Me fitoren në Austri, kampioni aktual i Ducatit futet në top 10 pilotët me më shumë fitore në historinë e dyrrotëshit. Nga Doohan te Marquez, nga Agostini te Rossi, ja kush janë fituesit më të mëdhenj në historinë e MotoGP
Fitorja e shtatë e 2024 e arritur të djelën ka një vlerë të veçantë për Francesco Bagnaia. Nuk feston vetëm kreun e Botërorit, rifituar në kurriz të Jorge Martinit: duke triumfuar në Austri, kampioni i Ducatit shënoi suksesin numër 25 në kategorinë e lartë të motorëve, duke kaluar legjendën Kevin Schwantz. Kësisoj, Pecco hyn ndër 10 pilotët me më shumë fitore në historinë e dyrrotëshit midis 500 dhe MotoGP. Në këtë renditje bëjnë pjesë përbindësha të shenjtë të MotoGP, si Mick Doohan dhe Giacomo Agostini, por edhe rivalë dhe mjeshtra, si Marc Marquez dhe Valentino Rossi. Ja cilët janë 10 pilotët më fitues të historisë së MotoGP.
10) Kevin Schwantz
Triumfi në Austri i bën të mundur Bagnaia-s të arrijë 25 fitore në klasin më të lartë të garave të motorëve, aq sa edhe Kevin Schwantz. Amerikani, i pranishëm në 500 nga viti 1986 deri në 1995, gjithmonë i lidhur me Moto Suzuki, me të cilën i arriti të gjitha sukseset e tij dhe titullin kampion më 1993. Sezoni më fitues i Kevin ishte 1989: Schwantz firmosi gjashtë fitore në 14 gara, por, çuditërisht, përfundoi vetëm i katërti në Botëror.
9) Eddie Lawson
Ndalesa tjetër e Bagnaia-s për t’u ngjitur në radhët e fituesve të mëdhenj është Eddie Lawson. Katër herë kampion bote në 500, tre me Yamaha dhe një me Honda, amerikani krenohet me 31 fitore në kategorinë më të lartë. Sezonet më të fituese ishin 1986 dhe 1988. Në të dyja rastet, Lawson i mbylli me shtatë fitore dhe me titullin e kampionit të Botës në fund të kampionatit. Eddie është edhe një nga të paktët pilotë që ka arritur të fitojë të paktën një garë me tre marka të ndryshme: përveç Yamaha dhe Honda, në fakt ai arriti një fitore edhe me Cagiva, në GP të Holandës 1992.
8) Daniel Pedrosa
Edhe pse nuk e ka fituar kurrë titullin në MotoGP, Daniel Pedrosa mbetet një nga më fituesit në kategorinë më të lartë. Spanjolli ka arritur të korrë 31 suksese midis viteve 2006 dhe 2017, të gjitha të ardhur kur pilotonte me Honda, markë me të cilën ka qenë i lidhur përgjatë gjithë karrierës. Mbajtës i një titulli botëror në 125 dhe dy në 250, Pedrosa e pati sezonin e tij më të mirë në klasin e lartë më 2012: shtatë fitore dhe një vend të dytë.
7) Mike Hailwood
Karriera e Mike Hailwood është e zbukuruar me 37 fitore në 500. Britaniku, i ndarë nga jeta më 1981, ishte i pamposhtur midis viteve 1962 dhe 1965, kur formoi me MV Agusta një kombinim të pamposhtur. Viti më fitues për nëntë herë kampionin e botës ishte 1965: tetë fitore dhe titulli i katërt rradhazi. Hailwood bën pjesë edhe në klubit e ngushtë të pilotëve të aftë për të fituar me tre motorë të ndryshme, me Norton, MV Agusta dhe Honda.
6) Casey Stoner
Francesco Bagnaia e ka kaluar atë mes pilotëve më fitues me Ducati, por Casey Stoner mbetet përpara për sa i përket sukseseve të përgjithshme në MotoGP, 38. Australiani ka fituar dy herë Kampionatin Botëror, më 2007 dhe 2011, fillimisht me markën italiane dhe më pas në drejtim të Honda. Sezone të paharrueshme dhe jo vetëm për titujt e kampionit të botë: në fakt, në të dyja rastet, Stoner e mbylli kampionatin me nga 10 suksese.
5) Jorge Lorenzo
Tre tituj dhe 47 fitore: pak pilotë mund të mburren me vitrinën e Jorge Lorenzo në MotoGP. Spanjolli, fitues edhe në 250 për dy vjet, ka qenë protagonist në kategorinë më të lartë nga 2008 deri më 2019. Dhe ndër këto 12 sezone, ai më fituesi ka qenë 2010: nëntë fitore në vitin e fitimit të titullit të tij të parë në MotoGP. 47 perlat e Lorenzo kanë ardhur me dy motorë të ndryshme, që janë Yamaha dhe Ducati.
4) Mick Doohan
Mick Doohan ka qenë piloti më fitues në klasin 500 të viteve ’90, siç dëshmohet nga 54 triumfet e tij. Të gjitha këto fitore, së bashku me pesë titujt botërorë të fituar gjatë viteve 1994-1998, u arritën me Honda, motor të cilit i qëndroi besnik gjatë gjithë karrierës së tij. Viti më dominues i australianit ishte padyshim 1997: Doohan fitoi 12 nga 15 garat e planifikuara.
3) Marc Marquez
Për 59 herë MotoGP ka parë Marc Marquez të triumfojë. Spanjolli u zhvllokua që në debutimin e tij më 2013, duke u përsëritur më pas thuajse pa ndërprerje deri më 2021. I jashtëzakonshëm sezoni 2014, me 13 fitore, 10 prej të cilave të njëpasnjëshme. Një rekord për kategorinë më të lartë. Përveç 59 fitoreve, edhe gjashtë titujt e fituar në klasën më të lartë kanë ardhur vetëm me Honda. Megjithatë, Marquez, shpreson të dalë sërish nga ngërçi me Ducati-n, duke ia rinisur serisë së ndërprerë.
2) Giacomo Agostini
Plot 68 gara të firmosura nga Giacomo Agostini: është ky bilanci i kampionit italian në vetëm klasin 500, mbretërimi i tij zgjati për tetë vjet. 15-herë kampioni i botës krenohet me një rekord të bujshëm. Në fakt, për tre vite radhazi Agostini i fitoi të 10 garat e sezonit. Edhe Giacomo ka arritur të triumfojë me dy motorë të ndryshme: përveç binomit catch-all me MV Agusta, italiani u imponua edhe me Yamaha.
1) Valentino Rossi
Piloti më i suksesshëm në histori, në klasin më të lartë është Valentino Rossi me 89 fitore. E para prej tyre, në GP të Britanisë së Madhe, daton më 2000, kur ende quhej kampionati i klasit 500. Konvertimi në MotoGP nuk e pengoi kampionin italian të vazhdonte të triumfonte. Janë shtatë titujt e tij në kategorinë më të lartë, një në 500 dhe gjashtë në atë aktual. Sezonet më të fituese për Rossin kanë qenë më 2002 me Honda dhe 2008 me Yamaha: në të dyja rastet plot 11 fitore sezonale.