhe ai shëndetësor.

Në pak ditët e ekzistencës, në gjashtë blloqet që përbëjnë zonën e okupuar janë organizuar debate, koncerte, shfaqje me poezi dhe shfaqje dokumentare. Është ngritur një urgjencë mjekësore, shpërndarje falas e ushqimit dhe e ujit dhe fëmijët kanë pikturuar nëpër trotuare. Pavarësisht atmosferës paqësore dhe miqësore, Trump shkroi në Twitter se “Seattle është pushtuar nga terroristët e brendshëm”. Shefja i policisë së qytetit Carmen Best tha që ajo kishte asnjë rol në vendimin e braktisjes së stacionit.

New York Times shkruan se midis aktivistëve kanë pushtuar Capitol Hill Autonomous Zone ka ndarje në lidhje me pretendimet, një pjesë thonë se duhet të kufizohen në temat e protestave të këtyre ditëve të lëvizjes Black Lives Matter, të tjerë kërkojnë edhe më shumë, si ato të manifestit të botuar në Medium. Por ajo që të gjithë po pyesin është se kur pushtimi do marrë fund: Durkan deri më tani ka thënë se dëshiron ta zgjidhë çështjen në mënyrë paqësore duke vendosur dialog dhe negociata me protestuesit, dhe duke e quajtur të “paligjshme” hipotezën e ndërhyrjes së ushtrisë.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shumi, terapi të re rigjeneruese
Next Article Mini paradë në Windsor për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?