GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Në cirkun e F1, Mercedezi legjendar i argjendtë, bëhet i zi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

Në cirkun e F1, Mercedezi legjendar i argjendtë, bëhet i zi

By
GazetaTjeter
01/07/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Lewis Hamilton i ka ndryshuar ngjyrën edhe Mercedezit të tij. Shigjetat nuk do të jenë më argjendi siç ndodhte në gara që nga vitet 1950: do të jenë të zeza. Shigjeta të zeza, si në romanin e Robert Louis Stevenson

(Mund të thotë dikush se kam gabuar kur kam shkruar cirkun në vend të cirkus. Jo, jo. kam shkruar pikërisht atë që desha).

Kthehemi në temë pra! Lewis Hamilton i ka ndryshuar ngjyrë edhe Mercedezit të tij. Shigjetat nuk do të jenë më argjendi siç ndodhte në gara që nga vitet 1950: do të jenë të zeza.

Shigjeta të zeza, si në romanin e Robert Louis Stevenson. Të jesh i zi është fuqia e gjashtë herë kampionit të botës. Një çekan i vërtetë, jo vetëm kur garon. Nëse Hamiltonit i vjen diçka në mend, asgjë nuk mund ta ndalojë atë për ta bërë. Sot motivi kryesor i tij i jetës është slogani Black Lives Matter dhe ai po bën gjithçka në mënyrë që njerëzit të mos kthehen nga ana tjetër. Zbriti edhe në rrugët e Londrës me pankarta dhe grushta të mbledhura. Në mes të turmës, si një person i zakonshëm. Si një i zi i zakonshëm, që nuk mund të qëndronte dot më i mbyllur në jetën e tij plot miliona dollarë dhe privilegje. Ajo që ndodhi me George Floyd në Amerikë e ka egërsuar. U kujtua kur si fëmijë ndjehej i margjinalizuar, ndërkohë duhej të mësonte të artet marciale për t’u mbrojtur nga bullizmi. Është Tommie Smith i epokës moderne, Colin Kaepernick i vitit 2020 me gjithë fuqinë e mediave sociale dhe popullaritetin e tij të tejmbushur. Ka lançuar “Komisionin Hamilton”, në bashkëpunim me Royal Academy of Engineering, për të eksploruar mënyrat sesi motorsport mund të përdoret si një mjet për të përfshirë të rinjtë me ngjyrë në studimin e shkencës dhe teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës , dhe më pas për t’u gjetur atyre një punë në ekipe të ndryshme të F1 apo nëpër sektorë të tjerë inxhinierikë. Ai e bindi F1 të vinte një ylber nëpër makina dhe të nisë fushatën “WeRaceAsOne”.

Lexo më shumë

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit

Dhe tani edhe Mercedes ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e shigjetave të saj të argjendta. “Jemi krenarë për kulturën dhe vlerat tona,” tha Toto Wolff-. Shpërblejmë kontributin e secilit individ dhe anëtarët e ekipit tonë na tregojnë se përvoja brenda team është gjithëpërfshirëse. Por në organizatën tonë, vetëm 3% e forcës sonë të punës identifikohet si përkatëse e grupeve etnike minoritare dhe vetëm 12% e të punësuarve tanë janë gra. Kjo mungesë diversiteti tregon se duhet të gjejmë qasje të reja për të tërhequr talente nga shumë fusha të shoqërisë, të cilat aktualisht nuk i arrijmë. E dimë që team ynë do të jetë më i fortë nëse do të jemi në gjendje të tërheqim talentet nga një pool sa më i madhe që të jetë e mundur dhe jemi të përkushtuar ta arrijmë këtë përmes akteve pozitive”.

Lewis padyshim e falënderoi Cda-në të Mercedezit “që gjeti kohën për ta dëgjuar, për të folur dhe për të kuptuar me të vërtetë përvojat e mia, pasionin tim dhe për hedhjen e këtij hapi kaq të rëndësishëm përpara”. Një hap i rëndësishëm. Përsosmërisht politically correct. Edhe pse më duket sikur se po e tepron pak. Në turravrapin për të ndjekur politikisht korrekten rrezikon të bëhesh qesharak.

Jean Todt: “E pashë Shumakerin, po punon që të gjithë ta shohin përsëri”
Formula 1/ Aston Martin: Me Vettelin për të mposhtur Ferrarin
Shuplaka e pilotit të F1: “Në gjunjë vetëm për Zotin dhe atdheun”
F1 , rregulla të reja, kampionat i çuditshëm: Ç’mund të ndodhë (vërtetë) në pistë
Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Është Kjo, “problemi” i ri i Johnny Depp: Kush është ajo
Next Article Gjermania në krye të BE-së. Plani i Merkel për të ringjallur Evropën pas Kovidit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?