GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Milani fiton, por San Siro është e trazuar: ja çfarë fshihet pas fërshëllimave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Milani fiton, por San Siro është e trazuar: ja çfarë fshihet pas fërshëllimave

By
GazetaTjeter
08/03/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Kundër Slavias pati momente të ndeshjes në të cilat Meazza u bë zhurmshëm e padurueshme. Nga loja statike te jovijimësia, duke kaluar nëpër gabime individuale dhe të reparteve: të gjitha arsyet e zhgënjimit në sytë e tifozëve

Milani i paradokseve – ai që dërrmoi PSG-në dhe më pas pësoi tre gola në Rennes, sa për të thuash – nuk ka përjashtime në vlerësimet e tifozëve rosonerë. Sepse edhe San Siro, nga një këndvështrim i caktuar, është një paradoks: njerëzit ndonjëherë fërshëllejnë, por – për fat të Djallit – është gjithmonë plot. Dhe kështu ndodh që teksa pjesëmarrja e përgjithshme sezonale po lëviz me shpejtësi drejt një milion e gjysmë tifozësh në stadium (mungojnë vetëm rreth njëqind mijë, krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar në duar), duke dëshmuar dashurinë dhe dëshirën e madhe për të qenë gjithmonë pranë skuadrës prej popullit kuqezi, e në të njëjtën kohë lëshohen lumenj fërshëllimash. Në të tetën e Europa League, kundër të dytës së kampionatit çek – përkthyer: ka ndeshje më stimuluese për kuqezinjtë – në Meazza u prezantuan vetëm rreth 55 mijë tifozë kuqezi. Në pjesën e dytë, pasi panë Milanin në epërsi numerike për më shumë se gjysmë ore dhe në pamundësi për të mbyllur përfundimisht ndeshjen, nisën të fërshëllejnë. Nuk zgjati shumë, por kundërshtimet ishin padyshim të konsiderueshme.

Ulje – ngritjet

Episodi që bëri të shpërthejnë pakënaqësitë e lindur kohë më parë ishte një rrëmujë e madhe përpara Maignan, rreth një çerek ore nga fundi, kur kuqezinjtë rrezikuan seriozisht të pësonin edhe golin e barazimit të tre me tre, në përmbyllje të një serie tragjike gabimesh në fazën mbrojtëse. Goli i Leaos (pjesërisht) i përmirësoi gjërat, por nuk i fshiu problemet që, në teori, nuk duhej të kishin ndodhur. Problemi bazë është se ky Milan kalon me shumë shpejtësi nga Dr. Jekyll te z. Hyde. E paparashikueshme: ulje dhe ngritje që i shpiejnë tifozët nga kënaqësia në dëshpërim, me këtë të fundit që me kënaqësi do të donin të mos të kishin të bënin. Dhe jo vetëm gjatë sezonit, por edhe – dhe këtu gjëja bëhet më e rëndë – në brendi të së njejtës ndeshje. Pjesë të para të shkëlqyera dhe të dyta të ndërlikuara, ose anasjelltas. Diçka që gjeneron një zemërim të fuqishëm tek ata që ndjekin, sepse kur djalli është në momentin up, është një spektakël i vërtetë ta shikosh duke luajtur. Ndaj shtrohet pyetja se cili është faktori që e bën ekipin të tkurret në gjithçka: në rrjedhën e lojës dhe në qasjen mendore.

Pak shkëlqim

Veçanërisht kundër Slavia-s, Meazza po bëhej e paduruar që gjatë rreziqeve të para që u vërejtën në pjesën e dytë. Sepse, me përjashtim çerekut të fundit të pjesës së parë, Milani pati veshur një kostum gri aspak elegant, por të mërzitshëm dhe jocilësor. Një pafundësi pasimesh horizontale pa rrugëdalje, pa lëvizje, të diktuara nga mesfushorët. Një shifër mbi të gjitha mbetet për t’u kuptuar: Kjaer e preku topin 121 herë (!), një turp, duke u gjandur i detyruar për sekonda të gjata të shkëmbente topin me Gabbia, domethënë, me të vetmin shok skuadre që “praktikueshëm” nuk rrezikonte. Alternativat: ndonjë top të gjatë që humbiste në boshllëk, jo saktësisht mënyra më e mirë për ta nxjerrë skuadrën në kundërsulm edhe ndaj një kundërshtari me një lojtar më pak.

Një skuadër e lëkundshme

Në sy ranë edhe gabimet, shumë gabimet teknike. Në të gjitha repartet. Në dalje, në zgjedhjet e mesfushës sulmuese, në pozicionimin mbrojtës. Me Gabbia që bëri disa… shumë gafa, me Hernandez që e humbi kundërshtarin në golin e dytë të çekëve, dhe në faktin që askush nuk mundi ta ndizte Leaon me pak vazhdimësi. Dhe, por ky është një diskutim më i përgjithshëm, do të ishte e arsyeshme të pritej një kontribut më i madh nga bigët e skuadrës. Korsia e majtë, për shembull, vazhdon të funksionojë me lëkundje. Theo dhe Leao prej javësh janë të lëkundur dhe, kur arrijnë t’i bindin të gjithë se marshi i ndeshjes që kanë marrë në duar… në këtë rast duhet thënë në këmbë, më në fund është i duhuri, menjëherë në ndeshjen e rradhës e kthejnë në indietro. E pabesueshme, për sytë e tifozëve të cilët – tashmë prej kohësh – e kanë kapur mbi të gjitha me Piolin. Fërshëllimat e San Siros vërtetë i drejtoheshin të gjithëve, por në reflektimet e tifozëve kuqezinj i akuzuari i parë është trajneri, duke gjeneruar vendimin tashmë më të përhapur ndër kuqezinjtë: cikli ka mbaroi, ndryshimi është i pashmangshëm. Populli milanist tashmë e ka dhënë verdiktin e tij, klubi ende jo. Fillimisht duhet kuptuar evolucioni i dy muajve e gjysmë të fundit të sezonit, sepse për të ardhmen e Piolit, tani për tani është legjitime të imagjinohet çdo lloj skenari. Dhe ndërkohë paradoksi vazhdon: San Siro vazhdon të mbushet me njerëz, por shumë janë gati të fishkëllijnë.

Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Next Article Ungjijtë Gnostikë: A janë këta librat e humbur të Biblës?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?