GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: ‘Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’: Përgjigje për një kryeministër harbut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

‘Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’: Përgjigje për një kryeministër harbut

By
GazetaTjeter
16/03/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Në vitin 2015, kur nga Shqipëria drejt Gjermanisë kishte nisur një eksod masiv i paparë në kohë paqeje, një nga kardinalët më të njohur në Gjermani vizitoi Shqipërinë.

Kardinali Rainer Maria Woelki do vizitonte mbarë vendin për të kuptuar se përse po largoheshin kaq masivisht shqiptarët.

Pas kthimit në Gjermani, ai dha një intervistë për mediat. Sipas tij, Shqipëria i ishte dukur një vend i mrekullueshëm, me një tokë pjellore, me mot të shkëlqyer, me burime nëntokësore dhe mbitokësore.

“Një parajsë”, i tha gazetari, kur dëgjoi përshkrimin.

Shqipëria mund të jetë një parajsë, por siç thotë edhe Woelki, problemi është te drejtimi i vendit.

Të hënën, pas një tirade ndaj medias dhe opozitës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk duhet të pretendojnë shumë pasi jetojnë në lagjen më të varfër të Europës.

Sipas tij, Shqipëria nuk është Gjermania dhe Kanadaja që japin miliarda.

Me fjalë të tjera, mbylleni gojën se kaq meritoni.

Por shqiptarët kanë më shumë se Gjermania, por u mungon diçka: kanë një kryeministër si Edi Rama, një njeri që ka dy dekada në majë të pushtetit në vend dhe tani në fund po përpiqet të na mbushë mendjen se kaq meritojmë, se jemi të varfër dhe nuk duhet të pretendojmë shumë.

Ne nuk kemi miliarda, se miliardat kanë shkuar për një grusht njerëzish që marrin koncesione për asgjë.

Për këtë kryeministër harbut ka vetëm një përgjigje: ne nuk jemi të varfër pasi jetojmë mbi një parajsë tokësore. Ne jemi të vjedhur!

Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur sepse në nëntor të vitit të shkuar, revista Monitor lajmëronte se vlera e koncesioneve ka shkuar në plot 5 miliardë euro.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur, sepse vetëm në vitin 2018, koncesionet e shëndetësisë u rritën me 60 përqind, mjaftueshëm sa për të ndërtuar një qendër spitalore falas.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse vetëm koncesioni i check-up u ka marrë 8.5 milionë euro shqiptarëve për mijëra kontrolle të pakryera.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse në 15 vitet që vijnë do paguajmë 2 miliardë euro faturë koncesionesh që na i lë në shpinë kjo qeveri e papërgjegjshme.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse kompanitë e huaja kërkojnë në gjykatat e arbitrazhit plot 1.3 miliardë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse vetëm për një tekë të Edi Ramës dhe një SMS të Erion Veliajt, duhet t’i paguajmë një gjobë prej 110 milionë eurosh biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse paguajmë 5 herë më shumë për kilometër rrugë se Gjermania. Për rrugën Milot-Balldren do paguhen 300 milionë euro për vetëm 17 km, sikur të jetë e shtruar me flori.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur me koncesionet e solarëve, që jepen pa asnjë garë dhe pa kriter, kurse energjia e të cilave blihet nga shteti dy herë më shumë se çmimi i tregut.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim 20 milionë euro për një kilometër rrugë për kompani offshore.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim qindra miliona euro për inceneratorë me koncesion te miqtë dhe gazetarët e pushtetit, të cilët marrin 47 milionë euro nga buxheti pa lëvizur gishtin.

Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur sepse japim tendera milionash për trafikantët e drogës pasi kthehen nga pushimet me zyrtarët socialistë.

Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur sepse e kemi kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, në vendin më të korruptuar në Europë, në vendin më të varfër në Europë, në vendin më autokratik në rajon, në vendin me antidemokratik, në një regjim hibrid ku një njeri kontrollon gjithçka.

Ndaj thoni çfarë të doni, por mos thonë se jemi të varfër. Kemi gjithçka të bekuar, përveç një mallkimi të madh: kemi qeverinë më të kriminalizuar, më të korruptuar, më të kapur dhe më të paaftë në histori.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Klodian TOMORRI – Koha për bazooken fiskale
Next Article Nga Edi DELIU – Princi i vogël me ëndrrat e mëdha
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?