GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Na shitën për një varëse në qafën e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Na shitën për një varëse në qafën e Ramës

By
GazetaTjeter
09/12/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Nuk vlejmë më shumë se 1000 fatkeqë afganë . Të gjithë na shitën për kaq, edhe Amerika na vuri në “tregun njerëzor” dhe në fund kaq do vlejmë, asnjë kokë më shumë, por vetëm një kokë e madhe do mbajë meritën dhe medaljen në zvarkun e trashur nga pushteti. Në qafën e Ramës u var dje nga Hilary Clinton medalja “Vital Voices Global”, si shenjë mirënjohjeje në strehimin e afganëve në Shqipëri. Edhe pse e dinë se kabineti dhe e gjithë administrata qeverisin të ngjashmë me talebanizmin politik, SHBA-së i vlen shumë jeta e një emigrati afgan, sesa liria dhe të drejtat e një qytetari shqiptar.

Nuk është vetëm kaq. Gjithashtu vlerësohet prej tyre se janë strehuar në vendin tonë edhe 3200 Muxhahedinë, apo që vetë Rama ka firmosur marrëveshjen “e rrjetit 5G” me SHBA-në, duke e detyruar që të mos bënte filma me Kinën. Në gjeopolitikën e tyre, për SHBA-në këto akte vlejnë shumë. Askush të mos mendojë se do na injektojnë demokraci, apo se me “mbjelljen” e gjoja drejtësisë së re të akuzuarit për korrupsion dhe abuzim me pushtetin do të përfundojnë para gjykatave.

Dhe ky “zë njerëzor botëror” si Edi Rama, sot mban një medalje në qafë, dhe fort i lumtur doli nga salla që vazhdonte ta duatriokiste. Do kthehet në Shqipëri, për të qeverisur talebançe shqiptarët dhe si një demokrat dhe shpirtmadh afganët. Do na qeverisë ne që kemi mbetur, pasi 520 mijë shqiptarë kanë ikur në tetë vitet e qeverisjes së tij. Kanë marrë arratinë nëpër kamionë pa pikën e ajrit, duke mos i përngjarë as afganëve të erdhën me avionë në Shqipëri.

Edhe patronazhistët apo zyrtarët e tjerë duhet të durtrokasim që Rama po kthehet me medalje, ashtu si një sportist që vjen nga suksesi i “Lojërave Olimpike”. Jemi mësuar me ruletën e fatit që na ka vendosur qeveria. Me krimin e organizuar që zbraz armët në mes të qyteteve, me kanabisin që lartësohet në tokën tonë dhe me kokainën që na vjen si “dhuratë” me kontenierët e mbushur me banane.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Edhe pse në Parlament apo në Bashki i ligu që kishte shëtitur në burgjet e botës si trafikant droge dhe vajzash ka marrë mandatin e të zgjedhurit nën siglën e Rilindjes, sërish duhet të duartrokasim medaljen e Ramës.

Kryeministri që ende lundron në haluçinacionin e pervers politikës se është lider global, do vijojë të jetë gjatë e më gjatë, për aq kohë sa i varen në qafë meritat për një numër të vogël afganësh që u detyruan të ikin nga vendi i tyre. Po sillet si shpëtimtar i kauzave njerëzore dhe shumë shpejt me marrëveshjen që ka nënshkruar me qeverinë britanike do ngrihen kampet e refugjatëve, paçka se vetë jemi një komb që prej kohësh nuk po shërohet plaga e emigrimit.

Por ka edhe tallje që shkon si thika në palcën e mpakur. Rama u vlerësua edhe se në kabinetin e tij ka marrë mbi 70 % gra. Pra, duhet të gëzohemi të gjithë për medaljen e Ramës sepse në qeveri kemi Elisën, Ogin, Oltën, Bilalin që duhet t’i hapësh derën e makinës dhe t’i shtrosh tapetin e kuq, apo ministres që hapi qoftore në Parkun e Butrintit dhe asaj ministreshës tjetër që nuk kishte kohë të fliste për vrasjen makabre të një 8-vjeçari në Fier. Për botën këta ministre në kabinet janë zhvillim, e për këtë “meritë të jashtëzakonshme” duhet të lumturohemi për medaljen në qafën e Ramës.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Glorifikimi i antifashizmit si rehabilitim publik i Enverit
Next Article Nga Andi BUSHATI – Rithemelimi i një partie “anti-amerikane”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?