GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mesazhi i Blinken dhe krerët e drejtësisë si “spektatorë 500 lekësh”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Mesazhi i Blinken dhe krerët e drejtësisë si “spektatorë 500 lekësh”

By
GazetaTjeter
16/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Një tur jo më shumë se dhjetë orë, por për vendin tonë aq periferik në hartën e botës, vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken po shitet si “privilegj i madh; mbështetje për qeverinë; e gjithashtu edhe për drejtësinë e re”…

I pari që e priti në Rinas në një protokoll strikt ishte Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili mund të quhet edhe si “homolog i Blinkenit”. Pjesa tjetër e agjendës ishte mëse rutinë, një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj, me kryeministrin Edi Rama dhe më pas ca dhënie duarsh dhe përshëndetje kortezie me një pjesë tjetër që gjithsesi po e konsiderojnë veten si të privilegjuar. Në një fjali Blinken vlerësoi Ramën teksa duke iu drejtua “udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”… Kaq mjaftoi që kjo fjali të qarkullojë dendur në çdo media të kontrolluar nga qeveria, por ajo që dhemb më shumë është zhgënjimi i drejtuesve të drejtësisë së re, që duke iu besuar “thashethemeve diplomatike” besuan se Blinken do rezervonte një takim të gjatë me ta.

Po çfarë ndodhi dje? Kryetari i SPAK-ut, Altin Dumanin, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, Kryetari i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani qëndruan në lulishten përballë piramidës duke pritur që të vinte Blinken e më pas të afroheshin si “spektatorë”, detyra e të cilëve ishte të duartrokisnin sipas regjisë protokollare. Përjashtim bëri kreu i SPAK Altin Dumani i cili e takoi në këmbë fare për pak, ku nuk dihet se çfarë u tha, por cfarëdo të jetë thënë, koha dhe vendi ku ndodhi “takimi i madh”, të lë të kuptosh qartë se nuk mund të jenë diskutuar çështje të rëndësishme.

U mprehën shumë për të lexuar nën rreshta mesazhet mbështetëse të kryediplomatit amerikan, por në fakt nuk morën asgjë. Blinken pati kohë që të takohej e mbante fjalim të gjatë me një grup të rinjsh, adoleshentë e studentë, që kanë përfituar nga mbështetja e fondeve amerikane në fusha të ndryshme. Edhe drejtësia e re shihet si investim serioz amerikan, por fakti i sotëm tregoi se “serioziteti” nuk qenka aq i madh.

Kushdo që përpiqet të interpretojë “ftohtësinë” apo kortezinë që Blinken pati për drejtësinë e re dhe drejtuesit e saj do e këtë të vështirë të dalë në përfundime të sakta. Drejtësia është institucion i pavarur dhe si e tillë duhet të lexojë vetëm ligjin, të mos shohë kush emër i ‘madh’ fshihet pas shkeljes së ligjit, e aq më pak që një prokuror apo gjqytar që drejton institucione të rëndësishme të mundohen të interpretojnë anën politike të kryediplomatit amerikan.

Drejtësia është drejtësi dhe të parët që nuk duhet të lejojnë të përdoren apo “kapen” nga më të mëdhenjtë, qoftë kjo edhe Amerika, duhet të jenë prokurorë e gjyqtarë që sot paguhen shumë, marrin privilegje shumë dhe jetojnë mjaft mirë nga taksapaguesit qytetarë qytetarë të varfër të vendit që më shumë se ushqim, sot kërkojnë drejtësi.

Askush nga përfaqësuesit e drejtësisë së re nuk e kaloi “provën Blinken”. Thjesht u rreshtuan para kryediplomatit amerikan si “spektatorë 500 lekësh”. Po kush quhen “spektatorë 500 lekësh”? Janë kryesisht pensionistë që për të shtuar paksa të ardhurat marrin pjesë në programe të ndryshme televizive dhe si detyrë kryesore kanë duartrokitjet kur ua kërkon moderatori. Kryemoderatori sot ishte kryeministri, duatrokitësit ishin krerët e drejtësisë së re dhe “i ftuari special” kryediplomati amerikan që bëri adetin në Shqipëri dhe tashmë ka halle serioze për të zgjidhur në Berlin, aty ku flitet për NATO-n, luftën Rusi-Ukrainë, konfliktin e rrezikshëm në Lindjen e Mesme, apo fuqizimin e Kinës! Atje në Berlin nuk mund të ketë “spektatorë 500 lekësh”…

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Lulzim Basha, limoni i shtrydhur i amerikanëve në Tiranë
Next Article 12 marrëveshjet për njohjen e pensioneve, ku dhe si po përfitojnë shqiptarët?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?