GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mjeku ushtarak që s’mund të shërojë dot Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Mjeku ushtarak që s’mund të shërojë dot Ramën

By
GazetaTjeter
08/06/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Emri i tij si kandidat për president, i vendosur nga Rama ishte befasi. Ai u tha të tjerëve në Kryesinë e PS-së që të propozonin emrin e tij, më pas bëri sikur diskutoi dhe aprovoi, duke vënë në rreshtore gjithë deputetët para gjeneralit, ndërsa vetë gjeneralin e ktheu në “ushtar të bindur”, vetëm pak minuta pasi hapi zarfin e tij.

Asnjë befasi, gjeneral Bajram Begaj, i cili deri të shtunën në mesditë mbajti postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mori 78 vota, prej të cilave 74 të PS-së, 3 të PSD-së dhe me gjasë një të PDIU-së.

Duartrokitje në sallë, ndërsa Begaj u përkul përunjshëm duke falenderuar Ramën, për këtë nder që kurrë nuk do ia harrojë. Duke mos dyshuar në figurën e kandidatit, mëdyshja e madhe mbetet raporti i kreut të ri të shtetit me qeverinë. Dy rrugë ka për të; ose të kthehet në një noter i ligjeve që prodhon qeveria; ose në të kundërt do të denigrohet nga Rama.

Një zgjidhje të mesme me Ramën kryeministër, apo vënie në dukje se institucionet janë të pavaruara nuk mund të ketë. Rama vuan nga një “smundje kronike” e pashërueshme, siç është kapja e çdo pushteti. Cilido që del kundër shpallet armik, sulmohet nëpërmjet propagandës dhe shantazhohet nëpërmjet sistemit të drejtësisë, ku edhe pse e quan veten e re, nuk del dot nga oazi i qeverisë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Sikurse është taktika e përhershme e Edi Ramës në fillim hodhi në tregun publik emra të cilët ngjallnin debate. Edhe “Kalorësin antikorrupsion”, që kishte harruar sesi i kishte 100 milionë lekë, Rama e përdori për të “shaluar” të tijët. Emri i Ardian Dvoranit qarkulloi në botën e nëdheshme të skutave të Rilindjes, duke e bërë të ëndërrojë për postin e lartë, por nuk e kuptoi se tashmë është keqpërdorur mjaftueshëm nga Rama.

Gjithçka është harruar tashmë në këtë vend që çudia e madhe nuk zgjat as tre orë. gjenerali me profesion parësor mjek gastrohepatolog tashmë është president i zgjedhur dhe numëron ditës së prapthi deri më 24 korrik kur do të ngjisë tapetin e kuq në majën e hierarkisë shtetërore, gjithnjë një (hierarki në letra).

As formimi si mjek, as spaletat ushtarake si gjeneral nuk mund të vlejnë në këtë rast, pasi gjithkush që vuan nga dëshira për të qenë autoritar nuk ka ilaç që ta shërojë. Në mes për kreun e ri të shtetit do të jenë edhe dy çështje të rëndësishme. E para është ndarja e detit me Greqinë, ku firma e presidentit të ri mezi pritet nga qarqet greke dhe e dyta jo pak e rëndësishme, pasi është në duar fati oligarkisë dhe pushtetit, mbetet tjetërsimi i pronave të ushtrisë.

Nëse gjenerali e pranoi postin e presidentit, me shpresën se qeveria do heqë dorë nga abuzimet dhe dërgimit të ligjeve antikushtetuese, duke se e ka gabim që në nisje. Begaj duhet të zgjedhë nëse do të bëhet palë apo të kundërshtojë. Fakti që doli nga “zarfi i Ramës”, forca e çdo gjenerali ka për tu mpakur shpejt.

Edhe profesioni bazë nuk mund ta shërojë Ramën. Së pari ai është mjek Gastohepatolog, që kupton shumë nga rrugët e organeve të tretjes. Rama konsumon ç´ti dojë mideja, por jashtëqit propagandë, duke bërë pis çdo institucion. Për t’i bërë derman sëmundjes kronike të pashërueshme për zaptimin e çdo pushteti ndoshta një neurokirg dhe më pas një psikoterapist mund të heqin sadopak “tumorin malinj” të autoritarizmit që në fakt prek qytetarët. Kohë të keqe zgjodhe për postin e lartë gjeneral!

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer. Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën
Next Article Nga Andi BUSHATI – Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?