GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Misteri i konsullatës kineze në Houston
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Misteri i konsullatës kineze në Houston

By
GazetaTjeter
24/07/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Konsullata e përgjithshme e Republikës Popullore të Kinës në Houston (Texas) ka 72 orë për t’u mbyllur. Lajmi u publikua nga Departamenti Amerikan i Shtetit disa orë më parë, por këtë mëngjes një gazetë lokale në qytetin texan ka raportuar se zyrtarët diplomatikë kishin filluar tashmë të digjnin dokumentet, siç tregohet në një video që shfaqej në rrjet dhe siç konfirmohet nga vetë zjarrfikësit e Houstonit që mbërritën në vend pa mundur të ndërhynin, duke qenë një ndërtesë me ekstraterritorialitet, siç janë të gjitha ato të legatave të huaja.

Uashingtoni e justifikoi vendimin, siç shkruan New York Times, për shkak të shkeljeve të përsëritura kineze të sovranitetit amerikan, mes të cilave “operacione masive spiunazhi dhe ndikimin i paligjshëm”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, tha se urdhri i mbylljes së konsullatës tregoi se Shtetet e Bashkuara nuk e tolerojnë më “sjelljen e paligjshme” të Kinës. “Republika Popullore e Kinës është angazhuar në operacione masive të paligjshme spiunazhi dhe përpjekje për të ndikuar tek zyrtarë të qeverisë amerikane dhe qytetarë amerikanë për vite me rradhë,” tha znj Ortagus. Ky akt, shtoi ajo, “do të mbrojë pronën intelektuale amerikane dhe informacionin privat të qytetarëve tanë”.

Ortagus nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, por administrata amerikane vazhdimisht e ka akuzuar Kinën për përpjekje të ndryshme për të vjedhur sekrete tregtare dhe ushtarake, akuza që Pekini gjithmonë i ka hedhur poshtë. Të martën Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar se ishte zyrtarizuar një akuzë kundër dy hakerëve kinezë të akuzuar për përpjekje për të vjedhur informacion në lidhje me kërkimin e një vaksine kundër koronavirusit. Kjo është vetëm më e fundit e masave të Uashingtonit kundër Kinës: administrata Trampit ka nxjerrë kufizime për qytetarët kinezë të cilat përfshijnë rregulla të reja, të udhëtimit të ngjashme me ato të Luftës së Ftohtë, për diplomatët dhe kërkesa për disa organizata të shtypit shtetëror kinez për t’u regjistruar si subjekte diplomatike.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Uashingtoni po konsideron gjithashtu edhe vendosjen e një ndalim udhëtimi për anëtarët e Partisë Komuniste Kineze dhe familjet e tyre: një veprim i tillë, nëse zbatohet, mund të prekë 270 milion njerëz.

Vendimi për të mbyllur konsullatën kineze në Houston, megjithatë, mund të jetë jo vetëm një masë simbolike në luftën e Uashingtonit kundër veprimtarive kineze, por mund të ketë edhe një shtysë të diktuar nga nevojat që lidhen me spiunazhin ushtarak dhe tregtar.

Nuk është rastësi që në Teksas ka fabrika të disa prej industrive kryesore amerikane të hapësirës ajrore: për shembull, Boeing, në seli në El Paso, prodhonte – deri në vitin 2016 – pjesë për bombardierët B-1B, sisteme për Raketat Patriot PAC-3, pjesë elektrike dhe elektronike për ISS, stacioni hapësinor ndërkombëtar, për avionin gjuajtës Stealth F-22 dhe F-15, si dhe kryente montimin dhe testimet për sistemin drejtues të raketës ndërkontinentale Minuteman III.

Gjithnjë Boeing zotëron një infrastrukturë të rëndësishme që lidhet me prodhimin e avionëve të saj civilë, ndër më të shiturit në botë, në Dallas madje edhe në Houston.

Po në Teksas e më saktësisht në rrethinat e Dallasit, në Fort Worth, e ka selinë linja kryesore e prodhimit avionit gjuajtës të gjeneratës së pestë të Lockheed Martin F-35, e gjithmonë në qytezën texane e ka qendrën “trurit” kryesor i softuerit që rregullon përdorimin e avionit të ri. Në fakt, që nga viti 2007, pikërisht në Fort Worth është i pranishëm terminali kryesor i Alis (Autonomic Logistics Information System) në kompleksin industrial të Lockheed, që më vonë u bë Odin (Online Data Integrated Network) pas përmirësimeve të rëndësishme.

Mbyllja e konsullatës kineze në Houston, ndodhi mbase jo plotësisht papritur parë që, me sa duket, zyrtarët kishin filluar të digjnin dokumentet që para njoftimit zyrtar – mbase nga frika e ndonjë sulmi nga G-Man të FBI – rezulton pra shumë më shumë të lidhur me aktivitete spiunazhi kineze në Shtetet e Bashkuara sesa thjesht si lëvizja e fundit diplomatike e Uashingtonit për të bërë presion mbi Pekinin.

Konsullata mund të ketë qenë, në fakt, një qendër logjistike e spiunazhit në Teksas, që, siç e kemi parë është qendra e kompanive shumë “delikate” përsa i përket sigurisë kombëtare, dhe për këtë arsye një lloj kryqëzimi i spiunëve. Reagimet e qeverisë kineze ishin shumë të ashpra: Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, i ftoi Shtetet e Bashkuara që të tërhiqeshin menjëherë nga veprimet e saj “përndryshe Kina do të ndërmarrë me siguri hapa legjitime dhe të nevojshme”. Wenbin gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se “është një provokim kundër Kinës dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe rregullave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Historia e spiunit amerikan që ia ‘shiti vendin’ Kinës
Next Article Nga Fatos KOLA – “Mitikja dhe magjikja në veprën piktorike të Sadri Ahmetit”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?